Sunday, July 14, 2019

Një ditë mësova

Një ditë mësova se jeta të mëson atë që të duhet ty për të jetuar sipas mësimeve që ajo të mëson.
Këto mësime të jetës janë kaq shumë të ndryshme dhe kaq shumë të lodhshme sa ndonjëherë të detyrojnë të largohesh nga kjo jetë,pasi të duket se je një nxënës tepër i dobët për të mësuar.
Në një nga netët ku ndjehesha tepër i lodhur e tepër i plogësht nga këto mësime,vendosa të mos mësoja më duke u revoltuar në çfarë do mënyre që mendoja se do më ndihmonte të harroja.
Por sa më shumë i jepja vetes harresë aq më shumë jeta më mposhte duke më dhënë mësime akoma më të forta.
Sa më shumë indiferent tregohesha duke përdorur arsye të ndryshme për jetën që bëja aq më shumë arsye më vinin nga mësimet e jetës se duhet të hiqja dorë nga revolta ndaj jetës dhe rebelimi që kisha ndaj vetes!
Një mëngjes nisem për të kërkuar një mësim për jetën nga një i burgosur. Pas një takimi dhe bisede gjysëm orëshe me të, kuptova mësimin më të rëndësishëm që duhet ta kisha ditur me kohë,por më mirë vonë sesa kurrë themi në!
Pra,ky mësim nga ky takim me këtë të burgosur ishte aq thelbësor sa më ndryshoi gjithçka që dija për jetën.
Ky mësim ishte ; " përqëndrohu në synimin për të cilin Zoti të ka dhënë jetën dhe anashkalo gjërat e vogla që të tërheqin vëmëndjen nga synimi!"