Thursday, January 20, 2022

Të falësh

Të falësh nuk është thjesht një fjalë goje; falja është reflektim për të kaluarën me qëllim që mos të ndodhë përsëri; falja është të duash të jetosh të ardhmen pa zemërimin e së kaluarës; falja është të shkulësh shkurret e inatit dhe të mbjellësh lulet e mirësisë; falja është të mbash zemrën të qetë që e ke falur dikë, jo sepse meritonte faljen tënde por sepse falja që i bën dikujt e qetëson ndërgjegjen tënde; të falësh do të thotë se vuajtjes e të kaluarës bëhen mësime për të ardhmen, jo hakmarrje ndaj tjetrit; të falësh do të thotë se je i ndërgjegjshëm që dhe ti je gabimtar i cili meriton falje; të falësh do të thotë se zemra jote nuk ka ego dhe nuk e kujton më të kaluarën përsëri...
Të falësh nuk është thjesht një fjalë goje por një mal me vepra që dëshmojnë një zemër të mbushur me cilësi dhe virtyte madhështore të cilat i mbart vetëm dikush që është me të vërtetë Njeri! 

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja