Racionalisti beson se toka i është dhënë njeriut për shfrytëzim. Armiku i tij më i madh është vdekja, mendimi se jeta dhe vepra e tij është e paqëndrueshme. Kur nuk arrin ta heqë mendjen nga vdekja ai kërkon rrugëdalje tek veprimtaria, duke i kundërvënë vdekjes ambicje të dyfishta: të mirash materiale, ligjesh, sundim të realitetit përmes arsyes. Besimi i tij tek pavdekësia përkon me besimin në përparim: si unazë aktive e zinxhirit të përjetshëm të përparimit ai beson se ka shpëtuar nga zhdukja.
Qarja dhe dhimbja janë përgjigjet tona të para e të natyrshme për vdekjen e një personi të dashur për ne. Ato na ndihmojnë në trishtimin dhe humbjen tonë, por nuk mjaftojnë për të na mbajtur të bashkuar me të ndjerin, që edhe ne të vetsakrifikohemi. Kjo realizohej në primitivitet me kultin e të vdekurve: dhurata, përkujdesje për varret, monumente, lule. Sidoqoftë, kulti i të vdekurve duhet të gjejë vend në shpirtin tonë, në mendimet, kujtimet, në rikrijimin e qënies së dashur brenda nesh. Po t'ia arrijmë kësaj, atëherë i ndjeri do të vazhdojë të jetë përkrah nesh, figura e tij do të ketë shpëtuar dhe do na ndihmojë ta bëjmë dhimbjen forcë.
Fakti që një njeri i mençur, i virtytshëm, dhe i gjallë, sakrifikon të gjitha dhuntitë e forcat e tij për të fituar para apo në shërbim të një partie politike, jo vetëm shfaqet si e mundur por edhe si diçka e drejtë e normale për sytë e gjithsecilit. Askujt si shkon ndërmend se ai mund t'ua kushtojë këto dhunti e forca grave dhe dashurisë. Nga Amerika më borgjeze e shtresës së mesme deri tek socializmi më i kuq sovjetik, në çdo konceptim të botës me të vërtetë "moderne" dashuria luan veçse rolin e papërfillshëm të një mjeti kënaqësie, porse për rregullimin e kësaj gjendjeje do të mjaftonin disa rregulla higjenike.
Edhe në art, dashuria është diçka e çuditshme: arrihet atje ku s'shkon dot kultura, intelekti e kritika; ajo lidh gjëra tepër të largëta mes tyre, afron më të vjetrën me më të renë, kapërcen kohën, duke vënë gjithçka në marrëdhënie me qendrën e saj, vetëm ajo krijon siguri, vetëm ajo ka të drejtë, pse ajo nuk do që t'i japin të drejtë.

Fantazia dhe aftësia për t'u njëjtësuar s'janë veçse forma të dashurisë.
Eshtë një e fshehtë e thjeshtë dhe interesante e mençurisë morale të çdo kohe, që çdo akt vetmohimi, çdo formë pjesmarrjeje dhe dashurie na bën më të pasur, ndërkohë që çdo përpjekje e shkapërderdhur për të përfituar dhe për pushtet na bën më të varfër dhe më të pafuqishëm. Indianët e kanë zbuluar dhe na e mësojnë këtë, po kështu dijetarët grekë dhe më vonë Jezusi, e pas tyre edhe mijëra dijetarë e poetë, veprat e të cilëve i kanë qëndruar kohës, ndërkohë që mbretër e perandori të atyre epokave janë zhdukur e harruar. Ju mund të mbani anën e Jezusit apo Platonit, Shilerit apo Spinozës, e në çdo rast kjo është mençuria më e madhe që as pushteti, as pasuria, as dija nuk të lumturojnë, përveçse dashuria. Çdo formë vetmohimi, çdo mohim që bëhet për hir të dashurisë, çdo keqardhje, çdo vjetërsim edhe pse mund të duket si shprishje, një vjedhje që i bëhet vetvetes, në fakt është pasurim dhe fuqizim, është e vetmja rrugë që të çon përpara. Kjo është një këngë e vjetër, unë jam këngëtar pavlera dhe një predikues i keq, por të vërtetat nuk plaken kurrë, kudo e gjithnjë janë të tilla, kur predikon në shkretëtirë, kur këndohen në poezi apo kur botohen në gazetë.
Me dashurinë ndodh si me artin: kush arrin të dojë më pak pushtetin është më i varfër dhe meskin se ai që merr zjarr për hiçgjë.
Nëse kemi mundësi të bëjmë më të lumtur dhe më të qetë një qenie njerëzore, duhet ta bëjmë në çdo rast.
Përvoja tregon se të duash dhe të njohësh janë pak a shumë e njëjta gjë, se njeriu që do më shumë është ai që njeh më mirë.
Dashuria s'duhet të lutet, as të kërkojë. Dashuria duhet të ketë forcë të arrijë në vetëdijen e saj. Atëherë nuk do të pësojë, por do të ushtrojë tërheqje.
Ai kish dashur dhe me të kish zbuluar vetveten. Por pjesa dërmuese e njerëzve dashurojnë që të humbasin vetveten.
Pa dashur veten nuk mund të duash të tjerët. Urrejtja për veten është plotësisht e njëjtë me egoizmin e tejskajshëm dhe të shkakton të njëjtin izolim të tmerrshëm, të njëjtin dëshpërim.
Që dy persona të krijuar për njëri-tjetrin të jetojnë bashkërisht në paqe është më e rrallë dhe më e vështirë se çdo arritje etike apo intelektuale.
E çdo të ishin arsyeja dhe kthjelltësia pa provuar dehjen, çdo të ishte kënaqësia e shqisave sikur pas tyre të mos ishte vdekja, e çdo të ishte dashuria pa luftën e përjetshme shkatërruese të sekseve.
Kam mësuar parasëgjithash se xhinglat e modës dhe luksit nuk janë vetëm rrangullina të kota a sajesa të prodhuesve dhe shitësve makutë, por janë një univers objektesh të bukura e të shumëllojshme ku secili prej tyre ka si qëllim t'i shërbejë dashuries, të mprehë shqisat, të gjallërojë mjedisin e amullt dhe të të pajisë me organe të reja magjepsëse, që nga parfumi e pudra deri lock këpucët e ballos, unaza, kutia e cigareve, rripi dhe çanta. Ajo canle s'ishte vetëm çantë, kuleta s'ishte vetëm kuletë, lulet nuk ishin lule, erashka s'ishte vetëm erashkë, gjithçka ishte material plastik i dashurisë, i magjisë, i eksitimit, ishte lajmëtari, kontrabandisti, arma, thirrja për luftë.
Pjesa më e madhe e gjërave që ndodhin në jetë, edhe pse nxirren të tjera pretekste, bëhen për shkak të grave.
Unë jam ithtar i tradhtisë, ndryshimit, fantazisë. S'kam ndërmend ta gozhdoj dashurinë time në asnjë pikë të tokës. E quaj atë që ne duam, gjithnjë, vetëm alegori. Aty ku dashuria jonë mbetet për një kohë të gjatë dhe shndërrohet në besnikëri e virtyt, më shtie në dyshime.
Mund të imitohet e falsifikohet bota mbarë, veç dashuria jo. Dashuria nuk mund të vidhet, ajo jeton vetëm në zemrën që di të jepet me të gjitha forcat, ajo është burimi i çdo arti.
Njerëzit nuk paguajnë lehtë me besim dhe dashuri, parapëlqejnë të paguajnë me mall e para.
S'ka dështim më të madh sesa të gjykosh mbi dikë që dashuron. Këto lloj mendimesh ngjajnë me disa këngë popullore a luftarake në të cilat flitet për mijëra gjëra por refreni hyn kokëfortë, e aty ku stonon.
Të analizosh botën, ta përbuzësh atë, mund të jetë diçka prej mendimtari të madh, megjithatë mua më intereson vetëm të arrij ta dua botën, të arrij ta shoh atë, veten dhe të gjitha qëniet me dashuri, admirim e përnderim.
Gjithçka që na ka bërë për vete mbivlerësohet prej nesh, e pikërisht për këtë ka nevojë ndonjëherë edhe për kritika, sepse e gjallë dhe e vlefshme është vetëm dashuria, jo objekti që na ka bërë për vete.

Ndonjëherë mundohem të besoj që njerëzit e lumtur janë të mençur klandestinë, edhe pse në pamje të parë duken budallenj. A ka gjë më idiote e që të heq lumturinë sesa inteligjenca?
Aty ku dy monopate takohen miqësisht, mbarë bota, për një orë shndërrohet në atdhe.
Vlerësimi i lartë i çastit, nxitimi si arsyeja më e rëndësishme e mënyrës tonë të jetesës, padyshim është armiku më i rrezikshëm i gëzimit. Parulla është: sa më shumë të jetë e mundur, në sa më shpejt të jetë e mundur. Nga kjo zë fill një zbavitje gjithnjë e më e madhe dhe një gëzim gjithnjë e më i vogël.
Gjëja më e bukur në çdo gëzim është se ai vjen pa e merituar dhe se nuk mund të blihet kurrë.
