Sunday, March 8, 2020

Gjethe të heshtura

Gjethe të heshtura
Që fshehin kujtime 
Në shekuj 
Me ngjyra 
Herë të ndezura e herë të zbehta 

Gjurmë të humbura
Sekrete të mbuluara 
Fshirë nga era në shekuj
Libër misteresh 
Për lexues të vrazhdë

Aromë mistike

Aromë mistike
Në poret e shpirtit
Udhëton furishëm
Gjakun më ndez 
Dehur kalëroj ëndrrat
Flas përçatur pa ndal
Zemra godet e çrregullt
Duart shoh të përgjakura
Nga petalet e tua 
Rënë mbi gjoksin tim 
Petale të lagura 
Lot lumturie
Qetësisht rrjedhin 
Freskët 
Në shpirtin tim

Niçe 45

I dituri, njeriu mesatar i shkencës, në krahasim me një gjeniun,domethënë me një krijesë që ose lind ose pjell, në kuptimin më të gjerë të dyja fjalëve, ka gjithmonë diçka nga fatpadala e moshuar: ashtu si ai në të vërtetë nuk merr vesh nga këto dy detyra shumë të çmuara të qenies njerëzore. Në fakt që të dyja, të diturit dhe fatpadalës, pothuajse si dëmshpërblim, u jepet respektueshmeria (në këto raste nënvizohet rrespektueshmëria) dhe si detyrim i këtij léshimi shtohet edhe e njëjta sasi shqetësimi. Le ta slhikojmë më mirë: çfarë është njeriu i shkencës? Në radhe të parë ai është nje lloj i qenies njerëzore jo fisnike, me virtytet e nië lloji pa fisnikéri, gjë që do të thotë një lloj i qenies njerëzore jo sunduese, jo urdheruese dhe as edhe e vetëmjaftueshme; ai është punëdashës, i durueshém për t'u futur në rresht, i rregullt, dhe i matur në aftësitë dhe në kërkesat, éshtë i ndjeshëm si gjithë të tjerët dhe
ka nevojë për ato gjëra që kanë të tjerët, për shembull për atë pjesë pavarësie dhe atë copë kullotë me bar pa të cilën nuk ka qetësi pune, për atë kërkesë nderimi dhe mirënjohjeje (që nënkupton në radhë të parë dhe mbi të gjitha njohje dhe aftësi për të qenë i njohur), për atë
shkëlqim të emrit të mirë, për atë pohim të qëndrueshëm të vlerës dhe të dobisë së tij me të cilën kapërcehet gjithmonë mosbesimi i brendshëm që qëndron në thellësi të shpirtit të të gjitha qenieve njerëzore të varura dhe te gjitha kafshëve të kopesë. 
I dituri, siç është e qartë, ka edhe sémundjet dhe sjelljet e këqia që ka lloji jo fisnik: është i pasur me zili të vogla dhe ka sy maceje përderisa ndodhet poshtë në ato natyra në lartësinë e të cilave nuk arrin të ngrihet. Ai është besimplotë, por vetëm si ai që lë të shkojë, por jo të rrjedhë, dhe pikërisht përpara qenies njerëzore të rrjedhës së madhe ai qëndron shumë më i ftohtë dhe i mbyllur: syri i tij është atëherë si një liqen i lëmuar dhe i neveritshëm mbi të cilin nuk valëvitet më asnjë entuziazëm, asnjë dhembshuri. Gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme për të cilën është i aftë një i ditur i vjen nga instinkti i mediokritetit pikërisht të llojit të tij, nga ai jezuizëm i mediokritetit që vepron në mënyrë instinktive për shkatërimin e qenies njerëzore  jashtë nga e zakonshmja dhe përpiqet të thyejë çdo hark të shtrire ose, më shumë akoma, të dobësojë. Në të vërtetë, ta dobësosh me miresjellje, me dorë mbrojtëse, natyrisht: 'ta dobësesh' me dhembshuri besimplotë është pikërisht arti i jezuitizmit, i cii gjithmonë ka qenë i shkathët për t'u futur si fe e dhembshurisë.

