Shumë gjëra absurde,budallallëqe dhe idiotësira janë pranuar në shoqëri vetëm se janë thënë dhe shkruar bukur,me një stil letrar,me atë melodinë poetike që të ledhaton veshët dhe të ngjeth mishtë.
Sa shumë filozofira,poezi,ide,gjykime...etj, njerëzit i mësojnë përmendësh,i përhapin me krenari,i diskutojnë me të tjerë me një bindje të flaktë saqë nëse ua kritikon ato,të bëjnë hasëm.
Nëse mendjet e tyre do ishin më kritike,më reflektuese,më të mprehta dhe më të matura,atëherë do fillonin të zbraznin nga koshi i tyre mendor shumë plehra që i kanë grumbulluar gjatë viteve të jetës.
Por,fatkeqësisht,këtë përpjekje e cila kërkon pak mund,një mendjemadh dhe egoist nuk mund ta bëjë sepse atij nuk i intereson e vërteta dhe e drejta por vetja e tij që triumfon ndaj çdokujt.
Ndërsa ai që është i sinqertë do e marrë mundimin dhe do jetë gjithnjë vigjilent ndaj çdo informacioni të zbukuruar.Qofshin këto çdo lloj krijimtarie njerëzore!