Wednesday, March 27, 2019

Qeshëm dhe qamë

Sa shumë gjëra ngelën pa thënë
Sa shumë gjëra humbën pa bërë.
Sa shumë punë u nisën me shpresë
Sa shumë ëndrra u fikën nga sy të pabesë.

Qeshëm e qamë për të kaluarën
Qeshëm e qamë për të harruar.
Humbëm në kujtime të vrara
Të tashmen humbëm përpara.

Ëndrra mori pjesë në plane
Ajo na zbukuroi një të ardhme.
Një të ardhme të pabesë
Mbushur plagë derisa të vdesë.

Tuesday, March 26, 2019

Sunday, March 24, 2019

Mos ji sipas pritshmërive të dikujt

Deri më sot nuk kam njohur askënd të më dojë për atë që jam.Secili më ka pranuar për atë që mund të jem për ta!
Nëse nuk je sipas pritshmërive të dikujt,dije se nuk të do për atë që ti je por për atë që mund të jesh për atë.
Të jesh arritja e dikujt do të thotë që të jesh një objektiv që shërben për atë.
Të jesh plotësimi i dikujt do të thotë që të jesh një dashuri e pastër për të.

Wednesday, March 20, 2019

Të gjithë

Të gjithëve po u ngushtohet toka,
Të gjithëve po u mërzitet jeta,
Të gjithëve po u rëndohet zemra,
Të gjithëve po u soset durimi,
Të gjithëve po u vdesin shpresat,
Të gjithëve po u shuhen ëndrrat,
Të gjithëve po u gjakosen shikimet.

Përveç atyre të cilët e dinë se :

Toka është rrugë kalimtare,
Jeta është një sprovë,
Zemrat i kanë lidhur me Zotin,
Durimi është mjet shpërblimi,
Shpresa është Zoti i tyre,
Ëndrrat janë plane të caktuara,
Dhe shikimin e tyre e kanë fokusuar tek Drita e Tij.

Labirinti i jetës

Shpesh mendon për njerëzit të cilët ke njohur në jetë,ata që të kanë lënë në baltë në momentet e vështira por edhe ata që të kanë bërë ky që je dhe fillon të mendosh pse-në e braktisjes dhe çdo gjëje tjetër.
Lodhesh për të qartësuar çdo pyetje sepse mendon se përgjigjet do jenë shplodhëse dhe përfituese për jetën në të ardhmen edhe pse nuk ka asnjë garanci për këtë që mendon se do jetë kështu! Por thjesht ngushëllohesh me idenë se do jetë kështu me shpresën se jeta do marrë një drejtim tjetër.
E futim veten në labirinte të errëta plot mistere dhe intriga ku mund të biesh nëpër gropa të thella në të cilat kanë rënë viktima të tjera para teje,ku sheh lloj lloj fytyrash të cilat mendon se i njeh por janë thjesht maskat ato që ke njohur.
Me atë frikën se mos humbet në kurthet e tyre ti shpreson se mund tja arrish të dalësh në dritën e së vërtetës për të kuptuar përgjigjet që të torturojnë më shumë sesa frika nga kurthet e labirintit.
Nuk ke çfarë të bësh tjetër përveçse të guxosh të ecësh përpara me shpresë. E gjithë vëmendja fokusohet tek drita që do gjesh,ajo të thith gjithë energjinë e jetës tënde,më mirë të themi se kjo vëmendje bëhet vetë jeta që jeton,ndërsa drita të bëhet qëllim!
Dëgjon dhimbje e lot nga puset e thella të viktimave të kurthit,dëgjon ankime të rënduara nga pabesia dhe joshja,por nuk mund tja vë veshin atyre se çfarë më thonë të bëj sepse në thellësi të shpirtit tim dëgjoj një zë që më thotë se duhet të dëgjoj vetëm intuitën time.
Në këtë dilemë vazhdoj të ec me guxim!
Maskat herë pas here ndryshojnë sipas ndriçimit që bie në atë vend të errët.
Nuk nuk mund ti zë besë,nuk mund tja jap dorën,jo,sepse nuk shoh asnjë fytyrë!
Vazhdoj të eci...dhe një moment takoj maska të njohura që kishin dëshmuar dashuri dhe sinqeritet ndaj meje. Po habitem që këto maska qenkan në këtë labirint.
Si arrita ti besoja? Fytyrat e tyre ishin shumë të pastra,të bukura,të sinqerta dhe zëri i tyre ishte shumë i ëmbël.Këtë nuk e kapërdij dot sepse të mësosh se nuk të kanë dashur vërtetë ata që i ke hapur zemrën është zhgënjimi më i dhimbshëm.
Gjithesi,jeta i ka dhe këto dhe si çdo gjë tjetër që kalon,do kalojë dhe kjo me shpresën se nuk do të ndodhë më. Por realisht,ti e di që po gënjen veten nëse mendon se nuk do ndodhë më asnjë zhgënjim në jetë.
Vazhdoj të eci...kam shumë kohë që po ec,vitet po ikin duke kërkuar përgjigjet për të ndriçuar pyetjet. Jeta po ikën dhe mashtrimi më i madh që po kuptoj në momentet e fundit është fakti që jeta po humbet duke kërkuar përgjigjet e pyetjeve...! Në momentin që fillova të kuptoj se mashtruesja më e madhe është jeta në pikëpyetje,trupi im i raskapitur filloi të ndjente vështirësi për të ecur.
Do pyesni ju nëse e gjeta dritën e labirintit apo jo!?
Sigurisht që po,e gjeta! E gjeta pasi mbylla sytë për të mos parë më kurrë atë labirint!