Niçe 44

Ne të vërtëtë, sot, rreziqet për evolucionin e filozofit janë aq të shumtë sa të bën të dyshosh që ky frut mund të piqet. Ngrehina dhe ndertimi i kullës së shkencave është rritur tepër dhe bashkë me të gjithashtu dhe mundësia që filozofi të lodhet, që kur është student,ose të lërë veten të qëndrojë në ndonjë anë dhe "të specializohet", në menyrë që madje të mos arrijë më në majën e saj, domethënë në pamjen
nga lart, nga anash, nga poshtë. Ose arrin aty tepër vonë, kur tashmë ka përfunduar koha e tij dhe forca e tij më e mirë ose arrin aty i dërmtuar, më i pagdhendur, i zvetënuar në atë mënyrë sa vështrimi i tj, vlerësimi i tij i përgjithshëm flasin shumë më pak. Pikërisht mprehtésia e vetëdijes së tij intelektualee shtyn ndoshta të lëkundet gjatë ecjes dhe të ngurrojë: ai i trembet tundimit të diletantit, të shumëkëmbëshit dhe të kthetrashumit, e di shumë mirë që ai që ka humbur respektin për veten nuk urdhëron, nuk udhëheq më as edhe si njeri i shkencës; ai duhej të bëhej një aktor i
madh, një Kaliostro i filozofisë dhe një fyelltar magjik i shpirtrave, me një fjalë një mashtrues. Së fundi, kjo është një çështje shijeje, përveç
se të jetë madje një çështje ndërgjegjeje. 
Për ta dyfishuar edhe një herë tjetër vështirësinë e filozofit, kësaj i shtohet që ai vetë kërkon një gjykim, një po apo një jo, jo për shkencat, por për jetën dhe vlerën e jetës, dhe
që pa dëshirë mëson të besojë për të pasur një të drejtë ose madje edhe një detyrë ndaj një gjykimi të tillë dhe se i duhet të kërkojë rrugën e
tij drejt asaj të drejte dhe atij besimi duke u nisur vetëm nga përvojat më të gjëra, ndoshta edhe shqetësuese e shkatërruese, shpesh duke u lëkundur, duke dyshuar, duke heshtur. Në të vërtetë, për një kohë të gjatë turma e ka nënvleftësuar filozofin dhe e ka marrë qoftë për një njeri të shkencës dhe një të ditur të përkryer, qoftë për një fanatik dhe të çmendur të Zotit, më të ngritur nga ana fetare, të desensualizuar, "të demondanizuar": dhe edhe sot dégjohet madje të lëvdohet dikush për faktin që jeton "me maturi" ose "si një filozof", duke dashur të thonë pothuajse asgjë më shumë se "i matur dhe në njërën anë". 
Maturia sipas vegjëlisë duket një loj ikjeje, një mjet dhe një dinakëri për ťia dalë mbanë në një lojë të keqe; ndërsa filozofi i vërtetë (a nuk na duket kështu neve, miqtë e mi?) jeton në mënyrë "jo filozofike" dhe "jo të matur" dhe mbi
te gjitha i pamatur dhe ndien peshën dhe detyrën të bëjë qindra përpjekje dhe prova të jetës: ai rrezikon vazhdimisht 'duke marrë çdo pergjegjësi mbi vete' , ai luan një lojë të keqe...

