Thursday, September 1, 2016

Kush jemi ne

Ne të gjithë pothuajse shmangemi t'i afrohemi shumë vetvetes. Nuk pyesim me interes të veçantë se cilët jemi, përse sillemi në një mënyrë të caktuar. Nuk kemi besim te mendimet tona, ndjenjat dhe ëndrrat tona. Kemi frikë, se duke analizuar veten nga afër, do të përfundojmë të zbulojmë kutinë e Pandorës. Në të vërtetë, vetëm kur përballemi me demonët tanë të paragjykuar, fitojmë aftësi në zhvillimin e marrëdhënieve me njerëzit. Me gjithë thirrjet e vazhueshme të filozofëve dhe psikologëve: "Të njohim vetveten", kjo gjë na duket shumë pak e rëndësishme. Për rrjedhojë, vazhdojmë të jetojmë vetëm me të panjohur. Por, si mundet, atëherë, të marrim mbi vete detyrime dhe përgjegjësi për llogari të të tjerëve kur nuk arrijmë të çimentojmë marrëdhëniet me veten tonë? Nuk mund të pretendojmë të fshihemi se cilët jemi
dhe t'u kërkojmë të tjerëve, që edhe ata, nga ana tyre të fshehin se kush janë, të na dashurojnë dhe te presin nga ne lumturi.

Dëshmitarë pasivë të dashurisë

Disa prej nesh duket sikur janë prere për te qenë dëshmitarë pasivë të dashurisë, dhe te bindur se, meqënëse kanë lindur për të dashuruar, dashuria nuk duhet te paraqesë asnjë problem për ta. Prandaj, në çastin që dashuria i vë në provë, apo u kërkon sakrifica, instinkti i tyre u thotë që të bëjnë hapa prapa, të bindur se dhe qëllirni i tyre nuk ishte të luftonin. Askush nuk ka pohuar se dashuria është gjë e thjeshte. Dashuria është një kërkim pa fund, që krijon një dozë të paevitueshme konfuzioni, zhgënjimi dhe ankthi. Nese ne kërkojmë qetësi, mund te ndjehemi te prirur ndaj vetevetes, sepse për veten tonë përgjigjemi në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa pengesa konfliktesh, apo nevoja që të bëjmë kompromis. Por, sapo dikush hyn ne jeten tonë, konfliktetet duken të pashmangshme. Megjithate nuk ka dyshim se dashuria ndjen njëfarë rënie kur e shndërrojmë vetëm në një zonë sigurie. Dashuria është më shumë se një mjet, apo mënyrë per të ndërthurur kërkesat bazë të dy njerëzve.

Shumë prej nesh. ..

Shumë prej nesh i injorojnë instrumentet që e bëjne dashurinë vepruese. Nga ana tjetër, nuk kemi arsye ta qortojmë, sepse ne mësojmë të dashurojme sipas modeleve që kemi njohur dhe, për fat të keq, modelet e mira janë pothuajse të pamundura. Në fund të fundit kjo është mjaft e thjeshtë. Para së gjithash, duhet të pyesim vetveten se cilët faktorë janë në gjendje të na japin lumturinë më të madhe. Pastaj duhet t'ua dhurojmë njerëzve që duam. Kjo është një mënyrë për të filluar, në të njëjtën kohë e thjeshtë dhe e mrekullueshme. Duke u nisur edhe nga fakti se të gjithë kërkojnë të njëjtat gjëra për të arritur lumturine, është shumë e vështirë të gabojmë.

Bukuria

Modestia eshte veshja me e bukur qe nuk del kurre nga moda.
Miresia eshte tregtia me e sigurt qe nuk ju sjell kurre humbje. Sinqeriteti eshte vula origjinale pa te cilen cdo veshje dhe tregeti do te jete fallco.

Vetmia

Pavarësisht nga numri i njerëzve që na duan, na rrethojnë dhe dëshirojnë mirëqenien dhe qetësinë tonë, është mirë të mbajmë parasysh se, në fakt, ne jemi me të vërtetë të vetmuar. Askush, sado të afërt që ta kemi, nuk mund të na kuptojë përsosmërisht, të njohë frikën tonë, shpresat tona, ëndrrat tona. Madje, as ne nuk e njohim veten tonë dhe, shumë prej nesh, e kalojnë gjithë jetën për të kuptuar thelbin e tyre të vërtetë. Kjo lloj vetmie mund të bëhet burim i vetmisë së madhe, por nuk është e thënë që të ndodhë gjithmonë keshtu. Në të vërtetë, ajo na zgjat dorën për të përballuar frikën nëpërmjet procesit të vetëvlerësimit. Ne do te dimë, me të vërtetë, se cilët jemi, vetëm kur të gërmojmë realisht në skutat më të thella të unit tone. Të tjerët do të zbulojnë se kush jemi ne, vetëm kur rrezikojmë të zbulohemi. Është një detyrë e vështire, që do të ndodhë në të ardhmen. Nëpërmjet pranimit të vetmisë sonë, më në fund mund të hamendësojmë peshën e vërtetë dhe të veçantë të dashurisë dhe motivin për të cilin, të jetosh pa dashuri është me të vërtetë e pamundur.

Nenkuptimi ne dashuri

Dashuria, që nënkupton tjetër dashuri, është një pengesë, që provokon vetëm dhimbje. Dashuria, qe dhurohet pa rezerva, shpërblehet me të njëjtën mënyrë dhe, ndoshta më shumë.

Sakrifica

Cfare eshte shpirti i sakrifices?

Sakrifica për epërsi është poshtëruese dhe jo e natyrshme. Në të kundërt, shpirti i sakrificës, i ndriçuar nga dashuria, është i shenjtë. Shpesh, shumë shpesh dëgjohet të thuhet: "Pas gjithë këtyre që të kam dhënë, kjo është mënyra për të treguar respektin tënd?" Kjo dhe shprehje të tjera te neveritshme të kësaj natyre, janë manipulime te zakonshme, që degradojnë cdo koncept mbi dashurine. Ato nënkuptojnë pengesa, vendosin kushte dhe shprehin qëllime, të cilat synojnë të na detyrojnë ta shpërblejmë dashurinë me mall.Kur i japim diçka, çfarëdolloj gjëje, njeriut që e dashurojmë, cilado që të jetë sakrifica jonë, nuk rnund të vendosen kushte të tiila. Atë që blejmë, e blejme se dëshirojmë ta blejmë, pa ndërlikime, pa detyrime, pa ushqyer ndjenjat e fajit. Vetëm në këtë mënyrë sakrifica është një shfaqje e pastër e dashurisë.