Tuesday, May 21, 2019

Po na vjedhin

Jetojmë në një kohë e cila po na vjedh kohën ;
Celulari po na vjedh shoqërinë.
Pritja para semaforit po na vjedh minutat e punës.
Rradhët nëpër zyra po na vjedhin durimin.
Spitalet po na vjedhin shëndetin.
Papunësia po vjedh karakterin.
Qeveritë po na vjedhin gjakun.
Të huajt po na vjedhin pasuritë.
Hipokritët po na vjedhin sinqeritetin.
Injorantët po na vjedhin udhëheqjen.
Pseudo patriotët po vjedhin historinë.
Psedo fetarët po vjedhin fenë.
Bankat po vjedhin jetën.
E djajtë po vjedhin shpirtrat.
Ska mbetur gjë pa vjedhur përveçse të vjedhin veten e tyre!

Thursday, May 16, 2019

Komunizmi Dhe kapitalizmi

Komunizmi është mohim i çdo gjëje të shenjtë.
Kapitalizmi është keqpërdorimi i çdo gjëje të shenjtë.
Në komunizëm njeriu jeton më keq se kafsha.
Në kapitalizëm kafsha jeton më mirë se njeriu.
E para tregon çfarë është, e dyta tregon si jetohet.

Tuesday, May 14, 2019

Të jesh origjinal kudo është arti më i vërtetë!

Shumë gjëra  për të cilat njerëzit kanë frikë t'i shprehin hapur,kanë zgjedhur një tjetër mënyrë veprimi dhe kjo bëhet nëpërmjet shkrimeve,poezive,thënieve,këngëve dhe artit në përgjithësi.
Kjo frikë e cila ka ndrydhur shpirtrat ka deformuar shtyllën e shoqërisë e cila rrezikon të mbetet fare pa shtyllë. Sepse shpirti nuk mund të jetë vetvetja vetëm nëpërmjet artit e cila maskon fytyrën e saj të vërtetë dhe shpesh herë shfaq një lloj hipokrizie tragji-komike.
Nuk them se arti është mjet hipokrizie por po them se nëpërmjet artit po mbulohet me vello hipokrizie ajo fytyrë e vërtetë e shpirtit, që,herë qan në vetmi për të dalë në pah,herë qesh në publik në mënyrë të shtirur për të fshehur dhimbjen e saj.
Pra,përveç artit që na jep mundësinë të shprehim diçka,duhet të zgjedhim dhe mënyra të tjera për të shprehur atë zë shpirtëror të maskuar nëpërmjet artit. Një nga këto mënyra është të qenët vetvetja në jetë,në punë,në shoqëri,në familje,në bashkëbisedim,në intimitet...etj!
Të jesh origjinal kudo është arti më i vërtetë!

Monday, May 13, 2019

Natyra njerëzore

Në natyrën e njeriut qëndron prirja për të gabuar,prandaj duhet të kërkojë falje dhe të falet.
Në natyrën e tij qëndron injoranca dhe padituria,prandaj ai duhet të mësojë. Për sa kohë që nuk e di diçka,justifikimi i tij qëndron dhe është i shfajësuar.
Në natyrën e tij qëndron prirja për dyshim,prandaj herë duhet të qartësohet ky dyshim dhe herë duhet të mos bjerë viktimë e një vendimi dyshues.
Në natyrën e tij qëndron prirja për kopraci,prandaj duhet të balancohet frika dhe shpresa në zemrën e tij.
Në natyrën e tij qëndron dashuria për pushtet,pasuri,femra,fëmijë,prona...etj...prandaj duhet të kujtojë herë pas here përhohësinë e çdo gjëje.
Në natyrën e tij qëndron prirja për të bërë keq,prandaj duhet të luftojë herë me Unin e tij në zemër,herë të luftojë të keqen që sheh me sytë e tij.
Në natyrën e tij shpesh duken dobësitë e tij, nevojat dhe kufijtë njerëzorë,prandaj duhet të forcohet në strehimin e Zotit të tij.

Kush nuk e kupton natyrën njerëzore,ska për të kuptuar asgjë në këtë dynja,sado universitete të ketë.
Nuk është e kotë thënia : " Njih vetëveten "!

Sunday, May 12, 2019

Të gjithë...

Të gjithë mund të lexojnë por pak janë që reflektojnë.
Të gjithë flasin por pak dëgjohen.
Të gjithë shkruajnë por pak dinë të argumentojnë.
Të gjthë diskutojnë por shumica zihen.
Të gjithë shohin por pak vëzhgojnë.

Populli

Mjerë vatani e mjerë mileti,
Popull idiot ishte e idiot mbeti.
Uh,evropë,ti kurv e motit,
Na përçave dje e na përçan sotit.
Shqipëri,të kam dhjerë,
si stë mora vesh njëherë.
Shqiptarë,vëllezër,dje dhe sot,
Për parti të vrasim,të futim në grop...!!!

Saturday, May 4, 2019

Jeto para vdekjes, pas vdekjes jeto. Lëri botës emrin,pa emër mos u largo.

Pa këshillë mos jeto,
Nëse nuk jeton me to,
Me këshilla mos udhëzo.

Vepra jote kandil të jetë
Në dritë nxiri të tjerët
Në errësirë mos rri vetë.

Mençurohu të mençurosh
Udhëtar të jesh,
Me gjurmë të udhëzosh.

Jeto para vdekjes, pas vdekjes jeto.
Lëri botës emrin,pa emër mos u largo.