Saturday, November 3, 2018

Thirrje me pasion

Trupi i lumtur që rrjedh midis duarsh,
fytyrën e dashur, ku unë sodit botën,
ku shpendët qesharakë kopjohen nga të arratisurit,
duke fluturuar në vende ku asgjë nuk është harruar.
Forma juaj e jashtme, si diamanti ose si rubini i fortë,
shkëlqen si dielli që vërshon në duart e mia,
vullkan që më thërret me muzikën e saj intime,
me këtë thirrje të papërcaktueshme mes dhëmbëve të tua...
Unë po pres të vdes, sepse unë e hedh veten në ty, sepse dua të vdes me ty,
sepse dua të jetoj në zjarrin që po ndezim sëbashku,
sepse ky ajër nga jashtë nuk është imi, por frymë e nxehtë e pasionit të çmendur,
se në qoftë se unë afrohem, ne digjemi dhe  buzët tona shkëlqejnë nga një prush i pasionit.
Lërmëni, më lejoni të dukem, i ngjyrosur me dashuri,
fytyra e flakur për jetën e saj të purpurt,
më lejoni të shikoj zërin e thellë të shpirtit,
ku unë vdes aty, dhe unë heq dorë për të jetuar përgjithmonë pa ty.
Unë dua dashuri ose vdekje, dua të vdes në të gjitha,
Unë dua të jem ti, gjaku yt, ajo llavë e zhurmshme,
si lotët të mbyllura brenda gjoksit të bukur.
Kështu ndjen kufijtë e bukur të jetës.
Kjo puthje në buzët e tua si një gjemb i ngadalshëm,
si një dallgë që vallëzoi në një pasqyrë sysh,
si nxehtësia e krahut kur rrethohet nga tjetër krah,
është ende në pritje, për mpleksje  flokësh të virgjër,
një çarje e dritës depërtuese,
thika të lehta ose vdekjeprurëse që kërcënojnë qafën time,
por se ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë unitetin e kësaj bote të themeluar ndër vite.

Friday, November 2, 2018

Fijet e raporteve

Fijet, qe mbajnë te qendrueshem respektin e disave kundrejt tě tjereve jane ne pergjithesi fijet e domosdoshmerise, pasi nevojitet qe te ketë faza te ndryshme, prej momentit që te gjithë njerëzit duan te zoterojne,por jo te gjithe munden, vetëm disa syresh.Të imagjinojmě sikur i shohim tek qëndrojne bashke.
Nuk ka dyshim qe do te ndeshen, derisa kur pjesa me e forte do të shtypě me te dobetit dhe te dalë një pjese mbizoteruese. Por, sapo tě
kete ndodhur, ateherë krerët, te cilët nuk dèshirojne qe lufta te vazhdojë,imponojne qé forca qe gjendet ne duart e tyre te pêrdoret si tè duan ata ; disa duke ia besuar një zgjedhjeje popullore, tè tjeret trashegimisë, etj. Ja ku fillon imagjinata te luaje rolin e saj, deri kur atëherě ka qenë vetëm forca. Ketu eshte forca, qe mbahet me ndihmen e imagjinates se njefare pjese, asaj te fisnikève , etj. Tashmė,keto fije qe mbajne te qëndrueshme respektin per kète ose per atě tjetrin ne veçantesi, janë fije të imagjinates.Ato mundime te medha te shpirtit, te cilit ndonjéhere i vjen fryma jane gjëra, tek tè cilat nuk qêndron; fryma i kercen persipěr, jo gjithmone si mbi fron, por veçse per një çast.

