Një i mençur u pyet se çfarë është politika dhe ai u përgjigj :
" Nëse i referohemi termit politikë,poli-etikë,do të thotë se ka shumë etika të ndryshme.1 % etikë është e vërtetë dhe 99 % janë mashtrime.Pra,e vërteta është një dhe mashtrimet janë shumë.
Nëse njeriu do përpiqej të kuptonte dhe të ndiqte të vërtetën,nuk do përçaheshin njerëzit në politika të ndryshme.Por njeriut në përgjithësi nuk i intereson e vërteta por interesi.Nëse informacionet që dëgjon nga partitë politike përputhen me interesat e tij personale,ai do e pasojë atë edhe nëse do e dijë që nuk është e vërteta dhe e drejta.Sot jetojmë në epokën ku njeriu në përgjithësi nuk interesohet çfarë është e vërtetë dhe çfarë është mashtrim,çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar,sot mendohet se " kush nuk është me ne është kundra nesh dhe kush është kundra nesh është armiku ynë.Ne kemi të drejtë të mbrohemi nga armiku duke e sulmuar dhe që armiku të mos na e marrë atë që kemi,duhet t'ja marrim ne atë që ata kanë "!
Pra,sot mendohet me terma pronore dhe me shifra,njerëzit shihen si numra dhe jeta shihet si pronë.
Friday, April 28, 2017
Politikat
Tuesday, April 25, 2017
Servili
Na mbytën servilat!
Por fajin më të madh nuk e kanë servilat por ata që ua pëlqejnë servilizmin atyre.Prandaj,servilat e përdorin këtë metodë si një nevojë të domosdoshme për të arritur qëllimin që kanë,dhe sepse pa u servilosur nuk fitojnë gjë.
Mëkatet
Nëse mëkatet do binin erë,të gjithë njerëzit do largoheshin nga njëri-tjetri edhe nëse do ishin parfumosur me aromën më të mirë.
Friday, April 21, 2017
Dëshmia e Dashurisë
Në fillim të historisë së dashurisë,mashkulli sheh një femër,e pëlqen,përpiqet me siklet të tregojë dashurinë duke thënë dy fjalë me sforco.
Lodhet lart e poshtë për ta kërkuar,shkon nga shtepia e saj,e kërkon në shkollë ose në punën e saj.Pyet çdo njeri për të.E ndalon në rrugë me frikën se mos bërtet,se mos ankohet në polici,se mos ha ndonjë plumb në fund të fundit.
Gjithsesi,me gjithë këtë presion dhe frikë,vazhdon të dëshmojë dashurinë e tij për të me javë,muaj ndoshta dhe vite...
Përplaset me familjen e tij se ajo nuk është e duhura.Përplaset me familjen e saj se nuk është mashkulli i duhur dhe se nuk ofron asgjë për ta " blerë " jetën e vajzës.
Përplaset me dyshimet e vajzës se mos është duke u tallur.Investon çdo gjë për të dëshmuar dashurinë e tij për të.
Pas shumë e shumë luftrash,konfliktesh,sherresh,pagjumësi,lotë...etj etj...në fund ose përfundon në krahët e dashurisë ose përfundon krahët e vdekjes.
Martesa
Babai donte të martonte djalin :
" O ba,çfarë është martesa?
- Biri im,martesa është një tokë,ti shkon dhe e zapton atë dhe lufton që ta bësh të tënden me ligj,ta rrethosh atë,të ndërtosh aty,të mbjellësh dhe në fund të korrësh frytet.Frytet e kësaj toke varen nga përkushtimi dhe investimi yt me dashuri dhe kujdes.Prandaj duhet të dalësh dhe të kërkosh një tokë të lirë,të pa punuar sepse mundet që toka e punuar të ketë ndonjë ish pronar ose trashëgimtar.
Duhet të gjesh një tokë të lirë dhe ta mbrosh mirë atë që mos të bëhet tokë " shkel e shko.Nëse kujdesesh mirë për atë tokë,ajo tokë do jetë jeta jote dhe ti jeta e saj.
- E kuptova o ba,ti do që të bëhem një pronar i një biznesi me emrin : " Dashuri dhe Familje ".
Wednesday, April 12, 2017
E çuditshme
E çuditshme me disa njerëz :
Lexojnë urtësi por nuk mendojnë me urtësi.
E dinë çfarë është e drejtë por jetojnë duke bërë padrejrësi.
Pësojnë gabime por nuk nxjerrin mësime.
Nxjerrin mësime por nuk heqin dorë nga gabimet.
E shohin veten drejt rrënimit por qeshin me rrënimin e tjetrit.
Punojnë për të jetuar më mirë por humbasin fitimin duke bërë jetën më të keqe.
Ankohen për jetën e keqe por nuk largohen nga shkaqet që të çojnë në atë lloj jete.
Kërkojnë lumturi për veten por mbi fatkeqësinë e tjetrit.
Kërkojnë nga të tjerët dashuri të pastër ndërkohë që vetë janë të njollosur me mashtrime.
Këshillojnë të tjerët që nuk janë në rrugën e duhur,ndërkohë që ata nuk janë të vetëdijshëm për rrugën ku gjendën.
Bërtasin për drejtësi dhe padrejtësitë ndërkohë që nuk kanë frikë nga Zoti.
Tuesday, April 11, 2017
Zemra e dashurisë
Kush mjekon një zemër të lënduar nga dashuria,atë e ndjek lutja e tij në çdo hap të jetës.
Kush lëndon një zemër të pastër me dashuri të shtirur,atë ka për ta ndjekur mallkimi derisa të përjetojë të njëjtën gjë.
Thursday, April 6, 2017
Nëse mendoni
Nëse jeta jote nuk të duhet,jepja dikujt qe ka nevoje.
Ne se jeta jote ishte dikush qe humbe,bëhu e gjalle për dikë tjetër qe jeton me keq se ty.
Ne se mendon se ke humbur gjithçka,kujto se erdhe ne ketë bote pa asgjë,keshtuqë asgjë nuk te përket nga kjo bote,dhe asgjë nuk do maresh nga kjo bote kur te ikesh...
Lulja
Dashuria jonë sa vete dhe po zbehet.E tille është kjo botë por hirin e dashurisë do e hedh në një vazo dhe do e ujit me lotët e lutjeve qe te çele për në boten tjeter.
Shpresoj që kjo dashuri të japë petalet në botën tjetër pasi në këtë botë,lulja e dashurisë sonë u dogj nga helmi i urrejtjes së të tjerëve.
Sunday, April 2, 2017
...ajo rrinte nën..
...ajo rrinte nën ankthin e pritjes duke vëzhguar çdo lëvizje poshtë dritares së shtëpisë.Yjet e qiellit trishtoheshin bashkë me sytë e saj të rënduara nga pritja.Ajo përpiqej të mposhte gjumin me dëshirën e zjarrtë për ta pritur të dashurin me përqafim plot lot e mall.Dhe ashtu,duke qëndruar të përqafuar,ajo ëndërronte që të flinte ne krahët e tij...dhe kështu çdo natë,në pritje,duke ëndërruar,ajo përhumbej në botën e ëndrrave...
Një vajzë...
Një vajzë me të ardhme duhet të shmangë një mashkull me të kaluar.
Një vajzë me të kaluar duhet të shmangë një mashkull me të ardhme.
Qenka dështim i madh që të bëhesh i mirë që të të dojë tjetri.
Qenka dështim i madh që të bëhesh i mirë që të të dojë tjetri.
Saturday, April 1, 2017
Fillimi i çdo dashurie fle me ëndrrat e pritjes,dhe zgjohet me zhgënjimin e realitetit.
Fillimi i çdo dashurie fle me ëndrrat e pritjes,dhe zgjohet me zhgënjimin e realitetit.
Filozofia ime më ka dhënë gatishmërinë për të përballuar çdo kthesë të fatit,përveç dhimbjes në dashuri.
Filozofia ime më ka dhënë gatishmërinë për të përballuar çdo kthesë të fatit,përveç dhimbjes në dashuri.
Sikur jeta
Sikur jeta
Sikur doren kurre nuk m'a pate leshuar,
Mungesen tende ne veten tende besova,durova...
Sikur asnje tregim me fund te keq,
e besova se historia jone do te perfundonte mire,ishte nje genjeshter.
Edhe koha eshte duke u ftohur,e di qe ne kete kohe ke ftohte
te lutem kujdesu,mendo sikur eshte vera.
Te lutem,here pas here me lajmero
mos me ler te pres ne dritare.
Dikush do te vije ne jeten tende
Behu e lumtur,mos e negliszho.
Te lutem,here pas here me lajmero
mos me ler te pres ne dritare.
Dikush do te vije ne jeten tende
Behu e lumtur,mos e negliszho.
Je e pameshirshme,je rebele
Je e padrejte,je hipokrite
Edhe pa mekate edhe mekatare
Sikur jeta...sikur jeta...sikur jeta.
Ti je ti...
Nuk mund te jetoj pa ty
Nuk egzistoj pa ty...
Nuk mund te jetoj pa ty
Nuk egzistoj pa ty...
Nese ndahem nga ty,humb vetveten
Sepse ti je...je ti
Ti je jeta ime
Lehtesimi im,dhimbja ime
Ti je dashuria ime...
Nuk mund te rrime larg nje moment
Jetoj vetem per ty
E gjithe koha ime te dedikohet vetem ty
Nuk mund te jetoj nje moment pa ty
Cdo enderr eshte vetem per ty
Sepse ti je...je ti
ti je jeta ime
Lehtesimi im,dhimbja ime
Ti je dashuria ime...
Kam jetuar vetem per ty
e kam dorezuar veten
besnikeria jote me mbeshteti
me sheroi gjithe dhimbjet.
Fati im lidhet me ty
me ke bere te plote
Sepse ti je...je ti
ti je jeta ime
Lehtesimi im,dhimbja ime
Ti je dashuria ime...
Të njoh...
Të njoh aq shumë sa as ti veten tënde...
I njoh nazet e tua të shoqëruara ndonjëherë me inat të ëmbël.
I njoh kapricot të shoqëruara me dëshirën për përqafime...
I njoh xhelozitë e tua që fshehin shumë dashuri...
I njoh dhimbjet e tua që të japin kënaqësi...
E njoh frikën tënde që të largohet me praninë time...
E njoh shpresën tënde që jeton me frymën time...
E njoh trupin tënd që ujitet me dëshirat e mia...
E njoh syrin tënd që ndriçon loti i mallit...
E njoh gjumin tënd ku shtrëngon fort një ëndërr...
E njoh zgjimin tënd ku ëndrra është e lagur me lot...
Të njoh aq mirë sa as veten më nuk e njoh...