Saturday, June 30, 2018

Filozofia deterministe


Çfarë nuk ka qenë, nuk ka qenë asnjëherë e mundur.
Çfarë ishte,nuk mund të mos ishte.
Çfarë mund të ishte,nuk mund të ndodhte por nëse mund të ndodhte,nuk mund të mos ndodhte.
Çfarë është,nuk mund të mos jetë.
Çfarë nuk është,nuk ka si mund të jetë.
Çfarë mundet të jetë, nuk mund të mos jetë, por nëse nuk mund të jetë,ajo nuk është.
Çfarë ka për të ndodhë,nuk mund të mos ndodhë.
Çfarë nuk mund të ndodhë,nuk ka si të ndodhë.
Çfarë mund të ndodhë,nuk ka sesi të mos ndodhë,por nëse ndodh, nuk ka si të ndodhte ndryshe.
Nëse mund të kishte ndodhur ndryshe,apo nëse po ndodh ndryshe,apo nëse mund të ndodhë ndryshe...kështu do të ishte sepse nuk mund të ishte ndryshe.

Thursday, June 28, 2018

Moralistët e shtirur bërtasin " si duhet të jemi" pa përmendur faktin "si jemi". Të parët janë punëtorët llafazanë,të dytët janë punëtorët e heshtur.

Moralistët e shtirur bërtasin " si duhet të jemi" pa përmendur faktin "si jemi".
Të parët janë punëtorët  llafazanë,të dytët janë punëtorët e heshtur.

Wednesday, June 27, 2018

Disa fjalë të urta :

"Hallalli i botës të bëhet harrami i kokës."

"E shumta që fitohet padrejtësisht sjell fat të keq.
E pakta që fitohet drejtësisht sjell fat të mirë."

"Toka e marrë me intrigë të kthehet në varrë.
Toka e marrë me meritë të kthehet në arrë."

Sunday, June 24, 2018

Egzistojnë shumë fakte të cilat janë të pamundura të vërtetohen fizikisht por të pranueshme të besohen logjikisht."

Egzistojnë shumë fakte të cilat  janë të pamundura të vërtetohen fizikisht por të pranueshme të besohen logjikisht."

Saturday, June 23, 2018

Gjykimi dhe vlerësimi

Zakonisht njerëzit janë mësuar të gjykojnë tek të tjerët diçka negative,ndërsa tek vetja vlerësojnë diçka pozitive.
Kur gjykon diçka negative tek tjetri,je duke vlerësuar veten me të kundërtën e saj.
Kur vlerëson tek vetja diçka pozitive,para dikujt,je duke bërë një gjykim negativ për dikë tjetër.
Prandaj shohim më shumë gjykues sesa vlerësues.

Anonim

Thursday, June 21, 2018

Është e drejta juaj të jeni si të doni por nuk keni të drejtë të merreni me të drejtat e tjetrit.

Është e drejta juaj të jeni si të doni por nuk keni të drejtë të merreni me të drejtat e tjetrit.

Çfarë ke mbjell atë do korrësh

Nëse nuk ke bukuri në shpirt,asgjë nuk do të  duket e bukur në sytë e tu.
Nëse nuk ke mirësi në zemër,asgjë nuk do të jetë e mirë nga ajo që posedon në dorë.
Nëse zemra jote është bosh,e tillë do të jetë edhe jeta që jeton.
Çfarë ke mbjellë në zemër,atë do korrësh në jetë.

Monday, June 18, 2018

Maturia dhe pjekuria

Maturia dhe pjekuria vjen atëherë...
Kur nuk e lidhni më lumturinë me gjërat materiale.
Kur mësoni ti lini gjërat të ndodhin,sepse nuk i kontrolloni dot.
Kur mësoni të dalloni "nevojën" nga "dëshira".Dhe ta menaxhoni këtë të fundit me kujdes...
Kur të mos keni nevojë ti vërtetoni botës sesa inteligjentë jeni.
Kur jeni në paqe me veten tuaj.
Kur i pranoni njerëzit ashtu siç janë.
Kur ndalni përpjekjet për të ndryshuar të tjerët dhe ndryshoni veten tuaj.
Kur kuptoni se gjithsecili ka të drejtë sipas këndvështrimit të vet.
Kur hiqni dorë nga pritshmëritë dhe jepni vetëm se doni të jepni.
Kur kuptoni se çfarëdo që të bëni,ju e bëni për hir të paqes tuaj të brendshme.
Kur nuk kërkoni miratim nga të tjerët.
Kur pushoni së krahasuari veten me të tjerët.
Kur...

Friday, June 15, 2018

Saturday, June 9, 2018

Erdhe

Ti u bëre rruga ime kur asnjë nuk dukej më në rrugën time... erdhe si një rreze dielli në terrin e natës ku zemra ime ishte mbushur me dhimbje dhe mllef...erdhe dhe e ndriçove shpirtin tim duke i dhënë jetë...erdhe si ajo vesa që ringjall tokën e thatë.
Erdhe si një puhizë e lehtë që përkëdheli shpirtin tim që kish rënë në kurthin e zemërimit...erdhe si një çelës që të çliron nga prangat e inatit...erdhe në çastin kur fryma ime ishte gati-gati e fundit...dhe me frymën tënde më solle në jetë për së dyti  herë...erdhe dhe bashkë me ty do jetojmë si një qënie e vetme...

Tuesday, June 5, 2018

Shpesh herë ankohemi për situatat ku gjendemi por rrallë herë fajësojmë veten për këtë situatë. Jemi ne ata që krijojmë situatat,jo situatat na krijojnë ne.

Shpesh herë ankohemi për situatat ku gjendemi por rrallë herë fajësojmë veten për këtë situatë.
Jemi ne ata që krijojmë situatat,jo situatat na krijojnë ne.

Monday, June 4, 2018

Ka prej njerëzve

Ka prej njerëzve të cilët reagojnë për të treguar që kanë njohuri të vjetra sesa mirënjohje që po mësojnë njohuri të reja.
Ka prej atyre të cilët që zgjedhin të mburen me injorancë sesa të të mburin për dijen.
Ka prej atyre të cilët zgjedhin të të luftojnë me smirë ndaj dijes që ke sesa të zgjedhin të jetojnë në paqe ndaj dijes që përhapet prej teje.
Ka prej atyre të cilët e sulmojnë dijen e dobishme për të bërë biznes me "dijen" e padobishme.

Saturday, June 2, 2018

Pasioni yt

Ajo gjëja që bën, pas punës tënde të ditës, në kohën tënde të lirë, shumë herët në mëngjes, shumë vonë gjatë natës. Ajo gjëja që bën kur je vetëm dhe nuk ka asnjë për të krijuar përshtypje, asgjë për të provuar, nuk duhen para për t 'u bërë, por është thjesht një pasion për të ndjekur.
Kjo është. Kjo është puna jote. Kjo është gjëja që duhet të bësh më shumë dhe me dashuri,kjo është ajo gjë që të rrit,që të mbush me frymë dhe me optimizëm.
Kërkoje atë gjë, kërkoje pasionin dhe jeto me të.
Sepse ti je ajo gjë!

Friday, June 1, 2018

Ëndrrat dhe shpresat

Shumë njerëz nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre.
Të jetosh ëndrrat nuk do të thotë që të jesh në pritje për të shijuar një sukses apo diçka tjetër që e ke pritur, por do të thotë që të vlerësosh të tashmen si diçka që është shumë më e mirë se ajo që mund të kishe dhe, si diçka...më pak të keqe se ajo që mund ndodhte.
Mos mendo se mund të ishe më mirë se sot por mendo se je nuk je më keq sesa mund të ishe.