Intelekti dhe mekanika

Sepse nuk mund te mohojme qe jemi njěkohësisht edhe mekanike edhe intelektualě. Prej ketej rrjedh qe mjeti i bindjes nuk eshtē demostrimi i vetem. Janë vertet pak gjëra të demostruara! Provat bindin vetëm intelektin, është zakoni qe provat tona i ben me te forta dhe me te besueshme. Ajo orienton mekaniken, qe zvarrit intelektin pa e menduar fare ky i fundit.Ç'demostrim ka qe neser do te beje dite dhe neser do te vdesim, por ka diçka qe e besoj me shumë?
Eshte pra, zakoni qe na bind. Eshte ai qe ka bere kaq të krishterë,budistë,turq, pagane, profesione, ushtare etj...
Se fundmi, tek ai duhet te rendim sapo qe intelekti ka pare ku eshte e verteta pèr te shuar etjen dhe per tě mbushur me kete besueshmeri që ne çdo moment na largohet, do te ishte vertet teper e mundimshme te kesh githmone provat perpara. Duhet fituar nje besim me i thjeshte, siç eshtě ai i zakonit, i cili pa dhune, pa truke, pa argumenta na ben ti besojme gjerat dhe drejton çdo impuls tonin drejt ketij besimi, keshtu qe shpirti yne ti jepet spontanisht. Ndersa vertet besohet veçse prej
forces se bindjes, ndersa mekanika shtyn ne drejtim te kundërt, nuk eshtë e mjaftueshme.
Duhet pra, ti bejme te besojně te dyja pjeset tona, intelekti me arsyet qe mjafton t'i kete pare qofte edhe nje here ne jete dhe mekaniken me
zakonin, duke mos i lejuar te shkojne ne drejtim te kundert.
Arsyeja vepron ngadaltesisht dhe ne shume perspektiva tē themeluara mbi shume parime, qe duhet te jene gjithmone te pranishme, qe ajo
pergjumet vazhdimisht ose humbet, kur i mungojnë te gjitha keto parime te pranishme. Ndjenja nuk sillet keshtu; vepron menjehere dhe gjithmone eshte e gatshme te veproje. Duhet pra, ta vendosim besimin tonë ne ndjenje, perndryshe do te jetë gjithmone i pasigurtë.

Të vrasësh një njeri,i ke vrarë shtetit një qytetar i cili zëvendësohet nga lindja e një tjetrit. Të vrasësh shpresat e popullit,ke vrarë një shtet të tërë brez pas brezi.

Të vrasësh një njeri,i ke vrarë shtetit një qytetar i cili zëvendësohet nga lindja e një tjetrit.
Të vrasësh shpresat e popullit,ke vrarë një shtet të tërë brez pas brezi.

Përthyerja nga dhimbja dhe kënaqësia

Nuk eshte e turpshme per njeriun te perthyhet nga dhimbja, eshte e turpshme te perthyhet nga kenaqésia. Kjo nuk rrjedh prej faktit se
dhimbja na vjen prej se jashtmi, ndersa kenaqésině e kerkojmé. Pasi mund edhe te kerkohet dhimbja dhe ti nenshtrohemi vullnetarisht pa rene ne ulje.
Prej nga vjen pra, qe eshte e lavdishme per arsyen të perthyhet nen peshen e dhimbjes, nderkohe qe eshte turp te perthyhet nen peshen e kenaqesise? Fakti eshte qe dhimbja nuk na josh dhe nuk na terheq: jemi ne, qe e zgjedhim vullnetarisht dhe leme te na zoterojē, keshtu sa te mbajme ndër duart tona ate gje dhe ne këtë rast njeriu i nënshtrohet vetvetes. Por, ne kenaqesi njeriu i nënshtrohet kenaqësisë. Por vetem superioriteti dhe te udhëhequrit japin lavdinë, skllavěria sjell turpin.

Asgjë nuk posedojmë sepse jemi kalimtarë

Kur erdhe në këtë botë,erdhe pa gjë andej nga erdhe.
Kur të ikësh nga kjo botë,nuk do marrësh asgjë nga kjo botë për aty ku do shkosh.
Atëherë,më thuaj o njeri, çfarë është e jotja që shqetësohesh aq shumë?!
Çfarë ishte e jotja që u mërzite për humbjen e saj?
Nga e di ti se çfarë do të jetë për ty në të ardhmen për të cilën futesh në ankth aq shumë?
Sa e sa gjëra posedon pa e ditur që i ke,por që qan kur i humb?!
Sa e sa gjëra posedon dhe nuk të bën përshtypje kur i humbet me dëshirë?
Sa e sa gjëra posedon por që të janë dhuruar,dhurata për të cilat krenohesh sikur janë të tuat?
Sa e sa gjëra posedon si një dhuratë,por që për to nuk shpreh falënderim?
Në fund të fundit, çfarë është posedimi i diçkaje e cila është kalimtare?

Thursday, November 1, 2018

Nëna

Jam i sigurte se nése te githë njerëzit do te dinin ate çfare thone per njeri-tjetrin, nuk do te kishte as dy lidhje ne bote,përveç raportit nënë-fëmijë.  Provat jane grindjet e
shkaktuara prej ndonje fjale te treguar pa kujdes.Prej kesaj i shtyj të gjitha parimet e tjera.Me kete gjë,ka njé pergjige per çdo kundershtim.