Thursday, March 5, 2020

Niçe 43

Me rrezikun që edhe në këtë rast për moralin të zbulohet ajo që është thënë gjithmonë (një gjendje jete e dëshpëruar, siç thotë Balzaku), do të kisha dëshirë të merrja guximin për ť'iu kundërvënë një pështjellimi të dëmshëm dhe të pavend hierarkik që kërcënon sot të vendoset, në një mënyrë krejtësisht të pavënëre dhe gati me vetëdijen më të qetë të mundshme, midis shkencës dhe filozofisë. Unë jam i mendimit se në themel të përvojës së vet (po përvojë mos vallë do të thote gjithmonë përvojë e keqe?) duhet të jetë e drejta për të thënë tenden lidhur me një çështje të tillë më të lartë të pozicionit për të mos rrezikuar që të flas për ngjyrën si mund ta bëjnë të verbërit ose kundër shkencës si gratë dhe artistët ("Ah, kjo shkencë e tmerrshme" psherëtin instinkti dhe cipa e tyre "gjithmonë i zbulon të gjitha!"). Shpallja e pavarësisë së njeriut të shkencës,emancipimi i tij nga filozofia është nje nga pasojat më të mprehta të kontradiktës së demokracisë: sot vetë lavderimi dhe mburrja e të diturit janë kudo në lulëzim të plotë, në kulmin e pranverës së tyre (me të cilën nuk është e thënë që në ato çaste lavdërimi i vetvetes të ketë një erë të këndshme). "Larg, të gjithe zotërinjtë" Kështu dëshiron edhe në këtë rast instinkti i vegjëlisë ; pasi shkenca është mbrojtur vetë me përfundime të shkëlqyera nga  teologjia, për të cilën ka qenë tepër gjatë "shërbëtore, tani me fodullëkun dhe mospërfilljen e plotë, synon të bëjë ligjin në filozofi dhe të luajë nga ana e saj më në fund rolin e "zotërisë"; po çfarë po dhe them, për të luajtur rolin e filozofit. Kujtesa ime (të më falni, kujtesa e nje njeriu të shkencës) pëlcet për shkak të padjallezise fodulle që kam dégjuar të shprehet nga shkencëtarë të rinj dhe mjekë të moshuar për filozofinë dhe filozofet (për të mos folur për më të doktrinuatit dhe hundepërpjetët e të gjithë të diturve: filologët dhe pedagogët që janë të tillë nga profesioni). Herë ishte specialisi., i cili qëndronne në një cep që instinktivisht vihej në mbrojtje kunder të gjitha punëve dhe aftësive përmbledhëse; herë punëtori punëdashës që kishte nuhatur një erë të çuditshme dhe bolleku aristokratik në ekonominë psikike të filozofeve duke u ndier në këtë mënyrë i dëmtuar dhe i zvogëluar. Herë-herë ishte edhe ai daltonizmi i njeriut utilitar, i cili në filozofi nuk shikon gjë tjetër veç një seri sistemesh të hedhura poshtë  dhe një shpenzim dorēlëshuar që nuk "i bën mirë" askujt. Herë-herë nxirre krye frika e një misticizmi të maskuar dhe e një përcaktimi kufjsh të njohjes, herë-herë përçmimi për filozofë të veçantë i përgjithësuar pa të drejtë në përçmim të filozofisë.
Më në fund, më shpesh tek të diturit e rinj, prapa zhvlerësimit kryelart të filozofisë, kam gjetur ndikimin negativ të një filozofie, të cilit i ishte hedhur poshtë në tërësi bindja, pa i shpëtuar megjithatë joshjes së vlerësimeve përçmuese të filozofëve të tjerë; përfundimi
është një keqdashje e përgjithshme kundër çfarëdo filozofie. (E këtij lloji më duket, për shembull, ndikimi i ardhur nga Shopenhauri mbi Gjermaninë e kohës: me tërbimin e tij të marrë kundër Hegelit arrin ta çonte të gjithë brezin e fundit të gjermanēve në kēputjen e lidhjes me kulturën gjermane, kulturë që, në tërësi, ka qenë një shije e ngritur dhe parathënëse e kuptimit historik: por pikërisht për këtë pikë vet Shopenhauri ka qenë i zbrazēt, pak perceptues, pak gjerman deri ne gjenialitet). Në përgjithësi, duke llogaritur në vija të pērgjithshme,mund të ketë qenë mbi të gjitha elementi njerēzor, tepër njerezor,me pak fjalë mjerimi i vetë filozofeve të rinj që kanë paragjykuar në menyre rrënjësore nderimin për filozofinë dhe i kanë hapur dyert
tej instinktit të vegjēlisë. Të vihet re në zemrën e secilit se deri në çfarë shkalle bota jonë e sotme e ndien mungesën e të gjithë llojit të Herakliit, Platonit, Empedoklit, ose edhe se si janë quajtur gjithë këta vetmitarë të shkëlqyer dhe të mëdhenj të shpirtit; dhe me çfarë drejte, një njeri me vlerë i shkencës mund të ndihet më i mirë se lloji me prejardhje në krahasim me ato përfaqësues të filozofisë që sot, për modë, janë ngritur aq lart ne lavdi sa shkojnë në zero në vlerésimin e përgjithshëm (për shenmbull, ne Gjermani anarkisti Eugen Duhring dhe amalgamisti Eduard fon Hartman: dy luanët e Berlinit). Sidomos është pamja e atij mishmashi filozofësh, të cilët e quajnë veten "filozofë të së vërtetës" ose "pozitiviste,që arrin të fusë në shpirtin e një të dituri të ri dhe ambicioz një mosbesim të rrezikshëm: në rastin më të mirë janë ata vetë të diturit dhe specialistët, kjo duket sheshit! Që të gjithë ata janë të ngelur prapa dhe të vënë nën sundimin e shkencës: në njëfarë kohe ata kanë kërkuar nga vetja diçka më shumë, pa pasur të drejtë për këtë diçka "më shumë" dhe për përgjegjësinë e saj, ndërsa tani përfaqësojnë,me fjalë dhe me fakte, në mënyrë të ndershme, të tërbuar, hakmarrëse,mungesen e besimit në rolin e nderit dhe në pavarësinë e flozofisë.
Se fundi; si mund të ishte ndryshe? Sot shkenca lulëzon dhe lë shenja të thella mbi fytyrë për të pasur ndërgiegjen e pastër, ndersa ajo në të cilen pak nga pak është shembur e gjithë filozofia e kohës, kjo mbetje e filozofisë bashkēkohore, ka shkaktuar ndaj vetes mosbesim dhe dashaligësi, pse jo edhe sarkazmë dhe mëshirë. Filozofia e katandisur
në "teori të njohjes'" në të vërtetë asgjë më shumë se sa një epokistikë e druajur dhe një doktrinë e kreshmës, një filozofi që nuk di të shkojë as përtej pragut dhe kundërshton me mundim të drejtën e hyrjes, kjo është filozofi në frymëmarrjen e fundit, një mbarim, një agoni, diçka që të ngjall keqardhje. Si mund të sundojë një filozofi e tillē?

