Friday, April 27, 2018

"intelektualët"

Dikush jepte shpjegimin e një ideje të re përpara një grupi intelektualësh.Sapo fliste,dikush aty që e dëgjonte qeshte.
Nuk duroi më e i thotë që të dalë jashtë sepse nuk e ka vendin këtu.
Ky i thotë - : A nuk e sheh që të po ironizojnë të gjithë këtu?!
Atëherë i thotë ky - : Jam unë që nuk e kam vendin këtu!

E vërteta dhe logjika

Logjika e njerëzve është e kufizuar dhe merret më shumë me arsyetimin korekt sesa me të vërtetën.Sepse e vërteta është hyjnore ndërsa logjika është njerëzore.Pra,për të patur një arsyetim korekt,logjika njerëzore duhet të edukohet me argumente të së vërtetës hyjnore.Logjika e kufizuar duke patur si referencë të vërtetën hyjnore,ka për të qenë në përputhshmëri me natyrën e së vërtetës dhe si rrjedhojë ka për të qenë në rrugën e vërtetë dhe të saktë.
Për sa kohë që logjika njerëzore merr për referencë një tjetër logjikë njerëzore, atëherë ka për t'u sorollatur lart e poshtë në të kotën dhe si rrjedhim do jetojë në mashtrim.
Pse?! Sepse e vërteta është një,ndërsa mashtrimet janë shumë.

Thursday, April 26, 2018

“Nëse ke një tru, duhet ta përdorësh. Nëse ke një zemër,duhet të dashurosh. Nëse ke një kuletë,duhet të shpenzosh. Nëse ke shëndet,duhet të punosh. Nëse ke një jetë,duhet ta jetosh. Sepse kurrë nuk i dihet se kur të vjen vdekja që t'i merr të gjitha këto mirësi"

“Nëse ke një tru, duhet ta përdorësh.
Nëse ke një zemër,duhet të dashurosh.
Nëse ke një kuletë,duhet të shpenzosh.
Nëse ke shëndet,duhet të punosh.
Nëse ke një jetë,duhet ta jetosh.
Sepse kurrë nuk i dihet se kur të vjen vdekja që t'i merr të gjitha këto mirësi"

Wednesday, April 25, 2018

Monday, April 23, 2018

Njerëzit që më së shumti duhet të falenderoni dhe t'i jini mirënjohës janë ata që ju mësojnë juve falas. Ju nuk e dini sa të shtrenjta janë ato mësime.Ato vlejnë një mal me përvojë.

Njerëzit që më së shumti  duhet të falenderoni dhe t'i jini mirënjohës janë ata që ju mësojnë juve falas.
Ju nuk e dini sa të shtrenjta janë ato mësime.Ato vlejnë një mal me përvojë.

Saturday, April 21, 2018

Friday, April 20, 2018

Njeriu e bën të keqen,pastaj ankohet pse e keqja u vjen atyre e jo dikujt tjetër. Nuk e bëjnë të mirën,pastaj shprehin zili pse e mira u shkon dikujt tjetër e jo atyre. Shohin një të mirë tek vetja,pastaj shprehen se e kanë merituar falë zotësisë së tyre. Shohin një të keqe tek tjetri,pastaj shprehen me gëzim se e meritonte falë paaftësisë së tyre. O njerëz! Çdo gjë që ju vjen është sipas qëllimit që keni patur.Qëllimi që i vendosni vetes për t'a arritur ka dhe pasojat e saj.

Njeriu e bën të keqen,pastaj ankohet pse e keqja u vjen atyre e jo dikujt tjetër.
Nuk e bëjnë të mirën,pastaj shprehin zili pse e mira u shkon dikujt tjetër e jo atyre.
Shohin një të mirë tek vetja,pastaj shprehen se e kanë merituar falë zotësisë së tyre.
Shohin një të keqe tek tjetri,pastaj shprehen me gëzim se e meritonte falë paaftësisë së tyre.

O njerëz! Çdo gjë që ju vjen është sipas qëllimit që keni patur.Qëllimi që i vendosni vetes për t'a arritur ka dhe pasojat e saj.

Tuesday, April 17, 2018

Sekretet...

Dija ka një sekret ; ajo është pushteti.
Pasuria ka një sekret ; ajo është nënshtrimi.
Shëndeti ka një sekret ; ajo është kënaqësia e të shijuarit.
Fuqia ka një sekret ; ajo është pavarsia.
Dashuria ka një sekret ; ajo është siguria.

Pushteti ka një sekret ; ajo është frika.
Nënshtrimi ka një sekret ; ajo revolta.
Shija e kënaqësisë ka një sekret ; ajo është lakmia.
Pavarësia ka një sekret ; ajo është vetmia.
Siguria ka një sekret ; ajo është mëndjemadhësia.

Frika ka një sekret ; ajo është kufiri.
Revolta ka një sekret ; ajo është toleranca.
Lakmia ka një sekret ; ajo është sëmundja.
Vetmia ka një sekret ; ajo është meditimi.
Mëndjemadhësia ka një sekret ; ajo është turpi.

Kufiri ka një sekret ; ajo është drejtësia.
Toleranca ka një sekret ; ajo është edukata.
Sëmundja ka një sekret ; ajo është mëshira.
Meditimi ka një sekret ; ajo është ndriçimi.
Turpi ka një sekret ; ajo është ndërgjegjja.

Çdo përfundim ka një sekret...Sekreti varet nga qëllimi që ka vepra jote.Urtësia e çdo gjëje njihet në fund.Prandaj mësoni nga veprat tuaja.

Jeto...

Jeto vetëm, jo i vetmuar.
Jeto i madh, jo mëndjemadh.
Jeto i pasur me kënaqësi, jo i varfër me pasuri.
Jeto i ditur me vepra,jo me vepra të paditura.
Jeto me fjalë të drejta,jo me heshtje të padrejta.
Jeto me heshtje të mençura,jo me heshtje të trembura.
Jeto me ide të qartë,jo të errësosh idetë.

Friday, April 13, 2018

Dikush... gjithmonë

Dikush...
Gjithmonë ka dikë ...
Ka gjithmonë një vend ku dikush pret...
Të paktën unë kështu dua të mendoj,
për mua është e rëndësishme...
...të ëndërroj.
Dikush...
Gjithmonë ka një ëndërr...
Ka gjithmonë një vend ku takohet...
Të paktën unë kështu dua të imagjinoj,
për mua është e shëndetshme...
... të shpresoj!

Nuk po kërkoj asgjë

Besnik ndaj vetes kam qenë dhe qëndroj,
Unë nuk jam duke kërkuar për ndonjë gjë,
por nëse unë të gjej
mos ik,
po,
ju duhet të jeni
të vërtetë me veten tuaj
të sinqertë me pamjen,
të veshur me transparencë.

me ecje të sinqertë mbi ujë,
me thembra të vendosura
me karakter natyrisht,
me buzët e ditura.

Nuk po kërkoj asgjë
ndoshta ju mund të më gjeni mua
në një cep të jetës
ku askush nuk ka qenë kurrë më parë

Nuk po kërkoj asgjë
që mund të jetë e kërkueshme
që mund të mbulohet
me shikimin zhbirues.

Nuk po kërkoj asgjë
që nuk është e vërtetë
që ikën e vjen si stina
që lind e vdes si zemra.

Nuk kërkoj asgjë
që fitohet me turp
që lind me faj
që vdes pa besim.

Nuk kërkoj asgjë
nga dashuria pa nder
nga dora pa punë
nga zemra pa nur.

Nuk kërkoj asgjë
nga njeriu pa fytyrë
nga fytyra që ndryshon
nga autoriteti pa karakter.

Feja dhe shk

Shkenca pa fenë është ateizëm.
Feja pa shkencë është idhujtari.
Feja e saktë është udhëzues  për shkencën dhe çdo fushë tjetër.
Shkenca e saktë është pohim i vërtetuar që nuk bie ndesh me fenë e saktë.

Wednesday, April 11, 2018

Nuk ka torturë më të ashpër për një mashkull sesa pamundësia për të punuar. Nuk ka torturë më të ashpër për një femër sesa të shohë në këtë gjendje mashkullin e saj.

Nuk ka torturë më të ashpër për një mashkull sesa pamundësia për të punuar.
Nuk ka torturë më të ashpër për një femër sesa të shohë në këtë gjendje mashkullin e saj.

Të shpresosh pa vepruar është iluzion. Të veprosh pa shpresuar është injorancë.

Të shpresosh pa vepruar është iluzion.
Të veprosh pa shpresuar është injorancë.

Monday, April 9, 2018

Libri më i rëndësishëm që duhet të lexoni është vetja juaj. Nëse jeni analfabetë në leximin e vetes, atëherë nuk mund të kuptoni asnjë libër tjetër.

Libri më i rëndësishëm që duhet të lexoni është vetja juaj.
Nëse jeni analfabetë në leximin e vetes, atëherë nuk mund të kuptoni asnjë libër tjetër.

Tre gjëra mos i humb kurrë nëse do që të bësh jetën tënde : Rrugën tënde Veten tënde Synimin tënd

Tre gjëra mos i humb kurrë nëse do që të bësh jetën tënde :
Rrugën tënde
Veten tënde
Synimin tënd

Sunday, April 8, 2018

Jetë! Mos mendo se më ke mposhtur,thjesht jam rrëzuar! Rrëzimi im nuk është mposhtje,nuk është as fitore ndaj meje. Gëzimi yt ndaj rrëzimit tim është shumë i shkurtër,ndërsa mposhtja ime ndaj teje do jetë e gjatë. Kur unë të ringrihem,do e shohësh suksesin e mposhtjes. Për sa kohë që unë marr frymë,ti nuk më mposht dot!

Jetë!
Mos mendo se më ke mposhtur,thjesht jam rrëzuar!
Rrëzimi im nuk është mposhtje,nuk është as fitore ndaj meje.
Gëzimi yt ndaj rrëzimit tim është shumë i shkurtër,ndërsa mposhtja ime ndaj teje do jetë e gjatë.
Kur unë të ringrihem,do e shohësh suksesin e mposhtjes.
Për sa kohë që unë marr frymë,ti nuk më mposht dot!

Saturday, April 7, 2018

Është tepër acaruese të dëgjosh bindje që nuk argumentohen,por më acaruese është të japësh gjithë argumentet dhe të mos binden!

Është tepër acaruese të dëgjosh bindje që nuk argumentohen,por më acaruese është të japësh gjithë argumentet dhe të mos binden!