Monday, May 27, 2019

Aty ku...

Aty ku flitet më shumë për çmimin e veshjeve sesa për vlerën e njeriut,
Aty ku përpiqen më shumë për zbatimin e një urdhëri sesa për shqetësimin nëse janë të drejtë,
Aty ku fitimi është i dyshimtë dhe humbja sjell armiqësi,
Aty ku gënjeshtra është metodë pune dhe puna është zanat abuzues ,
Aty ku me përgjegjësitë që kanë marrë përsipër nuk shihet përkushtim ndërsa zemra i frikësohet humbjes së pasurisë,
Aty ku premtimet jepen më lehtë se një përshëndetje dhe përshëndetja jepet sipas oreksit,
Aty ku dituria përdoret me dy standarte ndërsa kritika ndaj atyre që kërkojnë dijen bëhet cilësi dalluese e dijes,
Aty ku janë ndërtuar objekte kulti,objekte leximi,objekte mbledhjeje ndërkohë që këto humbasin adhuruesit,lexuesit dhe këshillin,
Aty ku më shumë shpenzohet për darka në një muaj të shenjtë sesa në një vit për nevojtarët që zgjohen me barkun bosh,
Aty ku shpenzimet e një personi i cili mban e mirëmban makinën e tij i tejkalon shpenzimet mujore të një familjeje,
Aty përgojimet,thashethemet dhe përhapja e një lajmi përdoren për të krijuar një vend dhe për të patur pasues,
Aty ku injorantit i dëgjohet fjala dhe i dituri distancohet nga i dituri,
Aty ku libri ka zënë pluhur ndërkohë që çdo kush pretendon se është i ditur,
Aty dituria përdoret për të qenë në qëndër të vëmendjes dhe nuk shqetësohen që krijojnë përçarje,
Aty ku servilizmi dhe hipokrizia merret si talent ndërkohë që sinqeritetin dhe ndershmërinë e shohin si naivitet,
Aty ku mikun e hedhin poshtë për një fjalë goje dhe të pushtetshmin apo servilin e mbajnë afër për ego,
Aty ku sheh se ushqehet përçarja e jo pajtimi për shkak të mendjemadhësisë,
Aty hallet e tua kritikohen duke të bërë me faj ndërkohë që nuk të ofrojnë kurrë një mbështetje qoftë dhe një fjalë të mirë,
Aty ku prijësi ka dije por e urrejnë sjelljen e tij dhe nuk shqetësohet aspak për opinjonin e tij,

Aty ku vlera po humbet dhe çmimi po ngrihet...
Aty nuk ka më jetë
Aty nuk ka më mirësi
Aty nuk ka arsye për të qëndruar
Aty ka zbritur mallkimi dhe ndëshkimi
Aty pritet së shpejti shkatërrimi total i vendit!