Monday, March 18, 2019

Përhapja e gjërave të kota

Shumë gjëra absurde,budallallëqe dhe idiotësira janë pranuar në shoqëri vetëm se janë thënë dhe shkruar bukur,me një stil letrar,me atë melodinë poetike që të ledhaton veshët dhe të ngjeth mishtë.
Sa shumë filozofira,poezi,ide,gjykime...etj, njerëzit i mësojnë përmendësh,i përhapin me krenari,i diskutojnë me të tjerë me një bindje të flaktë saqë nëse ua kritikon ato,të bëjnë hasëm.
Nëse mendjet e tyre do ishin më kritike,më reflektuese,më të mprehta dhe më të matura,atëherë do fillonin të zbraznin nga koshi i tyre mendor shumë plehra që i kanë grumbulluar gjatë viteve të jetës.
Por,fatkeqësisht,këtë përpjekje e cila kërkon pak mund,një mendjemadh dhe egoist nuk mund ta bëjë sepse atij nuk i intereson e vërteta dhe e drejta por vetja e tij që triumfon ndaj çdokujt.
Ndërsa ai që është i sinqertë do e marrë mundimin dhe do jetë gjithnjë vigjilent ndaj çdo informacioni të zbukuruar.Qofshin këto çdo lloj krijimtarie njerëzore!

Thursday, March 14, 2019

Tha - i thashë

Tha : " Nuk jam i lumtur sepse kam humbur shumë dhe nuk i arrij dot ato që dua ".

I thashë : Nëse nuk je i lumtur me ato që ke,atëherë jepi të gjitha që të jesh i lumtur : Jepja dikujt që bëhet i lumtur me ato që ti ke ; Jepja shtëpinë dikujt që nuk ka strehë, shëndetin dikujt që është sëmurë, familjen dikujt që është jetim,rrobat dikujt që është lakuriq,gatimet që stë pëlqejnë dikujt që ska çtë hajë,rehatin dikujt që është në luftë...etj!

Të gjithë thonë se e duan të vërtetën por shumica pranojnë për të vërtetë atë që u thotë vetëm mendja e tyre. Këtu fillon konflikti!

Të gjithë thonë se e duan të vërtetën por shumica pranojnë për të vërtetë atë që u thotë vetëm mendja e tyre. Këtu fillon konflikti!

Tuesday, March 12, 2019

Aty ku ka...

Aty ku ka dashuri ka prehje.
Aty ku ka prehje ka mëshirë.
Aty ku ka mëshirë ka respekt.
Aty ku ka respekt ka mirëkuptim.
Aty ku ka mirëkuptim ka sinqeritet.
Aty ku ka sinqeritet ka përkushtim.
Aty ku ka përkushtim ka sakrificë.
Aty ku ka sakrificë ka ideal.
Aty ku ka ideal ka moral.
Aty ku ka moral ka parime.
Aty ku ka parime ka nder.
Aty ku ka nder ka vlera.
Aty ku ka vlera ka personalitet.
Aty ku ka personalitet ka përgjegjësi.
Aty ku ka përgjegjësi ka udhëheqës.

Një udhëheqës i drejtë i ka të gjjtha dhe udhëheqësi më i mirë është ai që di të drejtojë në fillim veten e tij,familjen,rrethin shoqëror të tij dhe në fund ky është më meritori për të qenë udhëheqës botëror.

Saturday, March 9, 2019

O zonjë

Nuk mund të jesh e sigurt nga syri i keq,
nëse bukurinë ti nuk e fsheh.
Mund të jesh e sigurt nga syri keq,kur ti të veshësh një shall.
Sepse shikimi juaj anash është si rrufeja në zemrën time.
Oh, mënyra se si skuqeni,
Do të bëjë që dikush të të shikojë ty,
Do jetë i çmendur për ty.
Trupi juaj si ari, pafajësia juaj,
Më ka bërë edhe mua të çmendur për ty.
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, kjo është vetëm ajo që thotë rruga,
Dëgjo,o zonjë e ndërtuar mirë, kjo është mënyra që thotë:
Derdhja e ujit në vijë dhe rruga bëhet e shkatërruar kur hija juaj lëviz si gjethja në pemë.
Sytë tuaj të zbukuruar dhe flokët tuaj janë si thika në zemrën time të pafajshme.
Edhe ajri aromatik bën që zemrat tona të takohen dhe distancat të eliminohen.
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, unë jam dashuria jote,
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, këtë dashnorin tënd,
Është i gatshëm të bëjë gjithçka për ty,
Dhe e kushton gjithë jetën e tij për ty..
Ju jeni mbretëresha e ëndrrave të mia, rinia e këngëve,
Çdo gjë nuk është interesante pa ty, tani.
Ti je një histori, një rrufe, ju jeni jeta,
Çfarë magjie keni hedhur o zonjë?!
Dëgjo, o zonjë e ndërtuar mirë, e pafajshme,
Bukuria juaj ka mbuluar zemrën time si retë.

Lumturinë e shpirtit e gjen duke dhënë,ndërsa lumturinë e xhepit duke marrë!

Lumturinë e shpirtit e gjen duke dhënë,ndërsa lumturinë e xhepit duke marrë!

Monday, March 4, 2019

Dorë e pabesë

Dikur isha gati të mbytesha
në një liqen dhimbjesh...
Një dorë erdhi
Të më shpëtonte.
Më zgjati dorën
Ja zgjata dhe unë
Mendova se shpëtova
U gënjeva...
Nga pamja e saj prej fatkeqeje...
Nga ta dija që ishte dorë e pabesë
E jo një dorë ndihme!?

...nga një liqen dhimbjesh ku gjendesha...
Përfundova në një det lotësh...