Wednesday, February 28, 2018

Mëngjesi fillon

Mëngjesi fillon duke i thënë vetes: sot do të takoj një njeri të pafytyrë, një mosmirënjohës, një shtypës, një mashtrues, një ziliqar, një njeri që mendon vetëm për vete. Sjellja e tyre varet gjithmonë nga fakti se nuk dinë të ndajnë të mirën nga e keqja. Ndërsa unë, meqenëse, duke u menduar për natyrën e së mirës e së keqes kam arritur në përfundimin se bëhet fjalë përkatësisht për atë që është e bukur apo e shëmtuar në kuptimin moral dhe duke u menduar për natyrën e atij që gabon kam arritur në përfundimin se bëhet fjalë për një të afërm timin, jo ngaqë kemi të njëjtin gjak apo të njëjtën farë, por sepse kemi një grimcë nga mendja e trashëguar, kështu pra, unë nuk mund të kem keq nga asnjëri prej tyre, sepse askush nuk mund të më ngatërrojë në punë të turpshme, e as nuk mund të zemërohem me një të afërm apo ta urrej atë. Në të vërtetë ne kemi lindur për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin  ashtu siç ndodh me këmbët, duart, qepallat, dhëmbët e sipërm e të poshtëm. Prandaj të vepruarit njëri kundër tjetrit është në kundërshtim me natyrën ashtu siç, po të zemërohemi me dikë e ta hedhim poshtë me mospërfillje ate, kjo të thotë të veprojmë kundër tij.

Tuesday, February 27, 2018

Në çdo letër

Në çdo letër
që lind papritur
në vetmi,në këtë natë të ftohtë dimri,
ka një fillim
ka një heshtje
ka një fjalë
pafundësisht në mundësi
dhe një punë përfundimtare
që ju lë aq të lodhur
që  ju bën të harroni  kohën
që ju ndalon nga frika
lëvizjet e dyshimta
dhe pafundësia e madhe
që nuk sjell asgjë
që përshtatet në çdo letër
kur ajo lind...

Ndoshta era do të fryjë
diku
atë ditë
në të cilën fillova
për të dëgjuar heshtjen,
ndoshta atë që po dëgjoja
ishe ti,
ndoshta ky ishte thjesht një mendim
në një natë të ftohtë
si era që këndon trishtueshëm
e cila bëhet fjalë kur strukesh në vetmi.

Monday, February 26, 2018

Cila është e ardhmja që po trashëgoni?

Baballarët e botës nuk po mendojnë për të fëmijët e së ardhmes!
Për çfarë po mendojnë këta arkitektët e botës që kanë marrën në dorë të ardhmen e njerëzve?
Çfarë po ndodh, çfarë po kurdiset, çfarë po luhet, çfarë duan të lënë për fëmijët?
E kujt është kjo botë?
Çfarë duan të krijojnë?
Për kë po bëhet e gjithë kjo katastrofë?
Ju pretendoni se po sillni paqen, atëherë kush po e shkatërron botën?
Ju pretendoni se po sillni rendin, atëherë kush po e sjell kaosin?
Ju po pretendoni se po luftoni terrorin, atëherë kush janë terroristët?
Ju pretendoni se po sillni qytetërimin, atëherë kush po shkatërron qytetërimin e lashtë në lindjen e mesme?
Ju pretendoni se besoni në Zot, atëherë pse po i vrisni krijesat e Zotit?!

Zot i madh

Zot i madh!
Zemra po më qan,syri po më loton!
Dhimbja po më tret çdo shpresë,
frika po më turbullon,
gjaku po më zien
trupi po më dridhet
fryma po më rëndohet
zëri po më meket.
O Zot i madh!
Çfarë po më shohin sytë
çfarë po më dëgjojnë veshët
për çfarë po më lutet zemra!
Më ngriu buzëqeshja o Zot!
Lotët po rëndojnë
shpirti ka marrë flakë.
O Zot i madh,Ty të drejtohemi për këtë dhimbje që t'ua lehtësosh! 😢

Po na mbyt fallciteti

Po na mbyt fallciteti!
Jetojmë në një botë fallco,të sajuar nga shpresa të cilat i mendojmë si të ishin tonat, por në fakt janë shpresa të ushqyera nga një botë e sajuar,nga një iluzion të krijuar nga një grup njerëzish të cilët programojnë gjithçka për ne!
Jetojmë në një botë fallco,një botë ku dhe frika që ndiejmë nuk është frikë nga e cila duhet patur frikë por një frikë e ushqyer,një frikë e sajuar,një frikë iluzioni,një frikë që mbetet në dorën e dikujt i cili luan me frikën dhe shpresën e njeriut.
Jetojmë në një botë fallco,një botë ku marrëdhëniet njerëzore ndërtohen në bazë të fallcitetit të sajuar nga modernizimi,nga një filozofi jetësore e cila nuk hedh kurrë rrënjë cilësore në një tokë njerëzore me një moral virtytesh të cilat janë tradicionalisht shekullore!
Jetojmë në një botë fallciteti ku gara për një jetë më të mirë është kthyer në një garë për jetën më të njohur në publik!
Jetojmë në një botë fallciteti ku paqja e një populli shitet për një copë bukë për veten tënde!
Jetojmë në një botë fallciteti ku siguria e jetës nuk është në dorën tënde por duhet ta paguash nëse nuk do që të cënohesh!
Jetojmë në një botë fallciteti ku jeta e dikujt në një vend të botës ushqehet me viktima nga një vend tjetër!
Jetojmë në një botë fallciteti ku një pjesë e botës qan me lotë gjaku për një copë bukë,ndërsa bota tjetër qesh me lotë gëzimi  për dhuratat milionshe që marrin çdo ditë!

Marr penën

Marr penën për të shkruar për dhimbjen që po mban kjo tokë,për gjakun që po mbushin detet dhe për lotët që po helmojnë lumenjtë.Po marr penën për të shkruar por ajo nuk bindet sepse dora dridhet,lotët bien mbi fletë e letra tretet nga zjarri i lotëve.
Marr penën për të shkruar,por për çfarë të shkruaj? A mund të hidhet në letër e gjithë ajo dhimbje,ajo shpresë e vrarë?
Pena nuk më bindet më,as letra nuk pranon asnjë gërmë sepse toka është bërë letër dhe gjaku është bërë bojë,raketat janë bërë lapsa e qielli është dëshmitar!
Pena nuk më bindet më.Poeti u vra! Toka u kthye në varr,njerëzimit  po i shkruhet poezia mbi këtë varr.

Wednesday, February 21, 2018

Udhëtari

Në kohë thatësire,një udhëtar kërkoi në një shtëpi ujë për të pirë.Pronari i thotë se duhet të durojë dhe pak sa të fillojë shiu dhe do të të jap.Kaloi një orë,dy orë,tre orë...Udhëtari e pyeti përsëri për ujë.- Duro dhe pak sa të bjerë shi se do të të jap.
Udhëtari nuk trokiti më dhe vdiq nga etja,ndërsa shiu nuk ra më kurrë aty...!

A e dini pse?!
Secili prej nesh e kupton vetë mësimin!