Friday, June 28, 2019

Dhëmb si dreqi mike

Dhëmb si dreqi,mike!
Si lapsi rënkues kur gabon
E gabimin sado që ta fshij
Faji i mprehtë letrën shpon.

Në heshtje qaj në fshehtësi
Larg nga njerëzit vrarë njësoj
Si burrat kur vriten nga një dobësi
Të jem shpresë e të mos vajtoj.

Dhimbjen kush ma di
Përveç  të miat duar
Duar që fshijnë dhimbje
Duar që qajnë për mua.!?

Thursday, June 27, 2019

Do dehem

Që nga sot do filloj të bëhem tap duke vrarë jo dhimbjen që të jep jeta por çdo mendim i cili më ka marrë çastet e lumtura të cilat i humba duke shpresuar për një jetë që nuk është e imja !
Jo jo, mos kujtoni se do dehem duke pirë alkool,jo jo këtë e kam kundërshtuar sepse alkooli të shton më tepër dhimbjen dhe rrënimin duke të vjedhur çastet e sotme dhe iluzionin e së ardhmes!
Do bëhem tap duke pirë nga burimi i dashurisë për veten,duke i dhënë vetes kënaqësinë e pijes   e cila buron nga shpirti im i kulluar dhe i pastër,një burim që nuk shterr kurrë përsa kohë që dashuria ndaj vetes nuk thahet kurrë.

Monday, June 24, 2019

Fytyra më e panjohur

Fytyra më e panjohur është ajo që mendoje se e njihje mirë !
Kur e sheh të kujton dikë që mendoje se e njihje mirë,por kur e sheh më mirë,kupton që nuk je i sigurt,kur afrohesh fare pranë,bindesh që kishe të drejtë !

Një mendim, një bindje,një zgjedhje

E gjithë jeta varet nga një mendim,një bindje,një zgjedhje!
Para se të mendosh rreth diçkaje, mëso!
Para se të bindesh për diçka,heto!
Para se të zgjedhësh diçka, zbulo!

Sunday, June 23, 2019

Saturday, June 22, 2019

Psikologu, filozofi

Sociologu është ai që shkon në një ndeshje futbolli për të parë tifozët…
Psikologu është ai që shikon ata që shohin një femër kur u kalon pranë.
Psikiatri është dikush i cili nxjerr në pah marrëzinë e femrës në një turmë meshkujsh!
Filozofi është dikush i cili nxjerr në pah urtësinë e meshkujve në një turmë femrash lakuriq.

Monday, June 17, 2019

Friday, June 7, 2019

Në botën e askundt

Në dashuri të dy dyshuam
Dyshimi zuri vend në zemër
Besimi, sa shpejt u largua
Po vallë,në shpirt pse ajo la emër ?!

Gjaku shpejt na u ftoh
Edhe pse vullkanë jemi
Në qershor jetojmë si nëntor
A mund shkrihen dy botë ekstremi ?

Me lotë të fshehur buzëqeshim
Trishtimin nuk ja falim askujt
Emrin tonë e takojmë  në shpirt
Në shpirt takohemi në botën e askundt.

Wednesday, June 5, 2019

Tema rreth dashurisë

Kur flitet për dashurinë, askush nuk mund të flasë për dashurinë në kuptimin e saj të plotë. Çdo gjë që njeriu mund të mendojë apo shprehë rreth dashurisë është thjesht diçka rreth saj, thjesht ka njohur disa nota të saj. Pjesa tjetër që përzihet me dashurinë është përvojë!