Dëshira për lumturi e njerëzve të rëndomtë e budallenj nuk është aspak shenjë e një fati të paracaktuar. Ndoshta çdo njeri, edhe pse jo me të njëjtën vetëdije, brenda vetes ka zili për lumturinë e atyre që ka një shkallë sipër apo poshtë vetes. Ndoshta çdo jetë ia ka zili tjetrës kështu fati i secilës prej tyre duket më i rëndë se të tjerët.
Kur një rreze dielli, nga një qiell i zymtë bie mbi një rrugicë qorre, nuk interesohet në çka prek: copërina shisheje, shpalljen e grisur në mur apo pëlhurën në kokën e një fëmije. Ajo sjell dritë, sjell magji, shndërron dhe shpërfytyron.
Parajsa njihet si e tillë vetëm kur na përzenë prej andej.
Bukuria e tejskajshme ka gjithnjë vetinë, që përveç kënaqësisë, provon edhe një lloj trishtmi a frike.
Lumturinë mund ta kesh vetëm deri atëherë kur nuk duket.
Lumturia ime është njëlloj si e fshehta e ëndrrave, qëndron në lirinë e të provuarit në të njejtën kohë, të çdo gjëje që të shkon ndërmend, në lojën e shkëmbimit mes së brendshmes dhe së jashtmes, në zhvendosjen e hapsirës dhe kohës si ndër kuinta.
Për të provuar lumturinë nevojitet parasëgjithash pavarësia nga koha, pra nga frika dhe shpresa, por dhe pjesa dërrmuese e njerëzve, me kalimin e viteve e humbet këtë aftësi.
Mendoje veten si një liqen i thellë me një sipërfaqe të vogël. Sipërfaqja është vetëdija. Atje është kthjelltësi, atje vepron ajo që ne e quajmë mendim. Por ajo pjesë e liqenit që përfaqëson kjo sipërfaqe ë të jashtëzakonisht e vogël. Ka gjasa të jetë pjesa më e bukur, më interesante, sepse kur puqet me ajrin dhe dritën, uji gjallërohet, shndërrohet, pasurohet. Por vetë pjesët e ujit që qëndrojnë në sipërfaqe ndërrojnë paprerë: ngjiten nga fundi, nga maja zbresin në humnerë, formojnë shtjella, nivelime, zhvendosje. Çdo pjesë e ujit kërkon të dalë në sipërfaqe. Ashtu si liqeni që përbëhet nga uji edhe Uni apo shpirti ynë (nuk është çështje termash) përbëhet nga mijëra e miliona pjesë, të një tabani që rritet e shndërrohet paprerë me kujtime e përshtypje. Ajo që arrin të shohë vetëdija jonë është vetëm një sipërfaqe e vogël. Pjesën pambarimisht të madhe të përmbajtjes, shpirti sarrin ta shohë. E megjithatë mua më duket i pasur, i shndritshëm dhe i aftë për të qenë i lumtur, ai shpirt që përparon vazhdimisht drejt një shtegtimi dhe shkëmbimi nga errësira e thellë tek zona e dritës. Pjesa më e madhe e njerëzve ruajnë në vetvete me mijëra gjëra, që kurrë nuk dalin në sipërfaqe. gë kalben dhe torturojnë brenda vetes. Për këtë arsye këto gjëra vazhdimisht dëbohen nga vetëdija, shihen me dyshim dhe frikë. Kuptimi i çdo morali del drejtpërsëdrejti: kur vlerësohet si i dëmshëm nuk duhet të dalë kurrë në sipërfaqe. Por asgjë s'është e dëmshme dhe asgjë s'është e dobishme, gjithçka është e mirë ose gjithçka është indiferente. Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që s'mund të dalin në dritë. Po të dilnin, thotë morali, do të ishte fatkeqësi. Por ndoshta do të ishte fat! Prandaj gjithçka duhet të dalë në dritë dhe njeriu që i nënshtrohet moralit varfërohet.
Një pjesë të magjisë së saj bukuria e merr nga kotësia,
Me gjithë detyrat, moralet dhe rregullat që kemi mbi shpinë, rrallë i japim gëzime njëri-tjetrit, sepse s'arrijmë dot të lumturojmë vetveten. Njeriu do të jetë "i mirë" vetëm atëherë kur është i lumtur.
Lumturi dhe dashuri, asgjë tjetër veç tyre. Kush mund të dashurojë është i lumtur.

Thënie të zgjedhura për humorin dhe humoristët
1)Humorizmi mbetet gjithnjë, në njëfarë mënyre, borgjez, edhe pse borgjezi i mirëfilltë është i pazoti ta kuptojë.
2)Të jetosh realitetin sikur të ishte i tillë, të respektosh ligjin dhe njëkohësisht ta mbizotërosh atë, të zotërosh sikur të mos zotërosh asgjë, të heqësh dorë sikur të mos jepje dorëheqje: vetëm humorizmi është në gjendje të realizojë gjithë këto kërkesa, njëkohësisht të parapëlqyera dhe të përforcuara nga një dije e thellë e jetës.
3)Sa më i madh të jetë komiku, aq më e frikshme dhe e mjerueshme është shprehja e budallallëkut që ai jep në formë komike dhe aq më shumë është e nevojshme të qeshim! Me sa dëshirë qeshin njerëzit! Nisen nga lagjet e largëta të periferisë, nëpër të ftohtë, shpenzojnë para, presin gjatë dhe kthehen në shtëpi pas mesnate vetëm për të qeshur pak.
4)Humorizmi, një kristal që rritet vetëm në dhimbjen e thellë e të vazhdueshme. Njerëzit normalë habiten, fyhen dhe janë të pakënaqur kur ndonjëherë lexojnë lajme të tilla si: komiku i shquar X, në një krizë trishtimi, në mënyrë të pashpjegueshme është mbytur.
5)Çdolloj gjëje që shkruajnë humoristët gjithë titujt dhe temat i marrin si pretekste, por në të vërtetë të gjithë kanë një temë të vetme: trishtimin dhe mjerimin mbresëlënës të jetës njerëzore, çudinë pse kjo jetë e mjerueshme, pavarësisht nga gjithçka, mbetet kaq e bukur dhe e këndshme.
6)Tragjikja dhe humoristikja nuk janë të kundërta ose më saktë janë të kundërta vetëm pse njëra ka nevojë në mënyrë kaq të pamëshirshme për tjetrën.
7)Çdo humorizëm i madhërishëm fillon me faktin që njeriu sduhet ta marrë veten seriozisht.
Letrari duhet të besojë tek drita, duhet ta njohë përmes përvojës vetjake dhe të jetë sa më i hapur ndaj saj, porse nuk duhet ta quaje veten dritërrezatues apo drita vetë. Në të kundërt dritarja mbyllet dhe drita që nuk mund t'i varë shpresat tek ai merr të tjera rrugë.
Nëse dikush pyet autorin e një poezie të vërtetë: "nuk mund të zgjidhje një temë tjetër?" është njësoj sikur mjeku t'i thoshte të sëmurit nga bronkopneumonia: "Më mirë të kishe zgjedhur një të ftohur!"
Kur dikush vendos t'i bëjë portretin vetvetes, është njëlloj si të parashtrojë filozofinë e tij për jetën apo të tregojë një anekdotë.
Në të menduar, ashtu si në krijimin e një poezie, s'kanë rëndësi objektet pak a shumë rastësore të mendimit, por interpretimi, shkalla e ngrohtësisë dhe kthjelltësisë me të cilat dikush përjeton dhe thellohet në problemet e kohës që jeton.
Nuk jam aspak i mendimit se një autor i sinqertë mund të zgjedhë tematikën sipas dëshirës së tij. Jam plotësisht i bindur se janë motivet që na zgjedhin ne dhe jo ne motivet. Kështu "zgjedhja" nuk është akt i dëshirës personale, por pasojë e një përcaktueshmërie të rreptë. S'dua që me këtë të them se çdo ide dhe çdo punë të poetit e quaj të përcaktuar, por e vlerësoj mjaft dhe jam i bindur se në këtë fushë, si çdokund tjetër në jetës, besimi tek përcaktueshmëria nuk e përjashton përgjegjësinë personale. Prandaj ne kemi në vetëdije një parametër të pagabueshëm. Vetëdija poetike është ligji i vetëm që duhet të respektojë poeti, shmangia prej saj veçse dëmton poetin dhe punën e tij.
Ju mendoni se poeti, meqë zotëron dhuntinë dhe aftësinë për t'u shprehur, është i çliruar nga jetesa dhe detyrimet e tij. Në fakt ndodh ndryshe. Me shprehjen e thjeshtë, me rrëfimin ai lehtësohet por kjo kryhet edhe pa mjete artistike, edhe komunikimi apo rrëfimi më i thjeshtë me një person të afërt mund të shërbejë jo më pak se poezia. Përkundrazi artisti, përmes shprehjes së tij, ringjall pjesërisht (asnjëherë plotësisht) ngjarjet e jetuara në vetëdije, por zakonisht kjo u shërben vetëm për ta rijetuar, jo për t'u çliruar nga e kaluara.
