Tuesday, May 14, 2019

Të jesh origjinal kudo është arti më i vërtetë!

Shumë gjëra  për të cilat njerëzit kanë frikë t'i shprehin hapur,kanë zgjedhur një tjetër mënyrë veprimi dhe kjo bëhet nëpërmjet shkrimeve,poezive,thënieve,këngëve dhe artit në përgjithësi.
Kjo frikë e cila ka ndrydhur shpirtrat ka deformuar shtyllën e shoqërisë e cila rrezikon të mbetet fare pa shtyllë. Sepse shpirti nuk mund të jetë vetvetja vetëm nëpërmjet artit e cila maskon fytyrën e saj të vërtetë dhe shpesh herë shfaq një lloj hipokrizie tragji-komike.
Nuk them se arti është mjet hipokrizie por po them se nëpërmjet artit po mbulohet me vello hipokrizie ajo fytyrë e vërtetë e shpirtit, që,herë qan në vetmi për të dalë në pah,herë qesh në publik në mënyrë të shtirur për të fshehur dhimbjen e saj.
Pra,përveç artit që na jep mundësinë të shprehim diçka,duhet të zgjedhim dhe mënyra të tjera për të shprehur atë zë shpirtëror të maskuar nëpërmjet artit. Një nga këto mënyra është të qenët vetvetja në jetë,në punë,në shoqëri,në familje,në bashkëbisedim,në intimitet...etj!
Të jesh origjinal kudo është arti më i vërtetë!