Saturday, June 9, 2018

Erdhe

Ti u bëre rruga ime kur asnjë nuk dukej më në rrugën time... erdhe si një rreze dielli në terrin e natës ku zemra ime ishte mbushur me dhimbje dhe mllef...erdhe dhe e ndriçove shpirtin tim duke i dhënë jetë...erdhe si ajo vesa që ringjall tokën e thatë.
Erdhe si një puhizë e lehtë që përkëdheli shpirtin tim që kish rënë në kurthin e zemërimit...erdhe si një çelës që të çliron nga prangat e inatit...erdhe në çastin kur fryma ime ishte gati-gati e fundit...dhe me frymën tënde më solle në jetë për së dyti  herë...erdhe dhe bashkë me ty do jetojmë si një qënie e vetme...