Eshte e çuditshme sesa shume perpiqemi te gjejme nje mundesi per te qenê sado pak i lumtur.Dhe sapo e gjejme nje mundesi perpiqemi aq shume me vite te tera,dite e natë, me nje durim te hekurt per ta kapur kete mundesi.Sapo afrohemi duke menduar se e kemi kapur vertete kete mundësi, kjo mundesi na iken nga duart ne nje menyre te cuditshme,ne sekonde.Perpiqemi te kuptojme sesi ndodhi dhe cfare ndodhi ne te vertete por ndjenja e zhgenjimit eshte aq e forte sa nuk arrijme dot qe ta kapim kuptimin e gjithckaje qe ndodhi.Por ajo qe te ben te vuash me shumë nuk eshte ndjenja e humbjes por fakti se shpirti te kerkon nje lloj durimi shume here me te forte per ta perballuar kete humbje sekondare,nje durim me te forte sesa durimi qe ke patur gjate gjithe kohes per te arritur deri aty ku sheh se nuk ke me asgje.Kur them asgje,nuk them vetem per mundesine qe iku por dhe per humbjen e vetes sime,humbjen e gjithe atyre viteve perpjekjeje,humbjen e kohes,humbjen e zemres e cila humbi bashke me mundesine.Per me teper,te vazhdosh te jetosh ditet qe vine me kete ndenjen e humbjes,duke pritur per nje tjeter mundesi te re,te duket sikur po genjen veten se nje dite do jesh vertete i lumtur edhe nese do e kapesh nje mundesi te re.Te jetosh duke pritur nje mundesi te re me ndjenjen e humbjes,me nje zemer te vrare,me nje kujtim ne shpirt, eshte njesoj si te ndertosh nje shtepi te qete mbi varret e vjetra te cilat jane mbuluar nga dheu i harreses.