Saturday, October 28, 2017

Zjarri i dashurisë

Pyeti djali babain : " Çfarë është dashuria o ba?"
-O bir,do vijë koha që do e kuptosh.Por po të them diçka :
"Aty ku ka tym ka patur zjarr.Por aty ku ka zjarr do ketë dhe tym.Pa dru,nuk do ketë zjarr por aty ku ka zjarr ka dhe dru.Druri dhe zjarri bashkohen,jetojnë dhe sakrifikohen bashkangjitur, bashkarisht dhe në bashkëpunim duke dhënë dhe marrë në mënyrë reciproke me një qëllim të njëjtë ; të japin ngrohtësi aty ku bën frohtë,të japin nxehtësi aty ku gatuhet,të bashkojnë njerëzit rreth e rrotull.Kur zjarri shuhet,mos kujto se hiri dëshmon mungesë dashurie,por kujto se aty është një histori dashurie e sukseshme,aty ku ka zjarr mos kujto se do zgjatë përgjithnjë,ajo ka kohën e saj.Por,mbi të gjitha,mos kujto se ky zjarr nuk mund të shuhet që në fillim apo në mes.Disa zjarre nuk zgjatin sepse,ose nuk ka qenë druri i duhur ose është zjarri i dobët i cili është fikur nga një frymë e lehtë!
Biri im! Në çdo shkëndijë mos u mashtro,por nëse sheh këtë shkëndijë,ushqeje në mënyrën e duhur.Nëse kjo shkëndijë rritet dhe të kënaq, atëherë sigurohu që ta mbash sa më gjatë derisa të shkruash dhe ti historinë tënde ku të lexohet në hirin e dashurisë tuaj të flaktë"!