Nga dy njerëz duhet patur kujdes : " Nga zemërimi i durimtarit dhe nga qetësia e të pafajshmit.
Thursday, March 30, 2017
Wednesday, March 29, 2017
Xhelozia përgjon dhe erën.Besimi qetëson dhe frikën.
Xhelozia përgjon dhe erën.Besimi qetëson dhe frikën.
Sunday, March 26, 2017
Krimet me te medha ndaj njerezimit nuk jane bere me arme por me laps.
Krimet me te medha ndaj njerezimit nuk jane bere me arme por me laps.
Friday, March 24, 2017
Gjithmone sillu me njerezit me parimin: Nese nuk i ben dobi atyre, atehere mos i demto. Nese nuk i gezon ata, mos i hidhero e nese nuk i lavderon, mos i nencmo".
Gjithmone sillu me njerezit me parimin:
Nese nuk i ben dobi atyre, atehere mos i demto.
Nese nuk i gezon ata, mos i hidhero e nese nuk i lavderon, mos i nencmo".
Thursday, March 23, 2017
Te flasesh
Te flasesh per te tjeret eshte e padobishme sepse dhe ata flasin per te tjeret.
Te flasesh per veten eshte e pasigurt sepse dhe te tjeret jane te pasigurt prej teje.
Te flasesh per ngjarjet eshte e paqarte sepse asnjehere nuk te vjen lajmi i sakte apo i plote.
Te flasesh per gjerat duhet te gjesh njeriun kompetent dhe keta jane te rralle.
E vetma gje qe duhet te besh eshte te interesohesh vetem per gjerat qe jane ne interesin tend.
Monday, March 20, 2017
Ku jam...?
Kur gjeta dashurine,humba veten ne dashuri.
Kur humba dashurine,spo e gjej me as veten as dashurine.
Tashmë e lus Zotin qe dashuria te me gjeje mua.
Sunday, March 19, 2017
Te drejtat dhe interesi
Njerëzit janë duke luftuar më shumë për interesat e tyre se sa të drejtat e tyre.Prandaj kane konflikte nderkombetare,politike,shoqerore,familjare,personale...etj.
Nese njerëzit do luftonin per te drejtat e tyre,jeta e tyre nuk do kishte konflikte interesi.
Te drejtat dhe interesi
Njerëzit janë duke luftuar më shumë për interesat e tyre se sa të drejtat e tyre.Prandaj kane konflikte nderkombetare,politike,shoqerore,familjare,personale...etj.
Nese njerëzit do luftonin per te drejtat e tyre,jeta e tyre nuk do kishte konflikte interesi.
Friday, March 17, 2017
Jetojme ne nje kohe
Jetojme ne nje kohe ku veshjen e quajne prapambetje ndersa zhveshjen e quajne art.
Jetojme ne nje kohe ku homoseksualet,pederastet,lesbiket...etj po kerkojne te drejta,ndersa familjet po humbasin per shkak te pamundesise per tu martuar.
Jetojme ne nje kohe ku i degjeneruari dhe pervesi tregon "moral" ne TV,ndersa i moralshmi kritikohet si i prapambetur.
Besimin ne Zot e quajne terror,ndersa terrorizmin e quajne paqe.
Kriminelëve u japin cmime per paqe,ndersa viktimave u japin njollen " terrorist ".
Puneve te zeza u japin fame,ndersa virtytin e burgosin.
Qeverisjen e marrin ne dore te pasurit,jo te arsimuarit,ndersa te arsimuarit ngelen pa pune nga partia.
Politika eshte kthyer ne biznes ndersa biznesi ne politike.
Jetojme ne nje kohe ku gara per armatim po shfaqet se kush do vrase me shume,jo kush do sjelle paqen.
Jetojme ne nje kohe ku ne emer te paqes po mbizoteron lufta,ndersa paqja ngelet nje utopi.
Friday, March 10, 2017
Te ndihesh
Nje dite me kerkove te shprehesha per gjithcka me pak fjale.Keto jane ato fjale qe munda te kuptoja ne veten time.
Te kesh dhimbje ne shpirt dhe te mos mundesh dot ta shprehesh...
Te kesh lot ne sy dhe te duash mos te te pushojne kurre sepse ne kete menyre te clirohet sadopak dhimbja...
Te ndihesh vetmi dhe te mos pranosh askend afer teje...
Te ndihesh i torturuar nga pritja dhe pritja te mos pushoje...
Te ndihesh shpresen por te kesh frike nga zhgenjimi i saj...
Te ndihesh momente gezimi por menjehere te largohesh prej saj...
Te ndihesh deshiren te ecesh perpara por kujtimet te paralizojne vullnetin...
Te ndihesh dashurine e dikujt por e refuzon ate ngaqe nuk mund te duash dike tjeter kur zemra eshte dhuruar njehere...
Te ndihesh dhe te mos mundesh...
Te mundesh por te mos duash...
Te duash por te mos jesh...
Te jesh por te mos kesh...
Te kesh por te mos ndodhe...
Te ndodhe por te mos jetosh...
Kjo eshte nje jetetese midis vdekjes...
Nje paradakos midis te kaluares,te tashmes dhe te ardhmes.!
