Sunday, April 2, 2017

...ajo rrinte nën..

...ajo rrinte nën ankthin e pritjes duke vëzhguar çdo lëvizje poshtë dritares së shtëpisë.Yjet e qiellit trishtoheshin bashkë me sytë e saj të rënduara nga pritja.Ajo përpiqej të mposhte gjumin me dëshirën e zjarrtë për ta pritur të dashurin me përqafim plot lot e mall.Dhe ashtu,duke qëndruar të përqafuar,ajo ëndërronte që të flinte ne krahët e tij...dhe kështu çdo natë,në pritje,duke ëndërruar,ajo përhumbej në botën e ëndrrave...