Dy gjëra kanë për të të ndjekur gjithnjë si dy ujqër : padrejtësia që ke bërë dhe borxhi që ske dhënë."
Friday, July 28, 2017
Thursday, July 27, 2017
Bukuria
Një vajzë pyet një nënë : " çfarë është bukuria o nën?"
- Nëna : bijë,pyetja është e gabuar,prandaj nuk mund ta dish përgjigjen.Duhet të pyesësh : " çfarë është e bukur për mua?"
Atëherë do e kuptosh vetë përgjigjen gjatë rrugës!
Thursday, July 20, 2017
Vdekja
Një plak i moçëm i ka thënë dikur fëmijëve të tij :
Nuk kam frikë se do vdes,por kam frikë se nuk e di ku do shkoj dhe që nuk do t'ju shoh më.
Wednesday, July 19, 2017
Thashethemi
Ka një thashethem më të rrezikshëm sesa përgojimi me dike për dikë.Ai është bashkëbisedimi me veten për dikë për keq.
Qetësia dhe durimi
Durimi ka një kufi dhe kufiri i durimit është sedra e ngacmuar.Kurrë mos e ngacmoni sedrën e një përsoni i cili duron shumë.Qetësia e tij mund të kthehet në një tufan!
Saturday, July 8, 2017
Paradoksale
Çfarë i thoni ju kësaj?
Dikush përjeton një ngjarje të hidhur,një sëmundjeje,një aksident,një vdekje.Dikush tjetër një fillim të bukur dashurie që pason me një zhgënjim dhe në fund me vetvrasje.Dikush tjetër...etj...
Për këto nuk vë ujin në zjarr, vazhdon shikon hallin e tij,dhe mundet të thotë dhe ndonjë shprehje e tipit : " mirë i bëhet se vetë e kërkoi"!
Por nëse ndonjë i merr dhe shkruan histori moralizuese apo nëse ndonjë poet apo këngëtar i merr këto ngjarje,i hedh në letër dhe më pas i reciton apo i këndon,si është e mundur që miliona njerëz i lexojnë poezitë me dëshirë të flaktë dhe këngët me lot në sy,dhe për më tepër harxhojnë para,kohë dhe ndoshta krijojnë dhe ndonjë skandal në familjen e tyre që të shkojnë të dëgjojnë këngët e asaj historie që e shpërfillën para se të bëhej këngë?!
Mendoni pak rreth kësaj dhe më thoni sesi është e mundur të ndodhë kjo gjë?!
Friday, July 7, 2017
Autoriteti
Autoritet nuk ka dikush që ka një post të rëndësishëm, por ai që respektohet dhe respekton,dikush që e çon në vend amanetin që ka marrë përsipër,dikush që nuk abuzon me postin që i është dhënë,dikush që vë interesat e të tjerëve para të vetes,dikush që gjykon me drejtësi edhe kur është kundër interesave të tij...!
Wednesday, July 5, 2017
Është e vërtetë që tradhtia është shpikur nga meshkujt,por pabesia është vepër e femrës.
Është e vërtetë që tradhtia është shpikur nga meshkujt,por pabesia është vepër e femrës.
I lire jam
Tashmë jam i lirë të ndjej për dikë tjetër...Zemra ime edhe pse e mbushur plot me dhimbje e sytë me lot,do ia fal asaj që është e denjë për këtë dhimbje.E di që nuk do i jap kënaqësinë që i takon,por jam i sigurt se do i jap gjithë jetën time që më ka ngelur...
Tuesday, July 4, 2017
Mendoj
Ti mendon për mua se çfarë po mendoj për ty,dhe unë po ashtu mendoj për ty se çfarë po mendon për mua.Jetojmë në mendimet e njëri-tjetrit duke i ushqyer shpirtrat tanë me ëndrra dhe fantazitë të pakufi.Zgjohemi e flemë në mendimet e njëri-tjetrit duke i dhënë mendimet tona realitetit i cili na burgos dhe frenon lirinë tonë për tu takuar në udhëtimet tona të mendimit.
Tashmë po humbas në udhëtimet tona dhe po e shuaj dritën e realitetit.
Më dil në rrugën tonë me kandilin e dashurisë dhe më prit duke më përqafuar me ëndrra të zjarrta plot mall.
Monday, July 3, 2017
Pengesat në Dashuri
Në një lidhje kemi nga ata që janë bërë për të jetuar dhe ata që janë bërë për të dashuruar.Të gjithë specialistët e pasioneve na mësojnë se dashuri të përjetshme ka vetëm kur ajo pengohet. Nuk ka kurrë pasion pa luftë. Një dashuri e tillë merr fund vetëm në kontradiktën e fundme që është vdekja.Në dashuri ose vret veten ,ose është dhënia e plotë e vetvetes ose harrimi i vetvetes.Ne quajmë dashuri atë ndjenjë që na lidh me qënie të tjera duke iu referuar një mënyre kolektive të të parit, për të cilën librat e legjendat janë përgjegjës. Por nga dashuria unë njoh vetëm atë përzjerje dëshire, dhembshurie e mirëkuptimi që më lidh me një qënie. Kjo përzjerje nuk është e njëjta për një qënie tjetër. Nuk kam të drejtë t’i quaj të gjitha këto përvoja me të njëjtin emër. Kjo më detyron të mos i kryej më të njëjtat gjeste.Dashuria është bujare vetëm atëherë kur e di që është kalimtare dhe e veçantë.
Sunday, July 2, 2017
Trupi
Zoti ta dhuroi hundën që të frymosh,jo që t'i futësh në punët e tjetrit.
Veshët që të dëgjosh,jo të përgjosh.
Sytë për të parë rrugën ku ecën,jo për të vëzhguar hapat e tjetrit.
Gojën për të folur,jo përfolur.
Duart për punë,jo për dhunë.
Këmbët për të ecur,jo për të shtypur.
Zemrën për të kuptuar,jo për të qenë thjesht një copë mishi.
Jetën për të mbjellë jetë,jo për të marrë jetë...