Wednesday, November 23, 2022
Jeta...
Friday, November 11, 2022
Askush nuk...
Askujt nuk i shërben një tokë të thatë e pa pemë, përveç atij që varroset në të.
Askush nuk e dashuron një trup të bukur por pa zemër, përveç dikujt që është manjak/e.
Askush nuk e do një vend të pasur por pa shpirtin e miqësisë, ngrohtësisë dhe gjallërisë, përveç atij është koprac.
Askujt nuk i shërben një bibliotekë me libra nëse nuk lexohen, përveç atij që vuan për fasadë.
Askush nuk e shijon një ushqim të shtrenjtë por pa kripë përveç të sëmurit.
Askush nuk e vesh një rrobë të shtrenjtë nëse nuk i rri sipas trupit, përveç atij që është lakuriq.
Askush nuk e refuzon të vërtetën përveç atij që i shërben gënjeshtra.
Shpesh herë, disa njerëz e refuzojnë një të mirë sepse humbasin qetësinë dhe paqen që kanë në atë botën e tyre të thjeshtë.
Shpesh herë, disa njerëz e pranojnë një të keqe nga halli që u ka zënë.
Disa njerëz e pranojnë një të mirë vetëm për ego.
Disa njerëz nuk e refuzojnë një të keqe vetë për të bërë një të mirë më të madhe.
Andaj, mos u nxitoni në përfundime sepse ajo që duket nuk është ajo që është në të vërtetë.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja