Që nga sot do filloj të bëhem tap duke vrarë jo dhimbjen që të jep jeta por çdo mendim i cili më ka marrë çastet e lumtura të cilat i humba duke shpresuar për një jetë që nuk është e imja !
Jo jo, mos kujtoni se do dehem duke pirë alkool,jo jo këtë e kam kundërshtuar sepse alkooli të shton më tepër dhimbjen dhe rrënimin duke të vjedhur çastet e sotme dhe iluzionin e së ardhmes!
Do bëhem tap duke pirë nga burimi i dashurisë për veten,duke i dhënë vetes kënaqësinë e pijes e cila buron nga shpirti im i kulluar dhe i pastër,një burim që nuk shterr kurrë përsa kohë që dashuria ndaj vetes nuk thahet kurrë.