Friday, October 7, 2016

Miku

Nje miku im me vodhi diçka,por une nuk u merzita sepse e arsyetova vjedhjen e tij si nje nevoje te madhe per shkak te gjendjes ekonomike te tij.Por fajesova dhe veten time per gjendjen e tij sepse ishte miku im.
Disa te njohur te tjere qe e moren vesh kete gje,filluan te me nxisnin me lloj lloj menyrash qe te gjeja drejtesine.
Por asnje nuk degjova nga ata,dhe i thashe vetem kaq : " Nese ajo qe vodhi ishte e nevojshme per te,atehere le ta gezoje,ja bej hallall,sepse atij i duhej me shume sesa mua.
Une thjesht humba nje send dhe mund ta kem prape.Ndersa ai humbi paqen shpirterore dhe mundesine per te qendruar prane meje".