Ka ditë të pafundme
si një dhimbje të mprehtë dhe të thatë
të majmur nga momentet të jetës
që përjetësinë
e shohin në një çast të vetëm
duke u bërë pafundësisht
si pamja bosh në sytë e vdekur.
Ka ditë të largëta që vijnë nga askund
në të cilën duke qenë se nuk ekzistojnë
mençuritë ikin të tmerruar
si fytyra e vdekjes.
Ka ditë që perëndojnë
kur ajo duhet të agojë
kur retë qiellore përgjaken
dhe asnjë yll nuk ju udhëzon
sepse nata ngjan si një vello e vdekjes.
Ka ditë që humbasin
dhe nuk kthehen më
si një frymë e fundit
e një shpirti të dalë
në momentin e vdekjes.
Ka ditë që kthehen
me perëndimin e diellit
me buzëqeshje fëminore
të plakur shpirtërisht
nga rrugëtimi i dhimbjes.
Ka ditë që...
edhe pse ato vazhduan të përsërisnin vetveten
asnjëherë nuk do të kujtohen veçse do mbeten në gjurmët e mbuluara nga pluhuri i harresës.