Lengate zemre eshte dashuria,
një bashkim zemrash, - thonë njerëzia.
Një te tillë dhembje ndjen, kur je sëmurë,
nje fshehtesi Ideje,qe se njeh kurrë.
Gjersa s'e dime nga vjen, eshte intime,
origjin e saj na thonë eshtë Divine.
Sa here mundohem ta shkruaj, ta shpjegoj,
nga turpi skuqem, nuk mundem ta tregoj.
Ndonje i ditur rreh që ta shpjegoje,
Po dashurin s'gjen fjalë që ta tregojë.
Nëse nxiton më parë atë ta shkruash
ben prapakthehu edhe fillon të vuash.
Mendimi bije si nje gomar në baltë,
Te dyja i ka ajo, dhe helm, edhe mjaltë.
Si diell refehet,ne bote nuk ka te dyte,
Po ta veshtrosh ne sy,te dhembin syte!