Poet vetëm mund të lindësh, nuk mund të bëhesh.
Po të mjaftonin vetëm mendimi dhe vullneti i mirë, atëherë bota do të ishte plot e përplot me autorë të klasit të parë.
Të jesh origjinal duke shfrytëzuar të qenit i kuptueshëm dhe tejet i qartë nga ana formale, nuk është art.
Të krijosh poezi pa vlerë është më forcëdhënëse sesa të lexosh veprat më të arrira.
Dihet që askush nuk shkruan më keq se ithtarët e ideologjive të vjetëruara.
Ju gaboni nëse e quani të pamundur "zhdukjen e një dhimbjeje duke e futur në poezi". Në vargje, shpesh, mbetet e ngatërruar një pjesë e mirë e helmit. Sidoqoftë ato e lehtësojnë dhimbjen. Ajo ikën tutje si pakuptuar nëpërmjet trokeve më të thyera.
Të shkruash vargje "me ndjenja të pastërta" është një sajesë që nuk përputhet me realitetin. Përkundrazi ndihet nevoja për formën, për gjuhën për vargun, për zgjedhjen e fjalëve dhe e gjithë kjo nuk realizohet "nga ndjenjat" por "nga inteligjenca". Sigurisht shumë poetucë i zgjedhin në mënyrë të pavetëdijshme format e tyre, thënë ndryshe ata imitojnë forma vargëzimi që i kanë në kujtesë, por fakti që nuk dinë se ç'bejnë nuk e ndryshon aspak procesin. Në lirikën e mjeshtrave, nga Pinardo tek Rilke, asgjë nuk është shkruar " me ndjenja të pastërta", por gjithçka është përzgjedhur me kujdes, është kryer me punë, me përqëndrim të tejskajshëm dhe shpesh në përputhje të plotë me ligjet dhe format e traditës." Me ndjenja të pastërta" shkruhen vetëm letra, por jo vargje.
Arsyeja që një poet rrallë mund te jetojë me punën e tij, ndërkohë që e arrijnë këtë mijëra gazetarë, qëndron në faktin se publiku shpenzon për gazetat 90% të shumës që parashikon për përmbushjen e kërkesave kulturore. Ky është një terren pjellor ku arrijnë të kullosin shumë persona. Dhe ka gjasa që shumica e këtyre gazetarëve janë puntorë të ndershëm, të fismë dhe as që shkon mendja që ata dhe gazetat e tyre përfaqësojnë murin që ndan publikun nga shpirtërorja.
Poeti lirik, siç e shoh dhe e provoj vetë, kur shkruan, nuk përpiqet vetëm të shprehë sa më mirë mendimet dhe ndjenjat e tij me ndihmën e mjeteve që zotëron, porse ndërsa bën këtë, nga forcat fillestare të gjuhës, nga mitikja dhe magjikja, nga tingëlluesja dhe ritmikja, piktoreskja dhe sugjestivja, i vjen vazhdimisht diçka që s'është e tija, por që e ndihmon dhe që shpesh e shkëput nga ajo që ai kish dashur në të vërtetë. Mjeti i tij, gjuha, është jo vetëm mjet,. diçka e vdekur, por është forcë krijuese, më pak e prirur për të arsyetuar por shumë më e fuqishme se poeti. Duke përdorur një fjalë, me të cilën synon të shprehë diçka të kufizuar e subjektive, shpesh nga fjala i vjen një paralajmërim, një valë shoqërimesh natyrale, dëgjimore, pamore e ndjenjësore, të cilat e çojnë në një drejtim të ndryshëm nga ai që synonte. Ajo që në fund të fundit vihet re në një poezi, duke e dalluar nga një tekst racional është diçka e veçantë, e papërsëritshme, asnjëherë e njëjtë me atë që autori kish dashur në fillim, dhe është pikërisht kjo, që me vetëdije ose jo, dëshirojmë në një poezi.
Nuk është e vështirë të paraqesësh personazhe intelektuale problematike dhe t'i analizosh ata, por vetëm një artist i madh arrin të ngrej në art të thjeshtën, të padukshmen, naivitetin.
Me sa kujtoj, gjithnjë kam qenë i mendimit se funksioni i poetit është para së gjithash, të mbaj mend, të shpëtojë nga harresa, te runje fjalën nga të qenit kalimtare, si dhe të rievokojë të kaluaren duke e ngjallur e duke e përfytyruar me dashuri. Edhe nga tradita e lashtë indiane ka mbetur tek unë diçka nga funksioni i petit si mësues, këshilltar e predikues. Porse unë gjithnjë e kam interpretuar më shumë si një thirrje për të jetuar intensivisht sesa si mësimdhënie.
Sot, poeti ka një funksion të ngjashëm me atë të priftit protestant ai qëndron në një kishë të boshatisur dhe predikon, por nëse aty vijnë njerëz që ulen e dëgjojnë, ai gati frikësohet, pasi nuk është mësuar me këtë. Por sigurisht gëzohet.
Gjithë veprimtaria ime lind nga dobësia e nga dhimbja, jo nga arroganca, siç mendojnë për poetët njerëzit e paditur.
Fjalimet e stërholluara dhe të thella për artin e poezinë janë béré sot si sport, si qëllim në vetvete, kështu aftësia e perkushtimit, soditjes dëgjimit ka vuajtur shumë nga mania për t'u sunduar prej analizës. Nëse kënaqemi duke marrë nga një poezi apo tregim përmbajtjen konceptuale, kulturore, didaktike mësimdhënëse, do të thotë se kënaqemi me pak dhe e fshehta e artit, e vërteta dhe origjinalja humbasin.
Mund të jesh mendimtar e megjithatë të shkruash mirë. Por ne jemi mësuar ta rendisim një mendimtar që shkruan mirë në Tradhët e shkrimtarëve. Ndoshta ngaqë pjesa dërrmuese e shkrimtarëve tanë nuk janë mendimtarë, por shkruajnë një gjermanishte që mund t'u falet vetëm mendimtarëve.
Siç dihet, çdo autor i një libri të suksesshëm është gjeni, por deri në ribotimin e njëqindtë. Kur ky kufi kalohet gjeniu, sipas mendimit të kritikës, shndërrohet në një matuf të dalë boje.
Bota nuk kërkon nga poeti vepra dhe mendime, por adresa dhe personalitete që t'i adhurojë dhe pastaj t'i flakë tutje, t'i stolisë dhe pastaj t'i zhveshë, t'u gëzohet e pastaj t'i pështyjë.
Ashtu si dikujt mund t'i bjerë rastësisht në kokë çmimi Nobel, ashtu mund t'i bjerë po rastësisht edhe një tjegull: mundësia e dytë ndodh madje edhe më shpesh.
Kremtimi, me gjithë përvjetorët, është një përpjekje për t'i dhënë sociologut funksione thelbësisht shpirtërore, apo të pakësojë veprën e shpirtit në një emërues të përbashkët me formulat e masave e të sasisë.
Rreziku i jetës boheme ekziston tek të gjithë të rinjtë mbi nivelin mesatar, që kanë shije dhe inteligjencë, tek të cilët talenti është më i fortë se karakteri. Sot, jeta boheme është një formë artistike tërheqëse, por regresive dhe jo normale, në thelb e pamundur dhe kush ngatërrohet në të, nuk është gjeni apo revolucionar, por thjesht një djall i shkretë që i mungon forca dhe mençuria për të ndërtuar një jetë të vlefshme.
Artistët e cirkut", të krahasuar me ata që rreken të quhen "artistë" kanë këtë përparësi: padiskutim duhet të dinë të bëjnë diçka, përndryshe thyejnë zverkun.
Po bëre vazhdimisht të njëjtën gjë, vyshkesh dhe bie në rutinë. Edhe me mua ndodh e njëjta gjë. Nëse gjatë një periudhe të caktuar kam punuar vetëm për një poezi apo kam shkruar vetëm recensione e kam lexuar dhe medituar vetëm për një ngjarje, duhet të ndryshoj dhe të gjej pikësynime të reja, duhet që menjëherë të merrem për disa kohë me filozofi apo histori muzike, të pikturoj apo të bëj diçka tjetër. Por para se të zgjohesh dhe të ndryshosh, zakonisht kalon përmes një periudhe pakënaqësie dhe depresioni të thellë.
Njeriu, sipas figurës së lashtë të bukurisë klasike përbëhet nga trupi, shpirti dhe mendja. Dy nga këta përbërës lidhen me njëri- tjetrin, i treti anashkalohet. Kështu lidhja mes shpirtit dhe mendjes, tek krishtërimi, ka shkaktuar mohimin dhe lënien pas dore të trupit. Plesa koha që jetojmë lartëson qoftë kulturën fizike, qoftë ale mendore në dëm të shpirtit. Arti është mbretëria e shpirtit dhe synon të kapërcejë botën që kapet me anë të shqisave.
Atehere kur nje vepër poetike ndeshet me një lexues inteligjent dhe te pandikueshëm, lind menjëherë diçka e re dhe e gjallë: universi i imazheve të poetit, formulimi origjinal i të cilëve krijon lidhje the alkimi me karakterin dhe botën e asociacioneve të lexuesit. Une shpesh, duke gjykuar gjërat e mia, jam ndeshur me kuptime për të cilat nuk kisha menduar teksa i shkruaja dhe që megjithatë janë plotësisht të pranueshëm dhe të ligjshëm.

Ashtu si përpjekja jote për të përshkuar ëndrrën tënde i referohet botës që e kupton këtë ëndërr si të tillë, ashtu edhe vepra e autorit qëndron në marrëdhënie me atë çka ai ka dashur të thotë.
Në çdo vepër origjinale, cilado qoftë teknika që përdoret, është harmonia ajo që kërkohet, bëhet fjalë për harmoninë mes jetës së poetit dhe mjeteve të tij shprehëse. Nëse aty mbizotëron kjo harmoni dhe përmes skicave e shënimeve lind një vepër, një poezi në të cilën një copëz jete është vështruar dhe interpretuar në mënyrë koherente, atëherë buzëqeshim dhe miratojmë plot mirënjohje e nuk pyesim shumë për teknikën apo modernizmin e saj, porse lumturohemi që u krijua diçka e mirë.
Fatmirësisht mbrojtja dhe fama e poezive më të mira, asnjëherë nuk janë përcaktuar nga vlerësimet erudite dhe falë Zotit gjithçka që vlen dhe është e gjallë gjithnjë ka ruajtur vetveten, ndërsa sjellja në jetë e famës së vdekur, rrallë ose asnjëherë nuk ka patur sukses.
Librat e poetëve nuk kanë nevojë për shpjegim, as për argumentim; janë tejet të durueshëm, mund të presin dhe nëse kanë ndonë vlerë, ato jetojnë më gjatë se ata që i diskutojnë.
Përfaqësimi poetikisht i ngjeshur i fakteve shpirtërore, edhe pse në fund të fundit asnjë poezi s'arrin ta shpjegojë, është më efikase dhe prekëse se çdo lloj analize intelektuale e mirëfilltë.
Në ditët e sotme poeti, tipi më origjinal i njeriut të ndjeshëm, mes botës së makinave dhe asaj të industrisë kulturore, është si të thuash i angushtuar në një hapësirë pa ajër dhe i dënuar të mbytet. Kështu poeti është përfaqësues dhe mbrojtës i atyre fugive dhe kërkesave të njeriut, të cilave kohët që jetojmë u kanë shpallur luftë me fanatizëm.
Detyra e poetit nuk është të tregojë rrugët, por para së gjithash të ngjallë nostalgji.
Poeti nuk duhet të dojë publikun, por njerëzimin, pjesa më e mirë e të cilit nuk i lexon shkrimet e tij, megjithëse i përdor ato.
Nëse poeti ushtron një ndikim, kjo nuk varet nga burimet individuale, nga teknika, aftësitë dhe shijet, por nga gjallëria e natyrës së tij, nga mirësjellja dhe forca me të cilën i jep shprehje tipit të vet.
Aty ku nje poet lëvdohet apo shahet, aty ku ai ndikon apo vihet ne loje, aty ku e duan apo e kritikojnë, nuk flitet për mendimet dhe ëndrrat e tij reale, por vetëm për të njëqintën pjesë të tyre, e cila ka depërtuar përmes kanalit të ngushtë të gjuhës dhe kanalit po aq të ngushtë të mirëkuptimit të lexuesit.
Poezia i shërben një qëllimi veçse në mënyrë të pavetëdijshme. Ashtu si çdo gjë e gjallë u sjell dobi të tjerave, ashtu fati i poezive didaktike është i dështuar sa më shumë trumbetojnë doktrinën që duan të shprehin.
Një gjuhë e vlefshme dhe origjinale nuk është qëllim në vetvete ajo do të jetë e vlefshme dhe origjinale vetëm atëherë kur do të jetë shprehje e një jete origjinale. Prandaj gjuha e popullit, e pasur me dije tepër të lashta, produkt i bashkësisë, është gjithnjë kaq e bukur. Fakti që një gjerman i nivelit mesatar përdor keq gjuhën e tij, nuk është faji i vëmendjes së pamjaftueshme, por e një mangësie që i ka rrënjët në thellësi të qenies, të paaftësisë për të jetuar në mënyrë origjinale.
Një gjuhë njerëzore (dua të them ne gramatikë) s'ka arritur kurrë të shprehë hovin, mendjemprehtësinë, shkëlqimin, zgjuarsinë që shpalos një mace në zhdërvjelltësinë e saj, apo një zog në pluhurizën e argjendtë të veshjes së dasmës. Megjithatë njeriu, në çastin kur ka qenë vetvetja dhe s'ka kërkuar të imitojë milingonal apo bletët, ia ka kaluar zogut, maces dhe gjithë kafshëve e bimëve. Ai ka shpikur gjuhët me të cilat komunikohet shumë më mirë sesa me gjermanishten, greqishten apo italishten, ka krijuar histori, arkitekturë, pikturë, filozofi, ka krijuar muzikën që me lojën e saj shprehëse dhe pasurinë e ngjyrave i kalon shumë më herë zogjtë dhe gjithë fluturat.
Arti i madh nuk ka nevojë për shpjegim dhe ndonjë lloj zbatimi psikologjik; ai përfaqëson figuracionet e tij dhe gjen prehje në magjinë e tyre, pa patur frikë se mund të mbeten të pakuptueshme.
Për artistin që punon, konkretësia e perceptimit sensibël, koha, hapësira dhe rastësia duhet të përbëjnë realitete të padiskutueshme, sepse ato janë për të, të vetmet mjete të përfaqësimit dhe bindjes.
S'ka rëndësi objekti që "zgjedh" një poet. Dhe s'ka rëndësi pikërisht pse nuk ekziston kurrfarë zgjedhjeje, sepse kjo "zgjedhje" është vetëm një gjetje e atyre profesorëve që shkruajnë historinë e letërsisë.
Derisa të ketë jetë mbi dhe, njerëzit sdo të rreshtin së treguari njëri- tjetrit, rastet që kanë jetuar dhe përvojat që u kanë lënë gjurmë brenda vetes. Dhe gjithnjë, mes këtyre njerëzve, do të ketë disa për të cilët të jetuarit do të bëhet shprehje dhe simboli i ligjeve të lashta që tek e përkohshmja shohin përjetësinë, tek e ndryshmja dhe rastësia gjurmët e hyjnisë dhe përsosmërisë; nuk ka ndonjë rëndësi të vecantë që këta poetë veprat e tyre i quajnë romane, zbulime, tregime psikologjike apo ku e di unë se çfarë.

Fillestarët e vërtetë që, me sa shihet, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të njerëzimit, mund të përkufizohen si karikatura të dëshirës së lirë. Ata, duke qenë përfundimisht larg natyrës dhe njohjes së asaj që është e nevojshme, nuk zotërojnë unin e tij e thirrjen e natyrës, por e shtyjnë vetveten në mënyrë të papërgjegjshme dhe të pavendosur drejt një jete pa kuptim dhe arbitrare. Meqë s'kanë asgjë të tyren në vetvete, detyrohen të imitojnë dhe bëjnë vetëm atë që shohin tek të tjerët duke e quajtur si të nevojshme dhe prirje të brendshme, krejt si majmunë.
Fillestari qëndron më poshtë se çdo profesionist përsa i përket aftësisë, kulturës dhe mjeteve, por është më lart kur bëhet fjalë për lirinë dhe naivitetin me të cilin shpreh gëzimin dhe çka është më e rëndësishme për të, pa skrupujt dhe ambiciet e profesionistit, pa frenimet e tij.
Eshtë gjithnjë problematike dhe rrezikohen shformime kur flitet për detyrat e artit, për atë që arti dhe artistët duhet të bëjnë. Artisti nuk duhet të bëjë absolutisht asgjë. Artisti i vërtetë nuk i zgjidh kurrë detyrat e tij duke u bazuar tek vetëdija e detyrës, por tek instinkti, thjesht duke realizuar atë që natyra e frymëzon të bëjë. Përveç kësaj, artisti, si çdo intelektual dhe si çdo njeri me ndjeshmëri mbi mesataren, ka edhe rolin e tij në të ardhmen e njerëzimit. Secili nga këta njerëz origjinalë, të brishtë, sqimatarë, impulsivë dhe të paqetë siç janë në të vërtetë artistët përfaqëson një përpjekje të njerëzimit për mundësi të reja, dhe sa më tepër artisti e nuhat dhe e shpreh në veprat e tij këtë prirje, aq më e fortë do të jetë efektshmëria edhe pse ndoshta jo në çast.
Interpretimi është një lojë e intelektit, shpesh një lojë tejet elegante, për njerëz të aftë por jo të dhënë pas artit, që mund të shkruajnë dhe të lexojnë libra mbi skulpturë por që nuk gjejnë hyrjen për në zemrën e një vepre arti i cili mbetet pas derës; edhe pse provon ta hapë me njëqind çelësa, ai nuk e sheh se ajo është hapur.
Artet i përkasin plotësisht dhe pandashmërisht të njëjtës gjini, të njejtit shpirt dhe qenie, intelekt dhe ndjenjë dhe kush mbivlerëson apo ngre më lart njërin apo tjetrin, kërkon dhe mbikqyr gjysmën dhe jo të tërën. Eshtë diçka qesharake: njeriu me inteligjencë të mirëfilltë, edhe pse thotë sentenca të arta a jep gjykime të mprehta, na mërzitet shpejt. Dhe po aq shpejt na mërziten fisnikët entuziastë të ndjenjave, poetikët dhe specialistët e zemrave. Mendimit fisnik, të bazuar vetëm mbi vetveten, ashtu si ndjenjës që i rrëfehet vetëm vetvetja, i mungon një përmasë. Kjo vërehet në jetën e përditshme, ashtu si në jetën politike dhe akoma më qartë në art.
Ajo që sot është e re dhe interesante, pasnesër nuk do të jetë më e tillë. Por nderimi për atë që tashmë ka mbijetuar për disa shekuj, që ende nuk është harruar dhe nuk ka perënduar, edhe në rrjedhën e jetës sonë do të pësojë ndonjë thyerje.
Gjatë shekujve janë krijuar mjaft parime, parti dhe programe revolucionare që kanë ndryshuar dhe ndoshta edhe kanë çuar botën përpara, por asnjë nga programet apo manifestet si kanë qëndruar kohës. Vetëm figurat dhe fjalët e disa artistëve të vërtetë, vetëm fjalët e disa njerëzve të mençur, njerëz që kanë dashururar dhe sakrifikuar, i kanë qëndruar kohës. Me mijëra herë, një fjali e një poeti grek apo i ndonjë kombësie tjetër, pas shumë shekujsh, i kanë rizgjuar dhe i kanë bërë për vete njerëzit, u kanë hapur sytë ndaj dhimbjes dhe mrekullisë njerzore. Dëshira dhe ambicia ime është të kem një vend sado të vogël në rradhët e këtyre dëshmitarëve e vullnetarëve të dashurisë, të jem mes tyre, jo të quhem "gjenial" apo diçka e ngjashme.
Nga rrjedhja e jetës së të ashtuquajturve gjeni nxjerrim përfundimin ngushëllues që në fund të fundit kush është vërtet i fortë dhe me dhunti e gjen rrugën dhe kryen veprën e tij. Ky është një ngushëllim i rremë dhe i gënjeshtërt; shumë nga këta njerëz të famshëm, në të vërtetë, pavarësisht nga arritjet e tyre, kurrë nuk janë bërë nga ajo që duhej të ishin në bazë të prirjeve të tyre. Në çdo kohë shumë persona të aftë nuk kanë ndjekur një rrugë të denjë për ta, shumë jetë janë ndërprerë e shkatërruar.
Çdo individualizëm i skajshëm i kundërvihet Unit dhe priret drejt shkatërrimit të tij.
Geniu, kudo që shfaqet, ose mbytet, ose shtypet nga mjedisi; padiskutim ai është ajka e njerëzimit, e megjithatë shkakton, kudo krizë dhe çrregullime, shfaqet gjithnjë i veçuar, i destinuar për të qenë i vetmuar, nuk mund të trashëgohet dhe ka prirjen që të vetëurdhërohet.
Gjeniun, në çdo formë që shfaqet, e shoh si një përpjekje të natyrës për të prodhuar, mes sakrificave të mëdha, një prototip njerëzor më të arrirë, më të mirë, më të denjë për të jetuar se ai i zakonshmi.
Nëse unë flas për gjeniun nga pikëpamja biologjike, dua të them se gjeniu, njeriu me vlera në ekzemplarët më të arrirë, pothuajse gjithnjë bën një jetë tragjike dhe jeton në dritën e murrêtyer të shkaterrimit. Padyshim kjo s'ka lidhje fare me opinionin borgjez që e barazon gjeniun me një të metë mendor. Jo, gjeniu në këtë jetë tejet të zhvilluar, kalon me lehtësi në skajin e kundërt, në vdekje ose në çmenduri, sepse tek ai qenia njerëzore shpaloset si një fatkeqësi e tmerrshme, si një vepër madhështore, por ende e parealizuar e natyrës. Gjeniu, i parë si fruti më fisnik dhe i dëshirueshëm i pemës njerëzore, nuk mbrohet aspak nga mekanizmi biologjik, aq më pak të krijohet prej tij; lind nga një jetë që e ka atë dritë qëllim të dëshiruar, por që i duhet ta mbysë në të njëjtën kohë.
Vetmia e artistit, pra e njeriut që ka dhunti, sipas meje është e pashmangshme, ka apo s'ka sukses. Po aq e kuptueshme dhe në thelb e drejtë, më duket që njeriu me dhunti, i cili ka fantazi, ta fshehë sa mundet këtë vetmi. Megjithëse është i pashmangshëm fakti që njeriu i talentuar, herët a vonë, vëren zbrazëtinë, kufizimet e njeriut të nivelit mesatar, ai duhet të mos e pranojë në vetvete këtë gjykim, pse shpejt do të ngjallte tek ai ftohtësinë dhe përbuzjen per njerëzimin. Por madhështia e akullt e vetmisë së artistit apo mendimtarit, mes mediokritetit të njerëzve, e shfaqur ose jo, është gjithnjë e pranishme, është çmimi që ne paguajmë, sepse kemi diçka që u paraprijmë atyre.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Dhuntive natyrore duhet t'i kundërvihet një karakter, hovit duhet t'i kundërvihet disiplina, letërsisë dhe kënaqësisë për të prodhuar i duhen kundërvënë frenime për të mbajtur peshoren në baraspeshë.
Ekziston një traditë e lashtë, sipas së cilës pikërisht shpirtrat që priren të kalojnë nga përkohshmëria në përjetësi kurrë s'kanë qenë ëndërrimtarë pasivë, por njerëz të përgjegjshëm, që kanë rrënjë të thella në kohën që jetojnë dhe sa më shumë mësojmë rreth tyre, aq më tepër ata bëhen të qartë, pra për t'u marrë shembull.
Nese industria dhe shkenca s'kanë më nevojë për personalitet le të bëjnë edhe pa të. Por ne artistët që në krizën e madhe të kulturës jetojmë në një ishull ku jeta ende mund të shtyhet disi, si dhe më parë duhet të zbatojmë të tjera ligje. Për ne personaliteti nuk është luks, por arsye për të ekzistuar, gëzim për të jetuar, kapital i domosdoshëm. Artistë unë quaj gjithë ata që kërkojnë dhe e kanë të nevojshme të ndihen të fuqishëm e plot gjallëri, që janë të vetëdijshëm për bazat e fuqive të tyre dhe që ngrenë mbi to ligje të lindura, pra veten e tyre; pra kërkesën dhe nevojën për të mos ndryshuar jetën dhe veprimtarinë, thelbi dhe efikasiteti i të cilave, nuk janë në të njejtin raport logjik, si në një ndërtesë të ndërtuar mirë ku tavani mbështetet në të njëjtat shtylla me muret dhe çatinë.
Çdo dhunti e mirëfilltë i ka fillesat dhe bazat tek ndijësorja, në zotërimin e trupit dhe të ndjenjave të shëndosha.
Për ne artistët mund të thuhet, madje edhe duke e tepruar pak se vlera e punës përkon me faktin sesa na zbavit. Ajo që është efikase dhe që le gjurmë, nuk janë fruti i vullnetit, reflektimit, planifikimit, por gjestet, gjetjet e vogla, magjia fluturake. Ashtu si në një vepër të Moxartit nuk është subjekti apo morali ato që kanë vlerë, por ritmi dhe melodia, freskia dhe hijeshia me të cilën një varg temash muzikore zhvillohen dhe shndërrohen.
Nuk dua të jetoj vetëm për jetën, as vetëm të dashuroj, kam nevoje për rrugë që tërthorazi të më çojnë tek arti, kam nevojë për intimen për kënaqësinë dehëse të artistit që të ndjej se ja vlen të jetosh madje që mund ta shtyj këtë jetë në njëfarë mënyre.
Koha që jetojmë kërkon dhe ka nevojë jo për profesionalizëm dhe zelltari por për personalitet, vetëdije dhe përgjegjësi.
Intelekt dhe talent ka me tepri.
Ne luajmë muzikën tonë ashtu si valët e detit dhe dikush, duke na keqkuptuar, na hedh ndonjë monedhë në kapele, pse mendon që muzika jonë është diçka didaktike, moraliste apo intelektuale. Po ta dinte se bëhet fjalë për muzikë dhe asgjë tjetër do të vazhdonte rrugën për hesap të vet dhe do ta kursente atë monedhë.
