Jeta më mësoi se numri i miqve nuk është aspak i rëndësishëm, ndërsa një mik i vetëm vlen më shumë se të gjithë miqtë që ti i njeh por që nuk të njohin ty.
Jeta më mësoi se respektin e vërtetë e fiton me vlerat që ke, tek ata pak njerëz të cilët duan vlerat por shumica do të shtiren sikur të japin respekt për të ngrënë një copë bukë.
Jeta më mësoi se në fund do mbetesh vetëm me ata që kishin të njëjtin qëllim me ty edhe nëse kam patur ndonjë mosmarrëveshje me të.
Jeta më mësoi se qentë do të lehin edhe nëse u jep mish, që derrat do të duan të të bëjnë pis edhe nëse u dhuron parfum, që lepujt do të tremben edhe nëse qëndrojnë pranë një luani, që dhelprat do bëjnë intriga edhe nëse kanë kopsht me rrush, që njeriu sado që të tregohet ndryshe, vjen momenti që në fund do kthehet në natyrën e tij të vërtetë me të cilën e ka të brumosur shpirtin.
Jeta më mësoi se çdo njeri në fund do të përballet me veten, me veprat e tij, me maskat e tij, me ndërgjegjen e tij, dhe pas vdekjes me Zotin e tij.
#ndalohetkopjimi