Tuesday, March 3, 2020

Niçe 42

Ne, që kemi një fe tjetër, ne, për të cilët lëvizja demokratike nuk është vetëm një formë e rënies së organizimit politik, por një formë e
rënies, pra dhe e zvogëlimit të qenies njerëzore, një mediokrizim dhe një përçmimi saj, ku duhet ti shtrijmë duart ne, me shpresat tona?
Drejt 'filozofëve të rinj'?, nuk ngelet zgjedhje tjetër; drejt shpirtrave mjaft të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë për të shtytur drejt vlerësimeve
të kundërta dhe për të zëvendësuar e për të përmbysur "vlera të përjetshme'': drejt pararendësve, drejt qenieve njerëzore të së ardhmes që në të tashmen gërshetojnë detyrimin dhe nyjen që dikton vullnetin e mijëvjeçarëve të rinj të përshkuar. Për ti mësuar qenies njerëzore të ardhmen e qenies njerëzore si një dëshirë të saj, si të varur nga një
dëshirë njerëzore dhe të përgatisësh rreziqe të mëdha dhe përpjekje globale të disiplinës e të stërvitjes dhe në këtë mênyrë ti japësh fund
atij sundimi të tmershem të absurdit dhe të rastit që deri më sot është quajtur "histori" (absurditeti i "numrit më të madh" është vetëm një formé e tij e fundit): pra, për këtë qëllim, në njëfarë pike do të jetë i nevojshém një lloj i ri filozofësh dhe mbajtësish të urdhërit, përballë të cileve të gjithë shpirtrat e fshehur, të tmerrshëm dhe dashamirë që kanë qenë mbi tokë do të duken të zbehtë dhe të bastarduar. Ky është përfytyrimi  i udhëheqësve të tillë që shfaqen përpara syve tanë: a mund ta them me zë të lartë ju shpirtrave të lirë: Rrethanat që do tu duhen pjeserisht të krijojnë dhe pjesërisht të shfrytëzojnë për ngritjen e tyre; rrugët dhe provat që merren me mend, në sajë të të cilave një shpirt do të mundë të rritet në një lartësi dhe forcë të tillë sa të ndiejë detyrimin këtyre detyrave; një përmbysje e vlerave nën presën dhe çekanin e së cilës do të mbruhej një vetëdije, një zemër e shndërruar në bronz në mënyrë që të durojë peshën e një përgjegjësie të tillë; nga ana tjetër, domosdoshmëria për udhëheqës të tillë, rreziku i frikshëm mund të mos ia dalin mbanë ose të dështojnë apo të prishen: kéto janë shqetësimet dhe rurbullimet tona të vërteta, a e dini ju, shpirtra të lirë?
Keto janë mendimet e rënda dhe stuhitë që kërcënojnë në qiellin e jetés sonë.
Ka pak dhembje aq të fuqishme sa ti kesh parë, kuptuar dhe ndier dikur në mënyrën me të cilën një qenie njerezore e jashtëzakonshme ka dalë nga rruga e saj dhe është prishur. Por ai që ka ndjeshmërinë e rrallë që ta kuptojë rrezikun e përbashkët që vetë "qenia njerëzore" të prishet, ai që, si ne, ka pranuar rastësinë e përbindshme që ka ndërhyrë deri sot mbi të ardhmen e qenies njerëzore (ndërhyrje që nuk ka përfshirë asnjë dorë por as edhe "gisht hyjnor", ai që ka marrë me mend fatin e keq që dergjet i fshehur në budalallëkun prej të marri dhe në lumturinë besimplotë të "mendimeve moderne" dhe akoma më shumë në të gjithë moralin e krishterë-evropian, ai vuan nga një shqetësim me të cilin nuk mund të krahasohet asnjë tjetër; ai kap me një vështrim vetëm të gjithë atë që, me një përqëndrim të mirë dhe një shtim forcash e detyrash, kishte për të na nxjerrë nga qenia njerëzore; ai e di, me të gjithë diturinë e vetëdijes së tij, nëse qenia njerëzore nuk ka mbaruar ende për shkak të mundësive të mëdha dhe sesa shpesh tipi "qënie njerëzore'' është gjendur përpara vendimesh misterioze dhe rrugësh të reja: ai e di edhe më mirë akoma, në sajë të kujtimeve të tij të dhimbshme, mbi cilat gjëra të mjerueshme ka rënë, është thyer, ështe fundosur, është bërë i mjerë deri më sot një individ në rrugën për tu
ngritur në shkallën më të lartë. Prishja e përgjithshme e qenies njerëzore, ka rënë poshtë sa u duket sot torollakëve dhe kokave bosh socialiste qënia e tyre njerëzore e së ardhmes (ideali i tyre!), kjo prishje dhe ky zvetënim i qenies njerëzore në kafshë të përsosur të tufës (ose, siç thonë ata, si qenia njerëzore e "shoqërisë së lirë"), kjo fundosje e qënies njerezore në kafshë xhuxhe nga të drejtat dhe nevojat e njëjta është e mundur, nuk ka dyshim!
Ai që për një herë të vetme e ka menduar një mundësi të tillë deri në fund, dallon një ndyrësi më shumë në krahasim me qenie të tjera njerëzore, dhe ndoshta edhe një detyrë të re!