Është një burg i bukur – Bota.
Kudo që të shkosh mos shpreso për një vend më të mirë por një vend më të lehtë për të kaluar jetën që të ka mbetur.
Ajo që na mban gjallë është shpresa se një ditë do fitojmë lirinë.Pa këtë shpresë,pa këtë ndjenjë,pa këtë forcë,pa këtë motiv jeta do të ishte një varrezë masive.
Shpresa është një lule e bukur mbi varrin e dhimbjeve ku,çdo ditë,çdo natë,në çdo kohë ajo ujitet me lotë se do të vijë ajo ditë që çdo dhimbje do shërohet,do ringjallet,do fitojë lirinë për të shijuar vërtetë aromën e kësaj luleje!
Sunday, October 29, 2017
Është një burg i bukur – Bota. Kudo që të shkosh mos shpreso për një vend më të mirë por një vend më të lehtë për të kaluar jetën që të ka mbetur. Ajo që na mban gjallë është shpresa se një ditë do fitojmë lirinë.Pa këtë shpresë,pa këtë ndjenjë,pa këtë forcë,pa këtë motiv jeta do të ishte një varrezë masive. Shpresa është një lule e bukur mbi varrin e dhimbjeve ku,çdo ditë,çdo natë,në çdo kohë ajo ujitet me lotë se do të vijë ajo ditë që çdo dhimbje do shërohet,do ringjallet,do fitojë lirinë për të shijuar vërtetë aromën e kësaj luleje!
Në ato ditë
“Në ato ditë, nuk kishte para për të blerë libra.Ajo çka bënte me kënaqësi ishte të ushqente dhe të jepte ngrohtësi.Ideja se e shihte veten si të nevojshëm për të ndihmuar i jepte një lumturi të veçantë"
Saturday, October 28, 2017
Në këtë botë të gjithën jemi kalimtarë.Mirësia është të kesh njeriun e duhur në këtë udhëtim.Mbi të gjitha të jesh në rrugën dhe mjetin e duhur.
Në këtë botë të gjithën jemi kalimtarë.Mirësia është të kesh njeriun e duhur në këtë udhëtim.Mbi të gjitha të jesh në rrugën dhe mjetin e duhur.
Probleme të jetës
Të gjithë njerëzit kanë probleme,por nuk është ky problemi sepse problemet janë pjesë e jetës.Problem është kur nuk përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemet duke i lënë të shtohen akoma më shumë.Sa më shumë ankohesh për problemet pa menduar për zgjidhjet,aq më shumë shtohen ato.
Zjarri i dashurisë
Pyeti djali babain : " Çfarë është dashuria o ba?"
-O bir,do vijë koha që do e kuptosh.Por po të them diçka :
"Aty ku ka tym ka patur zjarr.Por aty ku ka zjarr do ketë dhe tym.Pa dru,nuk do ketë zjarr por aty ku ka zjarr ka dhe dru.Druri dhe zjarri bashkohen,jetojnë dhe sakrifikohen bashkangjitur, bashkarisht dhe në bashkëpunim duke dhënë dhe marrë në mënyrë reciproke me një qëllim të njëjtë ; të japin ngrohtësi aty ku bën frohtë,të japin nxehtësi aty ku gatuhet,të bashkojnë njerëzit rreth e rrotull.Kur zjarri shuhet,mos kujto se hiri dëshmon mungesë dashurie,por kujto se aty është një histori dashurie e sukseshme,aty ku ka zjarr mos kujto se do zgjatë përgjithnjë,ajo ka kohën e saj.Por,mbi të gjitha,mos kujto se ky zjarr nuk mund të shuhet që në fillim apo në mes.Disa zjarre nuk zgjatin sepse,ose nuk ka qenë druri i duhur ose është zjarri i dobët i cili është fikur nga një frymë e lehtë!
Biri im! Në çdo shkëndijë mos u mashtro,por nëse sheh këtë shkëndijë,ushqeje në mënyrën e duhur.Nëse kjo shkëndijë rritet dhe të kënaq, atëherë sigurohu që ta mbash sa më gjatë derisa të shkruash dhe ti historinë tënde ku të lexohet në hirin e dashurisë tuaj të flaktë"!
Tuesday, October 24, 2017
Njeriu dhe jeta
Njerëzit që më së shumti lëndohen janë ata që lidhen shumë me një gjë.Sa më shumë që lidhen,aq më shumë lëndohen.
