Kur një qen sillet si njeri ( nga cilësitë ), kjo gjë ofendon me të drejtë njeriun.
Kur një njeri sillet si qen ( nga cilësitë), kjo gjë ofendon me të drejtë qenin.
Thursday, August 22, 2019
Qeni dhe njeriu
Monday, August 12, 2019
Dashuria është melodi
Dashuria është melodia më e bukur që asnjë vesh nuk e dëgjon dot,asnjë sy nuk e sheh, asnjë hundë nuk e ndjen,asnjë dorë nuk e prek dhe asnjë këmbë nuk e arrin dot,përveç atij i cili është bërë i gjithi shpirt i asaj melodie,ai i cili është bërë njësh bashkë me natyrën e dashurisë e cila buron nga shpirti më i pastër!
Friday, August 9, 2019
Nëse nuk je model mos u bëj predikues. Sepse të jesh shembull vlen më shumë se të jesh këshilltar !
Nëse nuk je model mos u bëj predikues.
Sepse të jesh shembull vlen më shumë se të jesh këshilltar !
Monday, August 5, 2019
Si mund të
E pranoj me kënaqësi drejtësinë e armikut .
Po si ta pranoj padrejtësinë e mikut ?
E justifikoj mashtrimin e tregtarit.
Po si ta justifikoj mashtrimin e një besimtarit?
Sharrjen e injorantit e toleroj .
Ofendimin e të diturit si ta përballoj?
Gabimet e një prijësi janë të pranueshme.
Hipokrizia e tij a është e durueshme?!
Saturday, August 3, 2019
Pyetje që ndryshojnë konceptin për botën
Disa nga pyetjet që çdo njeri duhet tja shtrojë vetes dhe të përgjigjet me sinqeritet. Sepse përgjigjet që do të marrë do i ndryshojnë konceptin që ka për jetën dhe për veten !
"A ka ndonjë që nxjerr mësim ? ( Për ato që ndodhin dhe ato që kanë ndodhur )
E cilën të mirë të Zotit tuaj që ju ka dhuruar po e mohoni ? ( Për gjendjen e jetës suaj dhe gjendjen ku jetoni )
Kush jam,nga erdha,pse erdha dhe ku po shkoj?! ( Kuptimi i jetës dhe roli yt në këtë botë )
Çfarë po bëj,pse zgjodha ta bëj dhe çfarë gjurmësh do lë pas ? ( Kuptimi i përgjegjësisë )
Kur linda erdha lakuriq, kur të vdes nuk do marr asgjë me vete. Çfarë është pra e imja ? ( Kuptimi dhe vlerësimi i sendeve ) "
Friday, August 2, 2019
Të huaj
Si vallë u bëmë krejt të huaj
Vatrën e dashurisë e ftohëm
Zjarri mbeti dashuri e shkuar
Mbetëm dy sy harruar?
Thursday, August 1, 2019
Ti ishe një dramë e shtirur, ndërsa unë u bëra një komedi e vërtetë!
Ti ishe një dramë e shtirur, ndërsa unë u bëra një komedi e vërtetë!