Qetësia është virtyt i të mençurve dhe fisnikëve; është e fshehta e bukurisë, është thelbi i mirëfilltë i çdo arti. Poeti që kremton shkëlqimin dhe tmerrin e të jetuarit me hapin e ritmit të vargjeve te tij, muzikanti që ekzekuton me shkathtësi të mirëfilltë, janë bartës të dritës, gëzimit dhe kthjelltësisë mbi tokë, edhe pse ecin përme tendosjes së dhimbshme të lotëve.
Arti shfaq fytyra të reja, gjuhë të reja, tinguj të rinj belbëzues, gjeste të reja, i ka ardhur në majë të hundës duke folur me gjuhën e së shkuarës, ndaj kërkon të paktën një herë edhe të vallëzojë, të kapërcejë kufinjtë, ta vendosë kapelen mbrapsht dhe të ecë duke u hepuar. Dhe borgjezët inatosen nga kjo gjë, u duket se vihet në lojë dinjiteti dhe origjina e tyre dhe fillojnë të shajnë sa majtas djathtas dhe koracohen me kulturën e tyre si për t'u mbrojtur. Dhe po ky borgjez vrapon në gjykatë edhe për përplasjen apo fyerjen më të vogël, bëhet bartës i shpifjeve më të ulëta, si dhe përgojon në këtë mënyrë.
Që arti dhe bukuria arrijnë vërtet të përmirësojnë e mbrojnë njeriun s'dihet me siguri, por të sjell ndërmend, ashtu si ylli dritën, idenë e rregullit, harmonisë dhe orientimit në kaos.
Arti është cështje konkretizimi e figurave. Ndërsa ju parapëlqeni konceptet dhe jo figurat.
Siç nuk ekziston asnjë vepër e madhe arti që të mos ketë lindur nga dashuria, ashtu nuk krijohet asnjë lidhje fisnike dhe nxitëse me veprat e artit pa patur ndërmjetëse dashurinë.
Pikënisja e çdo arti është dashuria. Vlera dhe rëndësia e çdo arti përcaktohen pikësëpari nga aftësia e artistit për të dhënë dashuri.
S'ka gjë më qetësuese dhe paqtuese sesa bukuria e artit - dua të them nëse jemi aq të dhënë pas bukurisë dhe artit sa të harrojmë vetveten dhe dhimbjen përvëluese të botës. S'është e thënë të jetë nje fugë e Bahut apo një pikturë e Xhorxhones, mjafton një njollë blu në një qiell me re, fëshfërima fërgëlluese e bishtit të pulëbardhës, mjaftojnë ngjyrat e ylberit në një njollë vaji mbi asfalt. Madje edhe më pak se kaq. Nëse kthehemi nga lumturia tek vetëdija e Unit dhe njohja e dhimbjes së jetës, atëherë paqja shndërrohet në trishtim, bota, në vend të qiellit vezullues na shfaq luginat e saj të bukuria dhe arti bëhen bartës të trishtimit. Por, gjithsesi mbeten të bukura, hyjnore kur flitet për një fugë, një pikturë, për pendët e bishtit të pulëbardhës, njollën e vajit apo për gjëra të tjera më të rëndomta. Dhe nëse i rrëmbyer nga kjo lumturi harron vetveten dhe botën edhe vetëm për pak çaste, magjepsja e mbushur me trishtim për mrekullinë e gjërave të bukura mund të zgjasë orë, ditë të tëra, madje edhe gjithë jetën.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Natyra ka mijëra e mijëra ngjyra por disave u ka shkrepur në kokë ta kufizojnë sipas shpirtit të tyre.
Arti është pikëlidhja mes realitetit atëror dhe amësor, i shpirtit dhe i gjakut; ai mund të lindë nga diçka e prekshme dhe të të çojë në abstraksionet më të thella, ose mund ta ketë zanafillën në nje botë të mirëfilltë idesh dhe të përfundojë në epshe mishnore. Gjithë veprat e vërteta të artit kanë këtë dyfytyrësi që buzëqesh rrezikshëm, këtë mashkulloro-femëroritet, këtë mishërim të instinktives dhe shpirtërores së mirëfilltë.
Ka njerëz që mishërojnë shumë cilësi të qenit, dhelprës, peshkut apo gjarprit por s'kanë patur probleme nga kjo. Madje disave, që këto cilësi i kanë tepër të spikatura, u ka prirë fati pikërisht për këtë arsye.
Pikerisht ky është vend edhe pse i huaj: jo thjesht të qenit i rrethuar nga gjëra dhe persona të panjohur, por të qenit vetvetja, kudo që shkon, edhe pse ngjall të qeshura e habi dhe pse jo gjithmonë të presin e të pranojnë siç je.
Vetëm gjysma e romantizmit të udhëtimit eshte shpirti i aventures, gjysma tjetër është shtysë e pavetëdijshme për të shndërruar dhe zhvilluar elementin erotik. Ne udhetaret jemi stërvitur për të ushqyer deshira dashurie pikërisht per shkak të pamundësisë së realizimit të tyre. Rrjedhimisht dashurinë që duhet t'ia përkushtojmë gruas, ia shpërndajmë fshatit, malit, detit, humnerave, fëmijëve që takojmë rrugës, lypsarit që qëndron mbi ure, kaut që kullot, zogut fluturues. Ne e shkëpusim dashurinë nga objekti, na mjafton dashuria si e tillë, ashtu si në udhëtim, ku ne nuk kërkojmë qëllimin por thjesht kënaqësinë e endjes, të udhëtimit.
Disa thënie të zgjedhura
1)Sentimentalizmi është rrëmbimi në ndjenja që në realitet s'merren seriozisht sa të sakrifikosh diçka për to, që t'i mishërosh në një farë mënyre.
2)Ne natyrë nuk ekziston kurrfarë sentimentalizmi.
3)Do të ndodhë që edhe në fushën e sëmundjeve dhe të shëndetit do të jetë e mundur të zbulohet dhe perceptohet relativiteti, çka do të thote se edhe sëmundjet e sotme mund të jenë shëndeti i së nesërmes apo që jo gjithnjë të jesh i shëndetshëm do të jetë patjetër një simptome e padiskutueshme e shëndetit.
4)Me i vogli shikon tek me i madhi pikerisht atë që arrin të shohë.
5)Prirjet tona mbajnë në vetvete gjithnjë aftesine çudibërëse in fshihen nën zhgunin e filozofisë.
6)Eshte e veshtire te mos mbivlerësosh virtytet që kemi, dhe më veshtirë është të mos mbivlerësosh virtytet që dëshirojmë të kemi Eshtë e lehtë të nënvlerësosh vuajtjet e të tjerëve, edhe më e lehtë eshte të mbivleresosh lumturinë e të tjerëve.
7)Ne nate, teksa më duhej të ndihmoja një grua që po lindte, vura re se dhimbja më e fortë dhe ekstaza më e fuqishme shprehen në nje menyre mjaft të ngjashme.
8)Nyriu eshte i shqetësuar vetëm atëherë kur ka ende shpresa.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Ne endemi mbi tokë, gjithnjë në udhëtim dhe shpesh tundim kapelen dhe përshëndesim një udhëtar tjetër, atje poshtë në luginë i cili nuk duket më dhe ndoshta është zhytur plotesisht në errësirë.
Parapëlqej shumë më tepër dikë që është gati t'i përkushtohet edhe idealit me naiv sesa dikë që megjithëse flet plot inteligjencë për parimet dhe idealet e botës s'është i zoti të bëjë asnjë sakrificë për to.
Për fat të keq unë gjithnjë kundërshtoj vetveten. Realiteti ma bën vazhdimisht të mundur, vetëm intelekti dhe virtyti nuk e bëjnë kurrë. Për shembull, në verë, pas një ecjeje të lodhshme më hipën dëshira për një gotë ujë dhe uji më duket gjëja më e mrekullueshme e botës. Një çerek ore pasi kam pirë, uji është gjëja e fundit në botë që më shkon në mendje. Në të njëjtën mënyrë sillem me ushqimin, gjumin, mendimin. Lidhja ime me të ashtuquajturin 'shpirt është plotësisht i njëjtë me atë të ngrënies dhe pirjes. Herë-herë s'ka gjë më tërheqëse dhe të domosdoshme për mua sesa shpirti, idetë dhe logjika. Pastaj, ngopem me to dhe kam dëshirë e nevojë për të kundërtën, çdo lloj veprimtarie intelektuale më ngjall neveri, krejt si ushqimi i prishur. Nga përvoja e di që një sjellje e tillë gjykohet si arbitrare dhe mungesë karakteri, madje e papranueshme, por s'kam arritur ta kuptoj psenë. Faktikisht ashtu si më duhet të ndryshoj vazhdimisht mes ngrënies dhe mosngrënies, mes gjumit dhe zgjimit, po ashtu më duhet të luhatem mes natyrës dhe shpirtnisë, mes përvojave mbresëlënëse dhe platonizmit, mes rendit dhe revolucionit, mes tradicionales dhe shpirtit të reformës. Që një njeri, gjatë jetës së tij, të nderojë gjithnjë shpirtin dhe të përbuzë natyrën, të jetë gjithnjë revolucionar dhe kurrë konservator, apo anasjelltas, sigurisht më duket e virtytshme, koherente dhe këmbëngulëse, por edhe fataliste, e pakuptimtë dhe e neveritshme, si ai që do të donte vazhdimisht vetëm të hante apo vetëm të flinte. E megjithatë, gjithë lëvizjet politike apo shpikjet fetare themelohen mbi premisen se një sjellje kaq e pakuptimtë të jetë e mundshme dhe e natyrshme.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Askush nuk ëndërron diçka që s'ka lidhje me të.