Tuesday, March 7, 2017
Natyra
Që njeriu të vrojtojë natyrën e plotë të madhështisë së tij të lartë e të plotë duhet ta largojë vështrimin nga objektet e ulëta që e rrethojnë. Të vëzhgojë atë dritë të shkëlqyeshme të vënë si një llambadhe e perjetshme për të ndriçuar universin, derisa toka t’i duket si një pikë përballë rrugës së gjerë të përshkruar prej yllit dhe të habitet sesi ajo e njëjta rrugë e gjerë nuk është veçse një pe shumë i brishtë, krahasuar me atë të përshkruar prej yjeve që lëvizin në qiell. Por nëse vështrimi ynë ndalet aty dhe imagjinata shkon përtej, do të jetë ajo që do të pushojë së menduari para se natyra të rreshtë t’i furnizojë lënde. Asnjë ide nuk i afrohet më. I kemi zmadhuar aq shumë mendimet tona përtej hapësirave të imagjinueshme dhe përballë realitetit do të lindin atome të thjeshta. Eshtë një sferë e pafundme, qendra e të cilit është kudo dhe trajektorja në asnjë vend. Që imagjinata jonë të humbë në këtë vendim është tek e fundit dëshmia më e madhe e ndjeshme e plotfuqishmërisë hyjnore. Pasi ka bërë kthim në vetvete njeriu konsideron respekt atë që ekziston, e sheh vehten të humbur në një cep të harruar të natyrës dhe prej kësaj qelie të vogël ku ndodhet, domethënë universi, mëson t’i japë vlerën e duhur tokës, mbretërive, qyteteve dhe vetvetes.
Monday, March 6, 2017
Zemrat
Dashuria vetveten nuk ia fsheh dot botes
Se çdo zemer perpëlitet dhe qan;
Të gjitha digjen dhe hi bëhen mes shqotes;
Po era me mospërfillje hirin e tyre shpërndan.
Dashuria dhe simpatia
Kur behet fjale per dashurine,asnje nuk e kupton kur dhe si bie ne dashuri.Ndonjehere na duket sikur kemi rene ne dashuri por ne te vertete mund te jete thjesht simpati.Prandaj duhet qartesuar me ndjenjat e tua ndaj dikujt sepse simpatia mund te ngaterrohet shpesh me dashurine , prandaj shume njerez jane ndare dhe zhgenjyer me kalimin e kohes nga nje lidhje.
Lengate zemre
Lengate zemre eshte dashuria,
një bashkim zemrash, - thonë njerëzia.
Një te tillë dhembje ndjen, kur je sëmurë,
nje fshehtesi Ideje,qe se njeh kurrë.
Gjersa s'e dime nga vjen, eshte intime,
origjin e saj na thonë eshtë Divine.
Sa here mundohem ta shkruaj, ta shpjegoj,
nga turpi skuqem, nuk mundem ta tregoj.
Ndonje i ditur rreh që ta shpjegoje,
Po dashurin s'gjen fjalë që ta tregojë.
Nëse nxiton më parë atë ta shkruash
ben prapakthehu edhe fillon të vuash.
Mendimi bije si nje gomar në baltë,
Te dyja i ka ajo, dhe helm, edhe mjaltë.
Si diell refehet,ne bote nuk ka te dyte,
Po ta veshtrosh ne sy,te dhembin syte!
Sunday, March 5, 2017
Njeriu dhe lodra
Cdo njeri e ka lodren e tij.Qeveria ka popullin.Bankat kane qeverite.Kush zoteron bankat,zoteron shtetet.
Saturday, March 4, 2017
Ne pergjithesi meshkujt perpiqen te pushtojne femren pa e joshur. Ndersa femrat e joshin pa e pushuar.
Ne pergjithesi meshkujt perpiqen te pushtojne femren pa e joshur.
Ndersa femrat e joshin pa e pushuar.
Friday, March 3, 2017
Karremi
Buzëqeshja e nje femre ne nje publik ku terheq shikimet e meshkujve eshte karemi i djallit qe viktimizon me shume femren sesa meshkujt.
Thursday, March 2, 2017
Tre mesime qe te bejne te forte psikologjikisht :
Meritoje fitimin.Nese nuk e meriton,mos u streso per ate fitim sepse humbja eshte ne dobine tende.
Humb me arsye.Nese humbja jote eshte e arsyetuar,atehere arsyeja ka per te te drejtuar ne dyer te tjera.
Gjej balancen ne cdo gje.Nese aftesite e tua mesohen te gjejne balancen ne gjithçka,atehere fitimet dhe humbjet nuk jane aq te rendesishme sesa aftesia e balances
Wednesday, March 1, 2017
Bota
Eh ç’u mbush bota me rroba pa njerëz e njerëz pa rroba.
Me njerez lakuriq qe behen te pasur e njerez te varfer qe jetojne lakuriq.
Me njerez qe ankohen se skane cfare te veshin e njerez qe nuk dine cfare te zgjedhin per te veshur.
Me rroba qe po kalben ne dollap pa u veshur e njerez qe po kalben nga veshja qe i tregon te zhveshur.