Wednesday, July 31, 2019

Kur dashuria që të dhurojnë është e madhe,shihni mos keni një zemër të vogël. Kur dashuria që jepni është e vogël, shihni se mos zemra e tjetrit është më e madhe se jotja.

Kur dashuria që të dhurojnë është e madhe,shihni mos keni një zemër të vogël.
Kur dashuria që jepni është e vogël, shihni se mos zemra e tjetrit është më e madhe se jotja.

Saturday, July 20, 2019

Rrugës nga po shkon

Rrugës nga po shkon lër kujtime,jo sende.
Rrugën me të cilin e bën bashko kokën,jo të ndash tokën.
Me rrugëtarin/en  qetësoni zemrat,jo opinionin.

Sunday, July 14, 2019

Një ditë mësova

Një ditë mësova se jeta të mëson atë që të duhet ty për të jetuar sipas mësimeve që ajo të mëson.
Këto mësime të jetës janë kaq shumë të ndryshme dhe kaq shumë të lodhshme sa ndonjëherë të detyrojnë të largohesh nga kjo jetë,pasi të duket se je një nxënës tepër i dobët për të mësuar.
Në një nga netët ku ndjehesha tepër i lodhur e tepër i plogësht nga këto mësime,vendosa të mos mësoja më duke u revoltuar në çfarë do mënyre që mendoja se do më ndihmonte të harroja.
Por sa më shumë i jepja vetes harresë aq më shumë jeta më mposhte duke më dhënë mësime akoma më të forta.
Sa më shumë indiferent tregohesha duke përdorur arsye të ndryshme për jetën që bëja aq më shumë arsye më vinin nga mësimet e jetës se duhet të hiqja dorë nga revolta ndaj jetës dhe rebelimi që kisha ndaj vetes!
Një mëngjes nisem për të kërkuar një mësim për jetën nga një i burgosur. Pas një takimi dhe bisede gjysëm orëshe me të, kuptova mësimin më të rëndësishëm që duhet ta kisha ditur me kohë,por më mirë vonë sesa kurrë themi në!
Pra,ky mësim nga ky takim me këtë të burgosur ishte aq thelbësor sa më ndryshoi gjithçka që dija për jetën.
Ky mësim ishte ; " përqëndrohu në synimin për të cilin Zoti të ka dhënë jetën dhe anashkalo gjërat e vogla që të tërheqin vëmëndjen nga synimi!"

Nuk është e thënë të të mungojë diçka për të qenë dikush që s'je. Ndoshta ke diçka që nuk duhet ta kesh që je ashtu si e mendon veten!

Nuk është e thënë të të mungojë diçka për të qenë dikush që s'je.
Ndoshta ke diçka që nuk duhet ta kesh që je ashtu si e mendon veten!

Saturday, July 6, 2019

Provo pastaj beso

Disa njerëz që ke pranë  janë për të reklamuar veten nëpërmjet teje !
Është si ai që e mban librin jo për të mësuar prej tij por për të krijuar imazhin e një lexuesi tek të tjerët !
Nëse këta persona i vlerëson si lexues,menjëherë do e mbajnë librin përpara teje.
Por nëse u thua se çfarë kanë lexuar,do shohësh që do e fshehin librin nga pas !
Prandaj,asnjëherë mos besoni se gjërat janë ashtu si duken derisa t'i vëni në provë!