Shpesh mendon për njerëzit të cilët ke njohur në jetë,ata që të kanë lënë në baltë në momentet e vështira por edhe ata që të kanë bërë ky që je dhe fillon të mendosh pse-në e braktisjes dhe çdo gjëje tjetër.
Lodhesh për të qartësuar çdo pyetje sepse mendon se përgjigjet do jenë shplodhëse dhe përfituese për jetën në të ardhmen edhe pse nuk ka asnjë garanci për këtë që mendon se do jetë kështu! Por thjesht ngushëllohesh me idenë se do jetë kështu me shpresën se jeta do marrë një drejtim tjetër.
E futim veten në labirinte të errëta plot mistere dhe intriga ku mund të biesh nëpër gropa të thella në të cilat kanë rënë viktima të tjera para teje,ku sheh lloj lloj fytyrash të cilat mendon se i njeh por janë thjesht maskat ato që ke njohur.
Me atë frikën se mos humbet në kurthet e tyre ti shpreson se mund tja arrish të dalësh në dritën e së vërtetës për të kuptuar përgjigjet që të torturojnë më shumë sesa frika nga kurthet e labirintit.
Nuk ke çfarë të bësh tjetër përveçse të guxosh të ecësh përpara me shpresë. E gjithë vëmendja fokusohet tek drita që do gjesh,ajo të thith gjithë energjinë e jetës tënde,më mirë të themi se kjo vëmendje bëhet vetë jeta që jeton,ndërsa drita të bëhet qëllim!
Dëgjon dhimbje e lot nga puset e thella të viktimave të kurthit,dëgjon ankime të rënduara nga pabesia dhe joshja,por nuk mund tja vë veshin atyre se çfarë më thonë të bëj sepse në thellësi të shpirtit tim dëgjoj një zë që më thotë se duhet të dëgjoj vetëm intuitën time.
Në këtë dilemë vazhdoj të ec me guxim!
Maskat herë pas here ndryshojnë sipas ndriçimit që bie në atë vend të errët.
Nuk nuk mund ti zë besë,nuk mund tja jap dorën,jo,sepse nuk shoh asnjë fytyrë!
Vazhdoj të eci...dhe një moment takoj maska të njohura që kishin dëshmuar dashuri dhe sinqeritet ndaj meje. Po habitem që këto maska qenkan në këtë labirint.
Si arrita ti besoja? Fytyrat e tyre ishin shumë të pastra,të bukura,të sinqerta dhe zëri i tyre ishte shumë i ëmbël.Këtë nuk e kapërdij dot sepse të mësosh se nuk të kanë dashur vërtetë ata që i ke hapur zemrën është zhgënjimi më i dhimbshëm.
Gjithesi,jeta i ka dhe këto dhe si çdo gjë tjetër që kalon,do kalojë dhe kjo me shpresën se nuk do të ndodhë më. Por realisht,ti e di që po gënjen veten nëse mendon se nuk do ndodhë më asnjë zhgënjim në jetë.
Vazhdoj të eci...kam shumë kohë që po ec,vitet po ikin duke kërkuar përgjigjet për të ndriçuar pyetjet. Jeta po ikën dhe mashtrimi më i madh që po kuptoj në momentet e fundit është fakti që jeta po humbet duke kërkuar përgjigjet e pyetjeve...! Në momentin që fillova të kuptoj se mashtruesja më e madhe është jeta në pikëpyetje,trupi im i raskapitur filloi të ndjente vështirësi për të ecur.
Do pyesni ju nëse e gjeta dritën e labirintit apo jo!?
Sigurisht që po,e gjeta! E gjeta pasi mbylla sytë për të mos parë më kurrë atë labirint!