Që njeriu të vrojtojë natyrën e plotë të madhështisë së tij të lartë e të plotë duhet ta largojë vështrimin nga objektet e ulëta që e rrethojnë. Të vëzhgojë atë dritë të shkëlqyeshme të vënë si një llambadhe e perjetshme për të ndriçuar universin, derisa toka t’i duket si një pikë përballë rrugës së gjerë të përshkruar prej yllit dhe të habitet sesi ajo e njëjta rrugë e gjerë nuk është veçse një pe shumë i brishtë, krahasuar me atë të përshkruar prej yjeve që lëvizin në qiell. Por nëse vështrimi ynë ndalet aty dhe imagjinata shkon përtej, do të jetë ajo që do të pushojë së menduari para se natyra të rreshtë t’i furnizojë lënde. Asnjë ide nuk i afrohet më. I kemi zmadhuar aq shumë mendimet tona përtej hapësirave të imagjinueshme dhe përballë realitetit do të lindin atome të thjeshta. Eshtë një sferë e pafundme, qendra e të cilit është kudo dhe trajektorja në asnjë vend. Që imagjinata jonë të humbë në këtë vendim është tek e fundit dëshmia më e madhe e ndjeshme e plotfuqishmërisë hyjnore. Pasi ka bërë kthim në vetvete njeriu konsideron respekt atë që ekziston, e sheh vehten të humbur në një cep të harruar të natyrës dhe prej kësaj qelie të vogël ku ndodhet, domethënë universi, mëson t’i japë vlerën e duhur tokës, mbretërive, qyteteve dhe vetvetes.