Unë nuk marr vesh fare nga shpirtrat, unë jetoj me ëndrrat e mia. Edhe të tjerët jetojnë me ëndrra, por jo me të tyret, ja ky është ndryshimi.
Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e nxit, guri s'është veçse një gur, qyteti qytet, bukuria e bukur, mërzia e mërzitshme dhe kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e gjërave, deri atëherë kur ti me rrymën tënde me tension të lartë e përplas me "realitetin" vezullues.
Magjia e ëndrrës, shpesh, zbehet me ardhjen e ditës sepse edhe ëndërrimtari më i zoti, kur zgjohet, e vlerëson botën e jashtme si të rëndësishme se çduhet. Të çmendurit ia arrijnë më lehtë, ata e heqin veten si Napoleoni, qelia është kështjella e tyre dhe çdo gjë shkon më së miri. Të shndërrojmë realitetin e jashtëm pa qenë të çmendur, ja qëllimi ynë. Nuk është diçka e thjeshtë, por edhe konkurrentë të shumtë nuk kemi.
Ndjenjat dhe fantazitë, deri në një pikë përparojnë duke fituar forcë, bukuri dhe vlerë, por kur kjo pikë kapërcehet behen të flashkëta e të plogëta. Atëherë u ka ardhur koha ndjenjave dhe fantazive të tjera.
Gjithnjë të kureshton çasti kur dy mjedise apo grupe miqsh të panjohur mes tyre, por të afërt për ne, takohen me njëri-tjetrin. Rrallë del ajo që pritet, edhe më rrallë ndodh të shohim personalitetin tonë të ngritur mbi baza të reja. Madje, për më tepër, Uni shfaqet thjesht si nje perde e hollë, si një pikë e paqëndrueshme ku kryqëzohen shumë marrëdhënie që nuk zgjasin, që s'kanë një bërthamë të qëndrueshme e që s'kanë ndonjë vlerë.
Ne nuk veprojmë duke u bazuar në reflektime e kritere abstrakte, por në thelb, shmangim çdo hap të jetës sonë nga prejardhja e vetë qënies, nga temperamenti ynë, nga raca jonë, nga shtysat e pavetëdijshme dhe vetëm më pas kërkojmë konceptimin moral që t'i përshtatet.
Syri i së vërtetës është i turbullt dhe shformues. Vetëm nëse mungon lakmia, vetëm nëse pikësynimi ynë shndërrohet thjesht në vëzhgim çelet shpirti realist e bukuria. Nëse sodis një pyll ku dua të pres dru a të gjuaj, të cilin kam ndërmend ta blej, marr me qera apo ta hipotekoj, unë nuk shoh pyllin por vetëm sesi plotësohet lakmia ime. Por nëse s'kam ndonjë interes konkret, nëse admiroj shpengueshëm gjelbërimin e tij të thellë, vetëm atëherë ai është pyll, është natyrë, është krijesë bimore, është bukuri.
Në një ngjarje është gjithnjë e vërtetë vetëm ajo që beson dëgjuesi.
Jam i vetëdijshëm se kur zhytem në një libër të bukur bëj diçka më të mirë, më të mençur e më të vlefshme se ç'kanë bërë prej vitesh gjithë sundimtarët dhe ministrat e kësaj toke. Unë ndërtoj, ndërsa ata shkatërrojnë, unë mbledh, ata shpërdorojnë, unë jetoj, ata mohojnë.
Kam provuar se s'ka program më të bukur pushimesh sesa të mos lexosh asnjë rresht dhe fill paskëtaj s'ka kënaqësi më të madhe që në çastin e duhur me një libër tërheqës ta tradhëtosh programin e bukur.
Te vrasësh diçka shpirtërisht të gjallë është më e vështirë se të sjellësh në jetë diçka të vdekur.
Gjithnjë ndeshemi me vërejtjen se krijimet e poetëve të mëdhenj nuk janë për masat, ashtu si perlat nuk janë për derrat. Por këto janë pallavra. Rreziku i mundshëm i ndikimit të një poezie të bukur mbi njerëzit e thjeshtë nuk është as sa gjysma e rrezikut të ndikimit nga gazeta që merret prej kujtdo, madje as mund të krahasohet edhe me Biblën.
Për aq sa lejon baza dhe vlera fillestare e çdo poezie, ose shpjeguar ndryshe fuqia e saj gjuhësore, duhet thënë se masat janë më të sigurta dhe më të pagabueshëm se që bëjnë analiza filologjike e estetike dhe që zotërojnë bazat e gjykimit. Veçanërisht në gjykimet negative e kundërshtuese, unë e ndjej se ato që vijnë nga populli janë më të thella dhe të ndjera se ato të intelektualëve.
Me kalimin e kohës, sa më mirë të përmbushen disa kërkesa të masave për argëtim dhe arsim nëpërmjet mjeteve të tjera, aq më shumë libri do të fitojë dinjitet dhe autoritet. Sot, ne ende nuk kemi arritur pikën kur shpikjet e fundit të konkurrencës si radioja, kinemaja, etj do t'i marrin librit atë pjesë të funksioneve që nuk është dëmtuar.
Të lexosh pa dashuri, të dish pa përnderim, të jesh i kulturuar pa zemër, është një nga mëkatet më të mëdha kundër shpirtit.
Ai që do të jetë sadopak i familjarizuar me gjithësinë e pavdekshme të librave, shpejt do të krijojë lidhje të reja, jo vetëm me përmbajtjen e tyre, por edhe me vetë librin. Shumë të rinjve, sot, u duket qesharake dhe e kotë të duan librat dhe jo jetën e qejfit; sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër dhe e vlefshme për t'u harxhuar me librat, ndërkaq gjejnë kohë, për të kaluar orë pafund në kafene, duke dëgjuar muzikë apo duke kërcyer.
Ndër njerëzit e ekuilibruar që nuk dyshojnë në vetvete, ata me temperament të zjarrtë do të vlerësojnë tek poeti pasionin, tek inteligjentët inteligjencën, tek babaxhanët mirësinë; ndër lexuesit më pak të ekuilibruar shpesh ndodh e kundërta, intelektuali dëshiron sensualitetin naiv, i shfrenuari vetpërmbajtjen.

Sa më sqimatarë të jemi në të lexuar, aq më shumë arrijmë të shohim tek çdo mendim e çdo poezi veçantinë, individualitetin dhe bashkërendimin e ngushtë mes tyre, vërejmë se çdo bukuri çdo tërheqje bazohet pikërisht në këtë veçanti dhe individualitet por të para së bashku vërejmë gjithnjë e më qartë sesi gjithë këta zëra pa fund popujsh priren drejt të njëjtit qëllim por me emra të ndryshëm, ëndërrojnë të njejtat dëshira, vuajnë të njejtat dhimbje. Nga shtresimi shumëvjeçar i mijëra e mijëra fibra gjuhësh e librash të panumërt, një monstër çuditërisht sublime dhe joreale ushtron lexuesin: fytyra e njeriut, me mijëra përvijime kundërshtore që magjia i ribashkon në një të tërë.
Shumë persona e kanë për turp të mos njohin romanin e fundit të një autori të modës, ndërkohë që gjatë gjithë jetës lenë librat e vjetër të pluhurosur dhe as që u shkon nëpërmend që një pjesë e madhe e asaj që duket e re fringo s'është tjetër veçse diçka e vjetër, e lustruar dhe e paraqitur si e re.
Armiqtë e shijeve dhe librave të mirë nuk janë ata që përbuzin librat por ata që lexojnë gjithçka. Mund të lemë pa lexuar udhëzuesit, përmbledhjet dhe historitë e filozofisë; çdo vepër mendimtari na jep më shumë, pasi na bën të vrasim mendjen, na edukon dhe nxit vetëdijen tonë.
Sentencat kanë qenë të gjitha të vërteta dhe njohje thelbësore në kokën e atij që i ka krijuar porse shndërrohen në budallallëqe e gabime në gojën e papagallit dhe parazitit mendor që i citon.
Vetëm ai që flet për atë që ka provuar të ngjall besim.
Njohjet intelektuale janë dokument.
Unë nuk jam kundër kërkimeve të thelluara dhe të përparuara të gjuhës, por kundër shtypjes dhe mbytjes së naives nëpërmjet qëndrimeve racionaliste.
Nuk varet nga fjalët. Një fjalë mund të shprehë po aq qartë edhe të kundërtën e saj. Kur profesorët flasin, askush nuk vëren që fjalët e tyre janë gjithnjë kaq qetësuese dhe të sigurta sa të krijojnë iluzionin se ekziston një dije kaq e sigurtë që mund të transmetohet me anë të fjalëve.
