Saturday, January 22, 2022

Rebeli

Albert Kamus thotë se një rebel është ai që i thotë "Jo" çdo gjëje nga ligjet.

Shumica e njerëzve janë rebelë të cilëve u pëlqen rreziku, u pëlqen emocioni që fitojnë nga kundërshtimi dhe thyerja e ligjeve dhe rregullave. Ata nuk pëlqejnë thjesht veprimin si veprim por aksionin që i bën të ndihen rebelë, sepse u jep idenë e lirisë që thyen kufijtë ligjorë, njerëzorë dhe moralë. Psh: ata rrezikojnë të pinë drogë, jo sepse kjo është e mirë por sepse droga është e jashtëligjshme dhe u jep ndjesinë e madhështësisë, gjë që rezulton fatale. Disa të tjerë zgjedhin rreziqe të tjera sipas mundësive dhe aftësive; dikush tradhëton seksualisht, jo sepse i pëlqen por sepse ndihen superiorë, ndiejnë emocionin e fortë që i jep gjallëri, gjë që përfundon në skandal të rëndë!
Mirëpo lind një pyetje: nëse nuk do kishte ndalesa ligjore dhe morale për të gjitha këto veprime, pra, nëse tradhtia nuk do përfundonte me divorc dhe do vazhdonin jetën qetësisht pa e përcaktuar si tradhëti, a do kishte një emocion të fortë ky veprim? Nëse droga do ishte e ligjshme dhe të mos dënohej askush, a do kishte kënaqësi dhe a do ishte bërë e njohur duke i vendosur çmime marramendëse?

Kënaqësia e rremë dhe aksioni emocional është manipuluar në mënyrë të tillë që sa më shumë të kundërshtohet me ligj, aq më shumë do e veprojnë rebelët të cilët nuk kanë pjekurinë për ta kuptuar në kohë.

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja