Wednesday, May 29, 2019

Besimi tek tjetri

Nëse dikush të ka besuar,kjo nuk do të thotë se ai është naiv.
Kjo do të thotë se ai mori guximin për të hedhur një hap të rëndësishëm në jetë,duke mos patur frikë nga dhimbja që sjell zhgënjimi prej teje.
Nëse mendon se je më i/e zgjuar  duke e zhgënjyer besimin që të dha tjetri,atëherë dije se je duke gënjyer veten me këtë ide. Sepse pasojat që do vuash ti për këtë që i bëre dikujt që të hapi zemrën,janë pasoja që nuk kanë për të ndalur ndonjëherë, qoftë në këtë botë qoftë në botën tjetër!

Monday, May 27, 2019

Aty ku...

Aty ku flitet më shumë për çmimin e veshjeve sesa për vlerën e njeriut,
Aty ku përpiqen më shumë për zbatimin e një urdhëri sesa për shqetësimin nëse janë të drejtë,
Aty ku fitimi është i dyshimtë dhe humbja sjell armiqësi,
Aty ku gënjeshtra është metodë pune dhe puna është zanat abuzues ,
Aty ku me përgjegjësitë që kanë marrë përsipër nuk shihet përkushtim ndërsa zemra i frikësohet humbjes së pasurisë,
Aty ku premtimet jepen më lehtë se një përshëndetje dhe përshëndetja jepet sipas oreksit,
Aty ku dituria përdoret me dy standarte ndërsa kritika ndaj atyre që kërkojnë dijen bëhet cilësi dalluese e dijes,
Aty ku janë ndërtuar objekte kulti,objekte leximi,objekte mbledhjeje ndërkohë që këto humbasin adhuruesit,lexuesit dhe këshillin,
Aty ku më shumë shpenzohet për darka në një muaj të shenjtë sesa në një vit për nevojtarët që zgjohen me barkun bosh,
Aty ku shpenzimet e një personi i cili mban e mirëmban makinën e tij i tejkalon shpenzimet mujore të një familjeje,
Aty përgojimet,thashethemet dhe përhapja e një lajmi përdoren për të krijuar një vend dhe për të patur pasues,
Aty ku injorantit i dëgjohet fjala dhe i dituri distancohet nga i dituri,
Aty ku libri ka zënë pluhur ndërkohë që çdo kush pretendon se është i ditur,
Aty dituria përdoret për të qenë në qëndër të vëmendjes dhe nuk shqetësohen që krijojnë përçarje,
Aty ku servilizmi dhe hipokrizia merret si talent ndërkohë që sinqeritetin dhe ndershmërinë e shohin si naivitet,
Aty ku mikun e hedhin poshtë për një fjalë goje dhe të pushtetshmin apo servilin e mbajnë afër për ego,
Aty ku sheh se ushqehet përçarja e jo pajtimi për shkak të mendjemadhësisë,
Aty hallet e tua kritikohen duke të bërë me faj ndërkohë që nuk të ofrojnë kurrë një mbështetje qoftë dhe një fjalë të mirë,
Aty ku prijësi ka dije por e urrejnë sjelljen e tij dhe nuk shqetësohet aspak për opinjonin e tij,

Aty ku vlera po humbet dhe çmimi po ngrihet...
Aty nuk ka më jetë
Aty nuk ka më mirësi
Aty nuk ka arsye për të qëndruar
Aty ka zbritur mallkimi dhe ndëshkimi
Aty pritet së shpejti shkatërrimi total i vendit!

Sunday, May 26, 2019

Heronj mizash

Kemi ngel ushtarë pa atdhe
Luftojmë me armiq imagjinarë
Ditën e kalojmë në kafene
Heronj mizash me gjeneralë !

Thursday, May 23, 2019

" I qeti "

Një person pretendonte se nuk zemërohej kurrë dhe se arrinte të kontrollonte emocionet duke ruajtur qetësinë !

Një person i thotë shokut të tij se mund ta nervozonte atë njeri për dy minuta.
Shoku i thotë se do i japë çdo gjë që kërkon nëse ia del mbanë.

