Tuesday, November 27, 2018

A dëshiron të jesh krenar që je shqiptar? Bëje Nënën Shqipëri të jetë krenare me ty!

Shqipërisë nuk i uroj 28-29 nëntorin,nuk e bëj jo... Është e kotë sepse Shqipëria nuk ka nevojë për këtë urim.
Shqipëria ka nevojë për urime të sinqerta, të përkushtuara,të shoqëruara me vepra të mëdha dhe të vogla,nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël,burra e gra,qytetare të thjeshtë dhe ata me peshë,nga politika dhe nga populli.

Prandaj,unë uroj të kemi një vend ku të gjithë ne që jetojmë në këtë vend por edhe ata jashtë vendit,një vend ku të ndihemi vërtetë krenarë me jetën që bëjmë,me gjurmët që do lëmë pas dhe me historinë që do rishkruhet me këto gjurmë.
Unë uroj që të kemi një shtet i cili është vërtetë i pavarur nga ndikimi i pushtuesve të huaj,qoftë me armë,qoftë me politikë,qoftë me ekonomi.
Unë uroj që të kemi udhëheqës të cilët janë një trup i vetëm me popullin, të cilët nuk kanë frikë se mos bien nga karrika,të cilët vendosen në pushtet nga vetë shqiptarët me meritë,të cilët me udhëheqjen e tyre kanë për qëllim të krijojnë një vend ku asnjë nuk dëshiron të largohet jashtë,ku çdo i huaj do dëshironte të jetonte në vendin tonë.
Unë uroj që të kemi një popull të edukuar me morale të larta, popull i cili nuk mendon të krenohet me histori të lashta,por të krenohet duke shkruar historinë e sotme për t'u përmendur nga ata që do të vinë më vonë.
Unë uroj që të kemi një ushtri të fuqishme për të mbrojtur vlerat e kombit shqiptar,një ushtri e cila është krenaria e çdo nëne që i dërgon bijtë e saj në mbrojtje të vendit.
Unë uroj që të kemi ndërgjegje kombëtare dhe kolektive për jetën e secilit individ i cili ka nevojë për vëmendje.
Unë uroj që të kemi familje të drejtuar nga parimet themelore të etikës njerëzore.
Unë uroj që të kemi një të ardhme të formuar nga arsimi i merituar,nga mjekësi të avancuar,nga ekonomi të bazuar në paranë e pastër,nga burime natyrore të pastra.
Unë uroj të kemi individë të cilët bashkohen duke qenë të ndryshëm në bindje fetare dhe politike për të ruajtur harmoninë e jetës.
Mbi të gjitha,unë uroj që të kemi një shtet i cili është krenar me çdo shqiptar ,e jo thjesht të krenohemi që jemi shqiptarë!

A dëshiron të jesh krenar që je shqiptar?
Bëje Nënën Shqipëri të jetë krenare me ty!

Saturday, November 24, 2018

Nuk është më i mirë ai...por ky...!

Arkitekti më i mirë nuk është ai që projekton një shtëpi të bukur por ai që ndërton një familje të shëndoshë!
Inxhinieri më i suksesshëm nuk është ai që ndërton një rrugë të sigurt por ai që ndërton një lidhje të fortë!
Mjeku më i mirë nuk është ai që shëron trupat e njerëzve por ai që i fut gëzim zemrave të tyre!
Ushtari më i fortë nuk është ai që mund armikun,por ai që nuk e mposhtin dobësitë e tij!
Tregtari më i suksesshëm nuk është ai që ka fituar pasuri të shumta,por ai që ka pakësuar varfërinë mes njerëzve ku jeton!
Udhëheqësi më i madh nuk është ai që ndërton një shtet,por ai që e do populli i tij!

Friday, November 23, 2018

Vizioni 4 vende

Nëse mendoni se jeni në gjendje të rënduar shpirtërore nga brengat e kësaj bote,shkoni të vizitoni 4 vende të ndryshme të cilat kanë për të ndryshuar gjendjen tuaj :
1)Shkoni në çerdhe apo kopësht për të parë botën e fëmijëve të cilët kanë nevojë për mbrojtjen e të rriturve!
2)Shkoni vizitoni të sëmurët në spital për të kuptuar sesa nevojë kanë për shëndetin tuaj dhe për ndihmën tuaj!
3)Shkoni vizitoni të burgosurit për të kuptuar vlerën e lirisë dhe kohës që keni si një dhuratë të çmuar,një dhuratë për të cilën ata të burgosur do jepnin gjithçka për të qenë në vendin tuaj!
4) Shkoni vizitoni varrezat për të kuptuar sesa e rëndësishme është çdo sekondë që ju merrni frymë,sesa vlen familja,miqtë dhe gjithçka që ka për t'ju lënë kur vdekja t'ju vijë!

Thursday, November 22, 2018

Aty ku...

Aty ku lind një dyshim,përpiqu të sjellësh qartësimin,jo shqetësimin!
Aty ku del një problem,përpiqu të gjesh një zgjidhje,jo të fajësosh!
Aty ku fillon një konflikt,përpiqu të gjesh arsye për paqe,jo të kërkosh shkaqe për grupacione.

Tuesday, November 20, 2018

Pleqtë e vjetër


Pleqtë e vjetër thonin dikur : " kur tradhëton femra mashkullin,mashkulli nuk arrin t'a kuptojë gruan.Kur tradhëton burri gruan,gruaja arrin t'a kuptojë burrin kur janë në shtrat!

Femra duhet të jetë trime si babai por jo të ngjajë si burri. Njëjtë vlen dhe për meshkuj ; Duhet të jenë të butë si nëna por jo të ngjajë si gruaja!

Femra duhet të jetë trime si babai por jo të ngjajë si burri.
Njëjtë vlen dhe për meshkuj ;
Duhet të jenë të butë si nëna por jo të ngjajë si gruaja!

Sunday, November 18, 2018

Dy persona kanë përfundim të keq

Dy persona vuajnë njësoj : i pasuri kurnac dhe i varfëri mendjemadh!
Dy persona jetojnë të poshtëruar : plaku imoral dhe i riu aventurier!
Dy persona dalin të humbur në fund : thashethemexhiu ( përgojuesi,sharësi)  me punë të mëdha dhe i dituri që nuk bën asgjë!
Dy persona  do bëhen pishmanë në fund :
I sinqerti në rrugë të gabuar dhe i dituri kriminel!