Thursday, November 18, 2021

Sy të shtangur

Sy të shtangur
Çalojnë rrëmbimthi 
Midis frikës e shpresës 
Në sekondat e një shkëndije 
Duke luajtur me jetën
Qeshur me imazhin 
Qarë me vetveten 
Në fund të teatrit 
Perdja heq mashtrimin 
E vërteta bindëse 
I gjuan të gjithë 
Me sy të shtangur 

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja