Të njoh aq shumë sa as ti veten tënde...
I njoh nazet e tua të shoqëruara ndonjëherë me inat të ëmbël.
I njoh kapricot të shoqëruara me dëshirën për përqafime...
I njoh xhelozitë e tua që fshehin shumë dashuri...
I njoh dhimbjet e tua që të japin kënaqësi...
E njoh frikën tënde që të largohet me praninë time...
E njoh shpresën tënde që jeton me frymën time...
E njoh trupin tënd që ujitet me dëshirat e mia...
E njoh syrin tënd që ndriçon loti i mallit...
E njoh gjumin tënd ku shtrëngon fort një ëndërr...
E njoh zgjimin tënd ku ëndrra është e lagur me lot...
Të njoh aq mirë sa as veten më nuk e njoh...