Distancohu nga këta lloj njerëzish :
Nga njerëzit që përcjellin energji negative,
Nga ata që vetëm marrin pa dhënë,
Nga ata që flasin me mendjemadhësi dhe dëgjojnë me ironi,
Nga ata që të kujtojnë vetëm për interesat e tyre,
Nga ata që të armiqësojnë për interesat e tua,
Nga ata që shesin parimet për pozitë,
Nga ata që pasurohen duke varfëruar virtytet,
Nga ata që kanë flamurë për çdo situatë,
Nga ata që kanë fytyra për çdo njeri që takojnë,
Nga ata që bëjnë "shokë" sipas pozitës që kanë,
Nga ata që e përdorin pasurinë për t'u afruar më shumë me shtresat e pasura,
Nga ata që nevojtarit nuk i hedhin sytë,
Nga ata që e vlerësojnë njeriun nga ajo që posedon,
Nga ata që janë të gatshëm të gjykojnë dikë dhe nga ata që të luftojnë nëse i gjykon!
Saturday, March 31, 2018
Distancohu nga këta tipa
Gjëja më e rrallë në këtë kohë është të gjesh një mendje kritike,një zemër bujare,një shpirt të mëshirshëm,një personalitet të denjë,një jetë që të jetë shembull dhe një njeri që të meritojë emrin njeri!
Gjëja më e rrallë në këtë kohë është të gjesh një mendje kritike,një zemër bujare,një shpirt të mëshirshëm,një personalitet të denjë,një jetë që të jetë shembull dhe një njeri që të meritojë emrin njeri!
Friday, March 30, 2018
Kur je i varfër dyshojnë në dashurinë tuaj. Kur je i pasur dyshon në dashurinë e tyre.
Kur je i varfër dyshojnë në dashurinë tuaj.
Kur je i pasur dyshon në dashurinë e tyre.
Edhe pse jam kundërshtari yt,do të t'a mbroj të drejtën tënde për lirinë e fjalës! Por nëse liria jote e cënon të drejtën time, atëherë kufiri i të drejtës tënde përfundon.
Edhe pse jam kundërshtari yt,do të t'a mbroj të drejtën tënde për lirinë e fjalës!
Por nëse liria jote e cënon të drejtën time, atëherë kufiri i të drejtës tënde përfundon.
Nëse të kundërshtoj për diçka,kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ty. Nëse të respektoj,kjo nuk do të thotë se do pranoj çdo gjë që ti thua. E vërteta për mua është më e rëndësishme sesa njeriu!
Nëse të kundërshtoj për diçka,kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ty.
Nëse të respektoj,kjo nuk do të thotë se do pranoj çdo gjë që ti thua.
E vërteta për mua është më e rëndësishme sesa njeriu!
Wednesday, March 28, 2018
Bëhu i pasur duke njohur veten
Qetësia nuk kërkohet sepse ajo është brenda nesh.Ajo çfarë duhet të bëjmë është të mos e humbim qetësinë në mes zhumave.
Paqja nuk kërkohet,ajo ka lindur bashkë me njeriun,ajo çfarë duhet të bëjmë është të mos shesim paqen për një jetë më të shtrenjtë.
Disa gjëra ne i kemi në vete por i humbasim duke i kërkuar sepse nuk e dimë që i kemi.
Prandaj njiheni veten për të qenë të pasur!
Tuesday, March 27, 2018
Njerëzit janë 5 lloje përsa i përket problemeve :
Ata që mposhten nga problemet
Ata që përballojnë problemet
Ata që zgjidhin problemet
Ata që të nxitin problemet
Ata që janë problematikë