Në luftën për një ide janë njerëzit ata që vriten.
Sa më shumë njerëz të vriten për një ide,aq më shumë forcohet ideja dhe aq më shumë do përhapet ajo.
Pra,për sa kohë që do jetojë ideja,aq më shumë do ketë viktima.
Lind pyetja : " Por nëse njerëzit do i vendosnin idetë në luftë , çfarë do të ndodhte?"
Wednesday, August 30, 2017
Luftë kundër ideve
Sunday, August 27, 2017
Vjen një ditë...
Vjen një moshë që një grua e bukur nuk mjafton për të kaluar bukur.
Ashtu si një puthje e cila është e ëmbël në rini...Vjen ajo kohë që nuk të duhet më vetëm një puthje por dhe një bisedë e bukur,një heshtje e gjatë duke u parë vetëm në sy,duke u kapur për dore në një shëtitje në park,duke parë fëmijet që lozin me pafajësinë e tyre.
Vjen një moment që kupton se lumturia është një përqafim,një fshirje e buzëve pasi ke ngrenë dhe pirë kafen e mëngjesit...
Vjen një ditë ku jeta nuk planifikohet sesi ta jetosh por me cilin ta kalosh atë çast që të jepet.
Mosha
Zbulimi më i madh që kam zbuluar në këtë moshë është se nuk duhet humbur koha duke bërë gjëra që të humbin kohën.
Saturday, August 26, 2017
Çfarë mund të presësh nga një vend
Çfarë mund të presësh nga një vend ku punën e njërit e bën tjetri,punën e gruas e bën burri dhe anasjelltas,ku beqarët kanë frikë të martohen me atë që dashurojnë ndërsa të martuarit divorcohen për dikë tjetër,një vend ku shkolla nuk arsimon por diplomon,një vend ku vdekja është me e bukur sesa jeta,një vend ku mjekësia vret të shëndetshmin, ndërsa të sëmurin e bën deputet,ku uji shitet i qelbur,pemët priten për të shtruar një metër beton,një vend ku shtepitë ndërtohen dhe rrënohen sa herë vjen në pushtet një qeveri e re,ku fëmija të mëson kamasutrën dhe ua tregon prindërve si edukatë ,jo respektin ndaj më të madhit,ku fëmija bëhet prind dhe prindi bëhet gjyshe para kohe.
Çfarë mund të presësh nga një vend ku jeta vritet për një copë vend dhe vendi po mbushet me varre?
Çfarë mund të presësh nga një vend ku udhëheqësit nuk udhëheqin dot veten e jo më një popull?
Çfarë mund të presësh nga një vend ku leximin e quajnë turp,ndërsa moralin e quajnë prapambetje?
Wednesday, August 23, 2017
Hipokrizia në vepër
Ka disa njerëz të cilët dhe kur të ofrojnë një shërbim,një ndihmë apo një diçka,qëndrimi i tyre është hipokrit.
Bëjnë "mirë" për të luajtur me sedrën e tjetrit.
Bëjnë "mirë" për t'ja kujtuar shpesh që mos të kërkojë përsëri një të mirë prej tij.
Bëjnë "mirë" duke e dhënë mirësinë si një favor që ta kenë nga pas kur u duhet nevojtari.
Bëjnë "mirë" duke e shoqëruar mirësinë me përbuzje ndaj tjetrit,duke njollosur emrin e nevojtarit.
Bëjnë "mirë" jo për të mëshiruar nevojtarin por për të treguar mëndjemadhësi ndaj tij.
Bëjnë "mirë" duke e shitur mirësinë me një çmim duke e trajtuar mirësinë si një kapital,jo si një vepër bamirësie.
Hipokrizia e tyre shfaqet me një veshje morali.
Monday, August 14, 2017
Disa njerëz
Meditim
Disa njerëz vriten për këtë botë
Disa te tjerë vrasin për këtë botë
Disa e vrasin këtë botë
Disa vetvriten nga kjo botë.
Disa lindin dhe jetojnë për veten
Disa linden për jetën e të tjerëve
Disa lindin as për vete as për të tjerë
Disa thjesht kanë lindur dhe nuk e dinë pse dhe nga kush.
Disa jetojnë me dëshirën për të vdekur,
Disa duan të rikthehen dhe njëherë për të jetuar.
Disa" vdesin" pa jetuar,
Disa "jetojnë" të vdekur.
Ti dhe Bota
Bota nuk eshte e jotja por ti je pjesë e botes.
Ti je bote më vete, por ata qe te duan jane pjese e botes tende.
Kur ta kuptosh kete,do jetosh si nje botë për vete e per te tjeret,e jo per kete bote.
Do kuptosh që bota duhet të jetë në shërbimin tënd,jo ty në shërbimin e saj.
Do kuptosh që kjo botë është një rrugë e ty një udhëtar kalimtar ku do takosh mijra fytyra dhe maska por asnjë si vetja.
Do kuptosh që çdo udhëtar ka rrugën e tij i cili vjen nga diku dhe që po shkon diku duke udhëtuar me një qëllim.Ata me qëllimin e njëjtë do takohen përsëri diku.
Do kuptosh që kjo botë është e përkohshme ashtu siç është jeta jote.
Do kuptosh që nuk ke ardhur në këtë botë pa një qëllim dhe as për ketë botë,as për të qëndruar në të dhe as të jetë e jotja.
Do kuptosh që kjo botë ka një Pronar dhe ti jeton në të me qera duke e paguar me falenderimin ndaj Tij.
Do kuptosh që si udhëtar kalimtar që je,nuk vlen ajo që posedon në këtë botë,por ajo çfarë do marrësh mbi vete kur të largohesh prej saj.
Do kuptosh se ajo për të cilën ka nevojë një udhëtar,nuk është malli i kësaj bote por finishi i sigurt në këtë udhëtim.
Do kuptosh... shumë,por varet sesi do e shohësh veten tënde dhe këtë botë.
Prandaj,jepi vetes tënde më shumë vlerë sesa ka kjo botë...