Saturday, May 27, 2017

Miku

Për ta dashur të Vërtetën kushtëzohet urrejtja e gënjeshtrës.
Kush është i zënë duke dashur Mikun,është i kushtëzuar me urrejtjen e armikut.
Sepse dashuria tregohet duke urryer të keqen për tu afruar më shumë me të Mirën.

Friday, May 26, 2017

Femra e përkushtuar

Një femër ideale ka tre përkushtime : "përkushtim ndaj të dashurit,përkushtim ndaj familjes dhe përkushtim ndaj librit"!

Thursday, May 25, 2017

Libri


Libri është si një kopësht me lule të shumta.Nëse shëtisni në kopësht ngadalë,do i nuhasni të gjitha aromat.
Por nëse vraponi midis tyre,ju nuk keni ndonjë avantazh ndaj dikujt që ska kaluar kurrë.
Prandaj,kur shëtisni në libër,mos nxitoni ta përfundoni librin sa më shpejt!

Wednesday, May 24, 2017

Hënë

Hënë e bukur
larg meje je
larg teje jam.
Unë të vëzhgoj
ti më ndriçon
me këtë jemi mësuar
dëshmitarë të dashuruar
në distancë të malluar.
Kjo dashuri mes nesh
kurrë nuk duhet të ndryshojë
të ruajmë distancën duke vëzhguar
njeri-tjetrin dashurojmë malluar.
Nëse pranë do të ishim
hënë ti nuk do të ishe
njeri unë sdo të isha
të dashuruar nuk do të ishim
njeri-tjetrin të malluar.
Jam i lumtur që të vëzhgoj
e lumtur të jesh dhe ti që më ndriçon
jam me fat që dashuroj
mos i trishto që gjithnjë nuk do më ndriçosh.

Thursday, May 18, 2017

Kur bëni diçka...

Kur jepesh vetë, ai është çasti kur jepesh plotësisht. “Kur jep nga pasuria, ke dhënë pak. Kur jep nga vetja, atëherë ke dhënë vërtet.Sepse ndodh shpesh që,kur dikush jep diçka,tjetrit i merr krenarinë duke e poshtëruar me mënyrën e të dhënit.Ndërsa kur jep nga vetja,sado pak që i ke dhënë,tjetrit i ke dhënë respektin.Prandaj,kur jepni diçka dhe merrni diçka,bëjeni në mënyrën më të mirë dhe sa më bukur".

Tuesday, May 16, 2017

Po ne?

Të kam ardhur kaq pranë
Por ti më je larg aq shumë
I njëjti shi tani na lag
Sytë tanë shohin të njëjtin lum.
Lotët e qiellit shpirtin po më lagin
Me litarë lotësh mbushin vetminë
Toka tashmë u freskua nga malli i shiut
po ne,kur do e njomim shpirtin me lotët e lumturisë?

Sunday, May 14, 2017

Nëse do...

Nese do
mund te iki shekuj larg teje.
Aq larg
sa trishtimi im te mos cenoje asnje rreze dielli
luleve te kopshtit tend.
Nese do
mund te behem dashuria e nje femije.
Qe pas reve qielli eshte i kalter
Ti mesoj.
Kam force.
Te luftoj me perbindeshat e mi neteve
pa ta therritur emrin...
E ata perbindesha ti pergjunj para meje.
Pastaj ti urdheroj te nisen per udhe
Te mposhtin te tute...
Nese do.
Mund te behem dashuria e dikujt
qe nuk e njohu kurre dashurine...
Por qe dashuroi si une
Ty;
Dhembjen.
Lindjen.
Vdekjen.
Buzeqeshjen.
Lotin.
Jeten.
Dashurine.
Ne nje cast perjetesie
Krejt i vetem.
Si une.
Mua.
E nese do
Mund ti shqyej me dhembe
Zinxhiret e mi.
Ti shkrij ne llaven e shpirtit.
Tu jap formen
E pulebardhes se metalte
Qe nuk klith
Kur skiftere te uritur
Te babezitur
Me etje mekatare
Te shuajne epshin
Mbi syte qe i kullojne dashuri
Te vrare
Nese do.
Mund te iki jete jarg teje.
Por nje ze i mekur neteve me thote:
Kam nevoje per ty
Mos shko!..

Saturday, May 13, 2017

4 arsyet e lidhjes

Femrat në përgjithësi,në shumicën e rasteve,pranojnë një propozim për lidhje për katër arsye : e para që është më e theksuara është frika se mos mbetet e vetme.
E dyta është shpresa se mos është njeriu i duhur për të .
E treta është mundësia për të qenë e pranishme në jetën e dikujt për inat të dikujt tjetër.
Dhe e fundit është rastësia aksidentale e cila është quajtur " shkëndija e dashurisë ".

Tuesday, May 9, 2017

Monday, May 8, 2017

Zemrat

Ka zemra pa jetë të ftohta si guri ,
por ka dhe zemra të dashuruara që ndritin si nuri.
Ka zemra që thyhen lehtë si një copë druri,
por ka dhe zemra te forta që i japin formë një guri.
Ka zemra,nga frika në gur janë shndërruar,
ka dhe zemra që gurin në skulputurë e kanë formuar.
Ka zemra të ziliqare që me gjakun e tjetrit jetojnë,
ka dhe zemra me flatra që gjithnjë fluturojnë.
Ka zemra që vrasin me syrin e xhelozise,
por ka dhe zemra që mbrohen me Dhuruesin e dashurisë.

Monday, May 1, 2017

Krenaria

Ai ishte i varfër por kjo nuk e mërziste atë sepse kishte gjetur një mënyrë për të qënë mes shoqërisë së pasur : I bënte ata të ndiheshin krenarë për dhënien e pasurisë tek të varfërit,i frymëzonte ata dhe për këtë frymëzim ata kishin nevojë për të.
Ata krenoheshin duke dhënë,ai krenohej duke i nxitur!