Sa shumë gjëra ngelën pa thënë
Sa shumë gjëra humbën pa bërë.
Sa shumë punë u nisën me shpresë
Sa shumë ëndrra u fikën nga sy të pabesë.
Qeshëm e qamë për të kaluarën
Qeshëm e qamë për të harruar.
Humbëm në kujtime të vrara
Të tashmen humbëm përpara.
Ëndrra mori pjesë në plane
Ajo na zbukuroi një të ardhme.
Një të ardhme të pabesë
Mbushur plagë derisa të vdesë.