Çfarë nuk ka qenë, nuk ka qenë asnjëherë e mundur.
Çfarë ishte,nuk mund të mos ishte.
Çfarë mund të ishte,nuk mund të ndodhte por nëse mund të ndodhte,nuk mund të mos ndodhte.
Çfarë është,nuk mund të mos jetë.
Çfarë nuk është,nuk ka si mund të jetë.
Çfarë mundet të jetë, nuk mund të mos jetë, por nëse nuk mund të jetë,ajo nuk është.
Çfarë ka për të ndodhë,nuk mund të mos ndodhë.
Çfarë nuk mund të ndodhë,nuk ka si të ndodhë.
Çfarë mund të ndodhë,nuk ka sesi të mos ndodhë,por nëse ndodh, nuk ka si të ndodhte ndryshe.
Nëse mund të kishte ndodhur ndryshe,apo nëse po ndodh ndryshe,apo nëse mund të ndodhë ndryshe...kështu do të ishte sepse nuk mund të ishte ndryshe.
Saturday, June 30, 2018
Filozofia deterministe
Thursday, June 28, 2018
Moralistët e shtirur bërtasin " si duhet të jemi" pa përmendur faktin "si jemi". Të parët janë punëtorët llafazanë,të dytët janë punëtorët e heshtur.
Moralistët e shtirur bërtasin " si duhet të jemi" pa përmendur faktin "si jemi".
Të parët janë punëtorët llafazanë,të dytët janë punëtorët e heshtur.
Wednesday, June 27, 2018
Disa fjalë të urta :
"Hallalli i botës të bëhet harrami i kokës."
"E shumta që fitohet padrejtësisht sjell fat të keq.
E pakta që fitohet drejtësisht sjell fat të mirë."
"Toka e marrë me intrigë të kthehet në varrë.
Toka e marrë me meritë të kthehet në arrë."
Sunday, June 24, 2018
Egzistojnë shumë fakte të cilat janë të pamundura të vërtetohen fizikisht por të pranueshme të besohen logjikisht."
Egzistojnë shumë fakte të cilat janë të pamundura të vërtetohen fizikisht por të pranueshme të besohen logjikisht."
Saturday, June 23, 2018
Gjykimi dhe vlerësimi
Zakonisht njerëzit janë mësuar të gjykojnë tek të tjerët diçka negative,ndërsa tek vetja vlerësojnë diçka pozitive.
Kur gjykon diçka negative tek tjetri,je duke vlerësuar veten me të kundërtën e saj.
Kur vlerëson tek vetja diçka pozitive,para dikujt,je duke bërë një gjykim negativ për dikë tjetër.
Prandaj shohim më shumë gjykues sesa vlerësues.
Anonim
Thursday, June 21, 2018
Është e drejta juaj të jeni si të doni por nuk keni të drejtë të merreni me të drejtat e tjetrit.
Është e drejta juaj të jeni si të doni por nuk keni të drejtë të merreni me të drejtat e tjetrit.
Çfarë ke mbjell atë do korrësh
Nëse nuk ke bukuri në shpirt,asgjë nuk do të duket e bukur në sytë e tu.
Nëse nuk ke mirësi në zemër,asgjë nuk do të jetë e mirë nga ajo që posedon në dorë.
Nëse zemra jote është bosh,e tillë do të jetë edhe jeta që jeton.
Çfarë ke mbjellë në zemër,atë do korrësh në jetë.