Thursday, April 14, 2022

E pashë

E pashë jetën në rrezet e diellit,
E pashë vdekjen kur nata e rrëmbeu.
E pashë buzëqeshjen në kafshatën e të uriturit,
E pashë lotin sytë që thoshin lamtumirë.
E pashë mallin në padurimin e krahëve,
E pashë indiferencën në fytyrat e ngrira.
E pashë dashurinë në pëshpëritje netësh,
E pashë urrejtjen në nofullat e mëkatit.
E pashë mikun në karrigen e pushtetit,
E pashë armikun në varrin e sinqeritetit.
E pashë lakminë në vëllazërinë e vrarë,
E pashë urinë në drejtësinë e tregtisë.
E pashë pabesinë në premtimet pa stuhi,
E pashë besnikërinë në luftën kundër vetes.
E pashë diturinë në veprat e bukura,
E pashë injorancën në predikues pa vepra.
E pashë paqen në zemrat e dashuruara,
E pashë luftën në sytë e zilisë.
E pashë fillimin e suksesit në sinqeritet,
E pashë fundin e gjithçkaje në kotësi.

NATËN E MIRË MIQ TË LIBRIT

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja