Wednesday, September 1, 2021

Disa

Sa e çuditshme kjo jetë;
Disa njerëz që i kemi përpara syve gjenden larg zemrës, disa që janë larg syve i kemi shumë pranë zemrës.
Disa njerëz që i kemi familjarë na duken të huaj dhe disa të huaj na duken tepër familjarë.
Me disa që janë larg flasim sikur të jenë pranë, ndërsa ata që janë pranë nesh i kemi harruar sikur të jenë shumë larg.
Disa njerëz i humbasim edhe kur janë prezentë, disa i kemi prezentë edhe pse i kemi humbur.
Disa i duam edhe pse nuk na duan, disa na duan edhe pse nuk i duam.
Disa i kujtojmë edhe pse na kanë harruar, disa i kemi harruar edhe pse na kujtojnë.
Disa jetojnë me kujtime, disa harrojnë jetojnë.