Shkon filani tek ky tipi që nuk zemërohej dhe e pyet :
A zemërohesh ?
- Jo,kurrë nuk zëmërohem !
A mund tju pyes për diçka?
- Po !
Ti nuk zemërohesh apo jo?
- Jo pra !
Ok ! A mund tju pyes!?
- Po pra, pyet !
Por nuk dua të zemërohesh !
- Mos kij merak se nuk zemërohem.
E sigurt ?!
- Po !
Ok ! A mund tju pyes ?!
- Ore njeri,ju thashë që mund ta bëni pyetjen,sa herë do tju them ?!
Më mirë lëre,nuk ju pyes,se e ndjej që do zemërohesh !
Me buzëqeshje të sforcuar 😬 i thotë :  - Unë jam shumë i qetë, prandaj pyet !
Ok,po ju pyes. Ëëëë...Dëgjo,e di si është puna,lëre më mirë se do zemërohesh shumë !
- Jooo,mos ik,nuk zemërohem,bëje pyetjen !
Ok,në rregull ! Ëëëëë... Pa prit pak,po shoh që ju jeni nxehur sepse po shoh në sytë e tu zjarr që të përpin,goja juaj po nxjerr tym,duart po ju djersijnë,trupi po ju dridhet nga nervat.
Ju jeni nxehur që tani,pale tju bëj pyetje !
A nuk është e vërtetë që nuk është nxehur - i thotë një të pranishmit aty që po dëgjonte çdo gjë !?
- Po - i thotë ky !
- Joooo ska mundësi të jem nxehur i bërtet fort ky tipi !
Jo jo jo,nuk jam nxehur ! Prandaj bëj pyetjen shpejt ! Dhe gjuan me pëllëmbë personin tjetër që po dëgjonte ! 🤪

Shoku që kishte vënë bast i thotë që të largohemi urgjent se do hamë ndonjë dru.
Ndërkohë që po iknin me vrap, ai i ndjek por nuk i arrin dot.

Të nesërmen kur dalin përsëri në rrugë,shohin këtë person duke bërtitur dhe duke i thënë kalimtarëve : a jam nxehur unë ?! Kush thoshte " Po " hante pëllëmbën ! 🤣

Ky " i qeti " i pa këta të dy dhe i kapi e u thotë : -
Të lutem,cila ishte pyetja se nuk do zemërohem !
A më jep fjalën që nuk do zemërohesh kur tju pyes ?
Me buzëqeshje i thotë - Poooo ! 😁
Ok,ulu në fillim dhe qetësohu.
Je gati për pyetjen?
- Po !
Në ato çaste që u ul tipi,këta ja futën vrapit përsëri ! 🤣
Ndërsa tipi " i qetë " kaloi në krizë nervore dhe si përfundim " i qeti " përfundoi në spital.

Wednesday, May 22, 2019

Miku im...!

👉Ti që je miku im, mos më trego se ata për mua kanë folur keq.
👉Më trego pse ata në praninë tende kishin guxim të flasin keq për mua!
👉Unë nuk kam nevojë të bësh korrierin duke sjellë lajme, por të bësh mikun duke i mbyllur gojën.
👉Të më mbrosh në mungesë, është më e rëndësishme sesa të më nxitësh të luftoj.
👉Ta frenosh të keqen që në fillim, është më e rëndësishme sesa ta luftosh atë.
👉Të shqetësohesh pse folën keq për mua, është më e rëndësishme sesa të gëzohesh pse flasin mirë.
👉Të tregohesh besnik në mungesën time, është më trimëri sesa të më mbrosh në prani.
👉Miku im, merre pas të keqen që më solle dhe hidhe në koshin e plehrave ku e more.
👉Dhe atij koshi plehrash vëri kapakun që të mos qelbë përsëri dynjanë.
👉Sepse sa më shumë përhapet aroma e tij e qelbur, aq më shumë minj do ti mbidhen përreth.

Tuesday, May 21, 2019

Zemra dhe trupi

Zemra është udhëheqësi i trupit.
Ngjashëm me këtë,si është udhëheqësi do jetë dhe populli.
Nëse udhëheqësi është i prishur, i prishur do të jetë edhe populli.
Nëse zemra është e shëndoshë,e tillë do të jetë edhe trupi.

Po na vjedhin

Jetojmë në një kohë e cila po na vjedh kohën ;
Celulari po na vjedh shoqërinë.
Pritja para semaforit po na vjedh minutat e punës.
Rradhët nëpër zyra po na vjedhin durimin.
Spitalet po na vjedhin shëndetin.
Papunësia po vjedh karakterin.
Qeveritë po na vjedhin gjakun.
Të huajt po na vjedhin pasuritë.
Hipokritët po na vjedhin sinqeritetin.
Injorantët po na vjedhin udhëheqjen.
Pseudo patriotët po vjedhin historinë.
Psedo fetarët po vjedhin fenë.
Bankat po vjedhin jetën.
E djajtë po vjedhin shpirtrat.
Ska mbetur gjë pa vjedhur përveçse të vjedhin veten e tyre!

Thursday, May 16, 2019

Komunizmi Dhe kapitalizmi

Komunizmi është mohim i çdo gjëje të shenjtë.
Kapitalizmi është keqpërdorimi i çdo gjëje të shenjtë.
Në komunizëm njeriu jeton më keq se kafsha.
Në kapitalizëm kafsha jeton më mirë se njeriu.
E para tregon çfarë është, e dyta tregon si jetohet.

Tuesday, May 14, 2019

Të jesh origjinal kudo është arti më i vërtetë!

Shumë gjëra  për të cilat njerëzit kanë frikë t'i shprehin hapur,kanë zgjedhur një tjetër mënyrë veprimi dhe kjo bëhet nëpërmjet shkrimeve,poezive,thënieve,këngëve dhe artit në përgjithësi.
Kjo frikë e cila ka ndrydhur shpirtrat ka deformuar shtyllën e shoqërisë e cila rrezikon të mbetet fare pa shtyllë. Sepse shpirti nuk mund të jetë vetvetja vetëm nëpërmjet artit e cila maskon fytyrën e saj të vërtetë dhe shpesh herë shfaq një lloj hipokrizie tragji-komike.
Nuk them se arti është mjet hipokrizie por po them se nëpërmjet artit po mbulohet me vello hipokrizie ajo fytyrë e vërtetë e shpirtit, që,herë qan në vetmi për të dalë në pah,herë qesh në publik në mënyrë të shtirur për të fshehur dhimbjen e saj.
Pra,përveç artit që na jep mundësinë të shprehim diçka,duhet të zgjedhim dhe mënyra të tjera për të shprehur atë zë shpirtëror të maskuar nëpërmjet artit. Një nga këto mënyra është të qenët vetvetja në jetë,në punë,në shoqëri,në familje,në bashkëbisedim,në intimitet...etj!
Të jesh origjinal kudo është arti më i vërtetë!

Monday, May 13, 2019

Natyra njerëzore

Në natyrën e njeriut qëndron prirja për të gabuar,prandaj duhet të kërkojë falje dhe të falet.
Në natyrën e tij qëndron injoranca dhe padituria,prandaj ai duhet të mësojë. Për sa kohë që nuk e di diçka,justifikimi i tij qëndron dhe është i shfajësuar.
Në natyrën e tij qëndron prirja për dyshim,prandaj herë duhet të qartësohet ky dyshim dhe herë duhet të mos bjerë viktimë e një vendimi dyshues.
Në natyrën e tij qëndron prirja për kopraci,prandaj duhet të balancohet frika dhe shpresa në zemrën e tij.
Në natyrën e tij qëndron dashuria për pushtet,pasuri,femra,fëmijë,prona...etj...prandaj duhet të kujtojë herë pas here përhohësinë e çdo gjëje.
Në natyrën e tij qëndron prirja për të bërë keq,prandaj duhet të luftojë herë me Unin e tij në zemër,herë të luftojë të keqen që sheh me sytë e tij.
Në natyrën e tij shpesh duken dobësitë e tij, nevojat dhe kufijtë njerëzorë,prandaj duhet të forcohet në strehimin e Zotit të tij.

Kush nuk e kupton natyrën njerëzore,ska për të kuptuar asgjë në këtë dynja,sado universitete të ketë.
Nuk është e kotë thënia : " Njih vetëveten "!

Sunday, May 12, 2019

Të gjithë...

Të gjithë mund të lexojnë por pak janë që reflektojnë.
Të gjithë flasin por pak dëgjohen.
Të gjithë shkruajnë por pak dinë të argumentojnë.
Të gjthë diskutojnë por shumica zihen.
Të gjithë shohin por pak vëzhgojnë.

Populli

Mjerë vatani e mjerë mileti,
Popull idiot ishte e idiot mbeti.
Uh,evropë,ti kurv e motit,
Na përçave dje e na përçan sotit.
Shqipëri,të kam dhjerë,
si stë mora vesh njëherë.
Shqiptarë,vëllezër,dje dhe sot,
Për parti të vrasim,të futim në grop...!!!

Saturday, May 4, 2019

Jeto para vdekjes, pas vdekjes jeto. Lëri botës emrin,pa emër mos u largo.

Pa këshillë mos jeto,
Nëse nuk jeton me to,
Me këshilla mos udhëzo.

Vepra jote kandil të jetë
Në dritë nxiri të tjerët
Në errësirë mos rri vetë.

Mençurohu të mençurosh
Udhëtar të jesh,
Me gjurmë të udhëzosh.

Jeto para vdekjes, pas vdekjes jeto.
Lëri botës emrin,pa emër mos u largo.