A do ikësh
A do më harrosh
O moj dashuria ime
Ti, ku do shkosh?
Vetëm do më lesh
Me parfumin tënd
O moj lulja ime
Aromë që më çmënd.
Me gjumin do zihem
Me ëndrrat e mia
O moj prehja ime
Ti je ëmbësia.
Në pritje do të jem
Për kthimin tënd
O moj lule xheneti
Aromë që më çmënd.
#ndalohetkopjimi