Sunday, October 2, 2016

Njeriu është

Njeriu është...

Sa e sa herë hidhen hipoteza nga më të ndryshmet,mbi njeriun.Herë shpjegohet që është ajo ç'ka mendon dhe shumë herë të tjera është ajo ç'ka bën.
Që në gjenezë qënja njerëzore mbushet me mijëra filiza,qofshin këto të fundit pjesë të genit mendor po ashtu dhe të atij shpirtëror.Brez pas brezi të gjitha ato që quajta filiza,marrin zhvillim të papërcaktueshëm nga njerëz të zakonshëm,madje edhe nëse shkenca vërtet ka evoluar sërish mund të ketë mangësi në studimin dhe nxjerjen e një konkluzioni mbi atë ç'ka njeriu është.
Për fatin e mirë të qënjes njerëzore,është bërë e mundur që të arrijë të konceptojë,se çfarë ekzaktësisht i bën dëm vetëvetes dhe nga ana tjetër se çfarë mund ti bëjë mirë.
Njeriu është ai për të cilin sakrifikohet,frikësohet,lumturohet e qindra të tjera si këto.Njeriu është ai që ndan të keqen nga e mira,urejtjen nga dashamirësia dhe mbi të gjitha të vërtetën nga gënjeshtra.
Të gjitha këto së bashku përkufizohen nga shumë ideologë,si pjesë të vetëdijes dhe nënvetëdijes së njeriut.Shpesh konkludohet fakti që ky i fundit nuk arrin të logjikojë përsosmërisht.Pikërisht për këtë shumë natyrshëm lind pyetja: "Çfarë mund ti mungojë,për të arritur tek kjo?"
Çuditërisht përgjigjja spumohet dhe asnjëherë nuk konkretizohet.Fakti kryesor për këtë mund të jetë fare mirë mosqëndrueshmëria e njeriut mes raporteve që e rrethojnë.Ngacmimi mendor apo ai shpirtëror prej dikujt tjetër,e bën që në një moment të harrojë se urejtja ekziston apo e kundërta e saj falja,duhet përdorur me masë.
Gjithashtu bashkëveprimi ideal mes qënjes së tij dhe asaj aleate,mund ta bëj atë të dalë edhe jashtë vetes së tij.Kjo pastaj sigurisht që do ketë efektet e saj anësore,tipike për dikë që ka humbur sensin e kontrollit të njëanshëm,pra të vetëvetes dhe ngujimit të tij në skutat e shpirtit shoqërues.Ndodh që rezultatet të jenë të arira në perfeksion,por asnjëherë nuk përjashtohet tjetërsimi i tyre gjatë udhëtimit.Njeriu gjithmonë ka frikë prej zhgënjimit,gjë që e çon detyrimisht në dyshimin vrasës.Megjithatë e rëndësishme është që njeriu sado të bashkëveprojë,sërish i vetmuar është në atë ç'ka realisht mendon.Është shumë e vështirë të takohen dy mëndje të njëjta,madje gati-gati e pamundur.Asnjëherë nuk ndeshesh vetëm me ndershmëri në jetë,aq më tepër me pajtim idesh.Fundja,nga do dallonin qënjet njerëzore,krahas seksit të ndryshëm që kanë.Nuk mjafton vetëm kjo për ti quajtur ato të ndryshme.Njeriu gjithmonë është në kërkim të mbrekullive,i etur për përsosmërinë,e thënë shkurt "i sëmurë prej egos."
Prandaj,për aq kohë sa njeriu është në kërkim të vetëvetes,mundi për të gjetur,se çfarë është ai në të vërtetë...Është diçka gati-gati e parritshme.