Saturday, April 30, 2022

Porta e gabuar

Pak melhem kërkova diku
Dhimbjen ta lehtësoja sadopak
Si dhuratë helmin e përbuzjes mora 
Se në adresë të gabuar trokita.
Turpin si këmishë të japin
Që fajin ta mbash si gur në qafë
Dhe kur me veten të flasësh vërdallë
E kur të veçohesh në mendimet e tua
Me pyetje pa fund e pa përgjigje
Ata do shohin nga larg diku,
Do lehtësohen duke të quajtur të marrë.
Kur rruga të mbyllet e drita fillon të zbehet
Kur loti thahet e dhimbja bëhet ushqim
Kur vetmia të bëhet shok e varri shpëtim
Kur vdekja të jep shpresën e shpëtimit
Dhe kur fryma të duket e tepërt
Atëherë e vetmja portë shpëtimi është Mëshira e të madhit Zot.