Njerëzit që më së shumti zhgënjehen nga jeta janë ata që bëjnë plane afatgjata.Sa më i shkurtër të jetë një plan,aq më shumë do e shijosh jetën.
Njerëzit që më së shumti i humbasin mirësitë e jetës janë ata që i fitojnë në mënyra të gabuara.
Sa më pak fitime të kesh në mënyrë të gabuar,aq më shumë ke për të zbuluar mirësitë që të rrethojnë.
Sunday, October 22, 2017
Rutina e jetës
Kur jemi në pritje për diçka të re, duke shpresuar për mirë,e tashmja na duket një rutinë vrastare.Por kur na ndodh diçka e keqe, atëherë kuptojmë se e tashmja që humbëm ishte një jetë plot mirësi.
Është ideja e asaj që presim nga jeta që na bën të gjykojmë jetën që kemi bërë.
Harresa
Në fund të fundit të gjithë largohen.Ti i sheh teksa po të kthejnë shpinën duke menduar me dhimbje nëse duhet apo jo të vrasësh mendjen për këtë harresë.Do apo jo,dhimbja të detyron të mendosh por jo për faktin që po të harrojnë por për faktin se për çfarë të kujtonin kur ishin pjesë e jetës tënde.
Kupton që ti je me fat që mbete vetëm sepse ti ske nevojë për praninë e atyre që nuk ishin për ty!
Pyeta zemrën
Pyeta zërin në zemrën time :
"O kohë që kalon,ku është dashuria ime?
Harrova veten duke menduar për të."
Pyeta zemrën time ku është prezenca e saj.
Nuk mund ta imagjinoj veten pa ty.
Kërkoj për historinë tonë në çdo mendim timin.
Jam brenda teje, duke dëshiruar për ty.
Eca bashkë me ty si e vërteta.
Ti je në thellësinë e zemrës sime.
Ti je gjysma ime më e mirë dhe bota ime.
Miqësia jote që u kthye në dashuri është melodia që më udhëheq.
Zemra ime kërcen sipas ritmit të kësaj melodie.
Ajo kërkon të vallëzojë me këngën tënde.
Ky udhëtim nuk ndalet vetëm duke të arritur ty.
Ky udhëtim nuk ka lodhje.
Ky udhëtim duhet të jetë me ty.
Nuk ka asnjë rrugë për mua kur ti mungon në të.
Saturday, October 21, 2017
Fjalë të mëdha
Ka njerëz që të dëgjojnë me një kurreshtje të madhe kur u flet me fjalë të mëdha.Nga këto fjalë të mëdha të cilat as vetë nuk i kuptoj plotësisht sepse janë të huazuara dhe të pa hulumtuara kam vënë re se kam ndikuar në besimin e tyre.Ata më besojnë me idenë se jam i interesuar për ta për shkak të bisedave me fjalë të mëdha.
Më lindi ideja intrigante për të shfrytëzuar injorancën e tyre për interesat e mia...😎
Por duke parë besimin e tyre që kishin ndaj meje,më erdhi turp që të abuzoja me ta dhe të thyeja zemrën e tyre kaq naive. 🙄
Mendova,më mirë të fitoj xhepat e tyre apo zemrat e tyre?! Nuk vendosa asnjë nga këto të dyja.
Vendosa të mos të flas më me fjalë të mëdha që të më kuptonin.
Pasi fillova të flisja më fjalë të thjeshta,ata e ndienin veten më të mënçur dhe të ditur se unë sepse ua thjeshtoja idetë me gjuhën e tyre.
Nga injoranca ime dhe nga zgjuarsia e tyre që e kishin por nuk e dinin që e kishin,ata u larguan prej meje me idenë për të përhapur "zgjimin" e tyre...! 🤔
Si thoni,a bëra mirë?!
Wednesday, October 18, 2017
Është fatkeqësi të shohësh njerëz fatkeq.Por më fatkeqësi është kur sheh dikë që i vjen keq për këtë fatkeq pa i bërë asnjë të mirë!
Është fatkeqësi të shohësh njerëz fatkeq.Por më fatkeqësi është kur sheh dikë që i vjen keq për këtë fatkeq pa i bërë asnjë të mirë!
Monday, October 16, 2017
Arsyeja e Dashurisë
Disa janë martuar me dashuri,por gjatë rrugës kjo dashuri ka humbur në rrugë të ndryshme.
Disa janë martuar pa dashuri,por dashuria për njeri-tjetrin ka lindur gjatë rrugës së njëjtë.
Kjo gjë më ka bërë të kuptoj se dashuria është kur ke mijra arsye për t'u ndarë dhe një arsye për të mos e bërë.Të zbulosh arsyen e vetme dhe të të bëjë të qëndrosh me dikë për këtë arsye,kjo është padyshim dashuria e sinqertë!
Sunday, October 15, 2017
Dimri
Dimri po afron por zemra ime është gjithnjë në pranverë përsa kohë që lulja e dashurisë nuk ka për t'u fishkur.
Ajo qëndron gjithnjë e freskët sepse ujitet me lotët e zjarrtë që shkrijnë çdo përpjekje për ta mbuluar me grimcat e akullit "indiferent"!
Zbrazëtia
Jo puls,jo frymëmarrje... zbrazëtia është gjithçka që shikoj.Në një jetë pa ty... zbrazëtia është gjithçka që shikoj.Jo lot,jo shenja...zbazëtia është gjithçka që shikoj.
Tani dhe vdekja po më fton.
Pse kam mbijetuar? Çfarë jam pa ty?Në çdo orë,në çdo vend.Zbrazëtia është gjithçka që shikoj.Hija jote nuk më ndjek më...Në një jetë pa ty...zbazëtia është gjithçka që shikoj.
Luginat duken të mjera.
Rrugët bosh dërgojnë përshëndetjet e tyre.
Humbur në mendime për ty.
Historitë me ty më kthehen në buzë.Humbur në mendime për ty.
Pse kam mbijetuar? Çfarë jam pa ty?
Në çdo kohë,në çdo vend... zbrazëtia është gjithçka që shikoj.
Ti je kudo
Zemra ime e thyer... digjet në flakë.
Kudo që të jesh...ti jeton në zemrën time.
Zemra ime e thyer...rrjedh në valët e tua.
Kudo që të jesh...ti jeton në zemrën time.
Mund të jetosh në këtë botë ose në tjetrën.
Ti je kudo.
Ky është besimi im i vetëm.
Ti je kudo
Përgjithmonë...ti je besimi im i vetëm.
Çdo herë që të kujtoj...më merret fryma.
Qaj nga dëshpërimi.
Lutem që të të shikoj pak.
Pjesë të thyera të zemrës sime... qëndrojnë dhe presin për ty.
Kudo që të jesh...jeton në zemrën time.
Sa herë që ndihem i trishtuar...më bën të qaj sërish.
Kudo që të jesh...ti jeton në zemrën time.
Mund të jetosh në këtë botë... ose në tjetrën.
Ti je kudo.
Ti je kudo!
Saturday, October 14, 2017
Pa ty...
Dhe nëse vjedh shkëndijën nga yjet
Dhe nëse vjedh flladin nga lulet
Ato s'mund të lehtësojnë dhimbjen e mungesës tënde.
Dhe nëse...vjedh ngjyrën nga natyra
Vjedh bekimet nga vendi i shenjtë
Ato nuk mund të lehtësojnë dhimbjen e mungesës tënde.
Kjo botë është plot me të panjohur
Ka vetëm një për mua
Ti je ëndrra që u bë realitet
Do pres për kthimin tënd.
Mos e dhëntë Zoti të të ndodhë ndonjë gjë...
Pa ty,vetmia ndjek çdo hap timin
Unë jam momenti që koha kaloi.
Festa nuk ka ngjyra...pa ty.
Pa ty... sezoni i shirave është i thatë
Dhe nëse...vodha librin e rregullave të jetës,
vodha pjesën e fitimit.
Ato nuk mund të lehtësojnë dhimbjen e mungesës tënde.
Kjo botë është plot me të panjohur,
ka vetëm një për mua
Ti je ëndrra që u bë realitet
Do pres për kthimin tënd
Mos e dhëntë Zoti të të ndodhë diçka...
Monday, October 9, 2017
Risku
Disave u vjen risku si një dhuratë nga nuk e pandehin.
Por fatkeqësisht,ka prej tyre që e humbasin këtë dhuratë sepse...ose nuk dinë ta çmojnë ose nuk janë mirënjohës.Kështu që kjo dhuratë i shkon dikujt tjetër pa kthim...
Prandaj jini të kujdesshëm për gjërat dhe në veçanti për njerëzit që keni pranë sepse njeriu është dhurata më e çmuar që i është dhënë njeriut.
Njeriu pa gjërat bën por njeriu pa njeriun nuk bën dot!
Friday, October 6, 2017
Pyetja
Kush i përgjigjet pyetjeve që fillojnë me " Çfarë" , ky njeri i njeh gjërat.
Kush i përgjigjet pyetjeve që fillojnë me " Pse ", ky njeri i kupton gjërat.
Kush i përgjigjet pyetjeve që fillojnë me " Si ",ky di si shfrytëzohen gjërat.
Filozofia dhe shkenca
Filozofia nuk i përket asnjë shkence por i përfshin të gjitha shkencat.Filozofia në raport me shkencat e tjetra është si toka ku janë mbjellë shumë lloje të ndryshme pemësh,por asnjë pemë nuk mund të pretendojë se kjo tokë i përket asaj peme.
Çdo pemë ushqehet nga kjo tokë me idetë që ka nevojë.
Pra,raporti që ka toka me pemët është " nevoja reciproke". Pa tokë nuk ka pemë,por pa pemë nuk vlen asnjë tokë përveçse të përdoret për varr.
Ndërgjegjja
Ndonjëherë ka qetësi gjithandej por ti je plot shqetësime.
Ndonjëherë ka zhurme kudo por qetesia jote nuk te prishet.
Kjo është ndërgjegjja.
Wednesday, October 4, 2017
Nuk kam dëgjuar kurrë dikë që të mos ankohet nga padrejtësia,por të ankohet nga drejtësia kam dëgjuar vetëm ata që bëjnë padrejtësi.
Nuk kam dëgjuar kurrë dikë që të mos ankohet nga padrejtësia,por të ankohet nga drejtësia kam dëgjuar vetëm ata që bëjnë padrejtësi.
Tuesday, October 3, 2017
Lumturia,dashuria dhe paqja
Nga momenti që pyet se çfarë është lumturia, dashuria dhe paqja,do fillosh të kërkosh përgjigjet në vetvete apo diku tjeter.
Përgjigjet që do gjesh janë ideja e gabuar që të bëjnë të palumtur,të dyshimtë në dashuri dhe të trazuar në paqen shpirtërore. Kjo ndodh sepse nuk mund të përcaktohen nga njeriu se çfarë janë.Ato thjesht duhet të jetohen sepse gjenden vetvetiu në natyrën e njeriut qëkur lind.
Psikologjia
Psikologjia është shkencë e pasigurt në vetvete sepse asnjëherë nuk e pranon vetveten si të plotë.Por është një shkencë shumë e bukur dhe plot interes për njeriun sepse është i ngjashëm me njeriun i cili është i pasigurt dhe i paplotë në natyrën e tij.
Psikologjia është e vetmja shkencë që e marr serjozisht ashtu siç marr veten time.
Duke studjuar veten po studioj psikologji.
Mendimi ndryshe
Nëse nuk pranon mendimin ndryshe, atëherë për çfarë të vlen mendimi që e mbron me kaq fanatizëm?
Kur të jesh i gatshëm të diskutosh me mendimin ndryshe duke argumentuar bindjet e tua,duke i ballafaquar bindjet e tua me të të tjerëve, atëherë je i bindur në të vërtetë se je i sigurt në vetvete për bindjet e tua.
Frika nga ballafaqimi me argumentin ndryshe tregon dobësitë dhe pasiguri në atë që beson.
Jeto, jo me dëshirën për të patur një jetë më të mirë por për të bërë jetën më të mirë të mundshme...!
Jeto, jo me dëshirën për të patur një jetë më të mirë por për të bërë jetën më të mirë të mundshme...!
Shumica e ideve filozofike janë lojra fjalësh.Por janë të vetmet lojra që argëtojnë idetë e njëjta. Këto lojra janë të rrezikshme për një mendje pa ide të qarta!
Shumica e ideve filozofike janë lojra fjalësh.Por janë të vetmet lojra që argëtojnë idetë e njëjta.
Këto lojra janë të rrezikshme për një mendje pa ide të qarta!