Çdo shkencë është, ndër të tjera, diçka që rregullon, thjeshtëzon dhe bën të kapshme atë që mendja s'mund ta kapë. Ne besojmë se në histori janë përcaktuar disa ligje dhe kërkojmë t'i përdorim ato në njohjen e së vërtetës historike. E megjithatë ai që merret me histori, sipas meje, duhet të ketë besim të kulluar në forcën rregulluese të mendjes tonë, por përtej saj dhe pavarësisht nga kjo, ai duhet të ketë parasysh të vërtetën e pakuptueshme, realitetin dhe papërsëritshmërinë e shndërrimit. Të merresh me histori do të thotë të jesh i vetëdijshëm se je në ndjekje të diçkaje sa të pamundur, aq edhe të nevojshme e të rëndësishme. Të merresh me histori do të thotë t'ia lësh veten në dorë kaosit, por gjithsesi të ruash besimin tek rregulli dhe kuptimi.
Dija mund të komunikohet, mençuria jo. Ajo mund të gjendet, të jetohet; mund të jesh plot mencuri dhe të udhëhiqesh prej saj, por nuk mund ta shprehësh apo t'ua mësosh të tjerëve. Një e vërtetë mund të thuhet dhe të vishet me fjalë kur është e njëanshme. E njëanshme është ajo që mendohet në kokë dhe mund të thuhet me fjalë: ajo që është larg tërësisë, njësisë dhe të qenit sferik, por realiteti, qënia që përmbushet brenda nesh, s'është kurrë e njëanshme.
Koha kalon dhe mençuria mbetet. Ajo ndërron format dhe rritet por gjithnjë bazohet në të njejtin themel: në futjen e njeriut tek natyra, në ritmin kozmik. Edhe pse në kohë të trazuara ekziston prirja për t'u çliruar prej tij, ajo liri e rreme të çon në skllavëri; është rasti i njeriut modern, i cili megjithëse tejet i lirë, është skllav i parasë dhe i makinave.
Fakti që e mira dhe keqja, e bukura dhe e shëmtuara, të gjithë çiftet e të kundërtave shkrihen në një të vetme, është një e vërtetë e mistershme, e fshehtë dhe e prekshme vetëm për ata që kuptojnë nga këto gjëra (shpesh u shpëton edhe atyre) dhe jo një e vërtetë që mund të zotërohet nga të gjithë. Eshtë tipike për mençurinë e Lao Tse-je që përbuz virtytet dhe veprat e mira. Por edhe vetë Lao Tse do të matej mirë e nuk do t'ia ofronte popullit këtë mençuri.
Racionalisti dashurohet pas sistemeve. Ai gjithnjë priret të mos u zërë besë instinkteve të tij.
Racionalisti ndihet gjithnjë i pasigurtë përballë natyrës dhe artit. Herë i përshkruan si të përbuzshëm, herë i mbivlerëson në mënyrë supersticioze. Eshtë pikërisht ai që shpenzon miliona për vepra arti të vjetra apo ndërton rezervate për zogj, kafshë të egra dhe mite.
Racionalisti është i bindur se zotëron brenda vetes "kuptimin" e realitetit dhe jetës së tij. Rregullat dhe qëllimin e një jete të veçantë, në dukje të rregulluar në mënyrë të arsyeshme, ai ia vesh edhe gjithësisë dhe historisë. Prandaj ai beson tek përparimi. Ai e sheh se sot mund të qëllohet më mirë, mund të udhëtohet shumë më shpejt dhe sdo e s'mund të vërejë që këtij përparimi i përgjigjet edhe kthimi prapa. Ai beson se njeriu i sotëm është më i zhvilluar dhe i përparuar se Konfuci, Sokrati apo Jezusi, vetëm pse njeriu i sotëm ka zhvilluar fuqishëm disa aftësi teknike.
Disa thënie të zgjedhura
1)Për ndërgjegjen nuk ekziston asnjë pikësynim përfundimtar, por përparimi i ndërgjegjes s'është veçse një diferencim i problematikave.
2)Para arsyes së mirëfilltë bota shfaqet gjithnjë dypërmasore.
3)Të dish do të thotë të veprosh, të dish do të thotë përvojë. Nuk është diçka që zgjat. Zgjatja e saj është çasti.
4)Për kujtesën, përshtypjet janë një mbresë më e thellë së sistemet më të mira dhe metodat e të menduarit më të arrira.
5)Ai që mendimin e quan gjënë thelbësore, sigurisht mund të bëjë karrierë, por ka ngatërruar tokën me ujin, rrjedhimisht do të mbytet.
Në periudhat e rënies morale lindin gjithnjë "hyjni" të reja e të çuditshme që ngjajnë më tepër me djajtë; gjithçka deri atëherë e arsyeshme bëhet e pakuptimtë, ajo që ishte e çmendur bëhet pozitive, premtuese, zhduket çdo kufi, asnjë gjykim s'mund të formulohet, lind figura e shquar që s'është as e mirë as e keqe, por vetëm krijues, vetëm shkatërrues, vetëm forcë e verbër e zanafillës. Ky çast i katastrofës është po ai që përcakton tek individi përmallimin, çudinë, befasinë e ndryshimit. Eshtë çasti kur provohet paradoksi, pika e rrufeshme ku skajet e largëta takohen, kufinjtë zhduken, normat shpërbëhen. Kështu mund të ndodhë që, ndonjëherë, kodet dhe rregullat të zhduken, por procesi në vetvete është më i gjallë se kurrë.
Gjithë jeta ime është karakterizuar nga një përpjekje për bashkim dhe përkushtim, nga një përpjekje e mirëfilltë. Jo se unë mendoj të gjej për vete dhe aq më pak për të tjerët një lloj rruge të re, një mundësi të re formulimi dhe angazhimi, por të ruaj qëndrimet e mia dhe të mos humbas respektin për jetën dhe mundësitë për t'i dhënë kuptim asaj. Edhe pse do detyrohesha të humbja kohën dhe veten time, do të mbetesha i vetëm në këto qëndrime, s'ka gje pse do të bëhesha qesharak; kësaj i përmbahem me vendosmëri. Nuk kam as një fill shprese se do të mund të përmirësoj botën apo vetveten; e bëj vetëm sepse pa nderim dhe pa besuar tek në Zot, unë s'mund të jetoj.
Të qenit mëshirues e quaj një nga vitytet më të larta që mund të arrihen, më të vlefshëm se çdo talent. Me të nuk kuptoj kultin e ndjenjave të mëdha të një shpirti, por sidomos mëshirën, respektin për individin, për botën mbarë, për natyrën, për shoqërinë njerëzore, ndjenjën e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpërgjegjësisë.
Çdo qënie njerëzore nuk është vetëm vetvetja, ai është edhe i papërsëritshmi, i veçanti, në çdo rast pikë e rëndësishme dhe e vetme ku kryqëzohen dukuritë e realitetit vetëm njëherë në mënyrë të papërsëritshme. Prandaj historia e çdo njeriu është e rëndësishme, e përjetshme dhe hyjnore; prandaj çdo qënie njerëzore për aq sa jeton dhe përmbush vullnetin e natyrës së tij duhet admiruar dhe respektuar. Tek secili shpirti është shndërruar në formë, tek secili krijesa vuan.
Kam zgjedhur rrugën e egoistit dhe detyrat ndaj botës së jashtme i quaj dytësore para detyrave që ne kemi para shpirtit tonë. Kam bindjen se shpirti im përfaqëson një pjesë të vogël të zhvillimt njerëzor dhe që në fund të fundit përshpirtja më e vogël e Unit tonë të brendshëm është jo më pak e rëndësishme se lufta dhe paqja e botës së jashtme.
Besimi dhe dyshimi nuk përputhen, ato plotësojnë njëra-tjetrën. Nëse nuk të lind një dyshim i sinqertë, nuk mund të ketë një besim të fortë.
Çdo gjë shpirtërore, çdo kulturë ka dy detyra; e para është t'i japë siguri dhe hov shumicës, t'i verë përballë njëri-tjetrit, t'i japë kuptim thelbit të jetës së tyre; e dyta më e fshehtë por jo më pak e rëndësishme, është t'i mundësojë pakicës, shpirtrave të së ardhmes, zhvillimin, mbrojtjen dhe ndihmën në hapat e tyre të parë, t'u japë oksigjen për të marrë frymë.
Nëse do të jesh mësues, erudit apo muzikant, ki respekt për "kuptimin" por mos mendo se mund ta arrish përmes mësimdhënies. Për të mësuar kuptimin filozofët kanë shkatërruar gjysmën e historisë.
Ka lexues që gjatë jetës së tyre mjaftohen me leximin e nje dyzine librash, e megjithatë janë lexues të mirëfilltë. Dhe ka të tjerë që kanë gëlltitur ç'kanë gjetur, dinë të ndërhyjnë mbi gjithçka, e megjithatë u ka shkuar mundi kot. Sepse kultura duhet të kultivoje diçka: një karakter apo personalitet. Aty ku ato mungojnë, aty ku kultura pa baza realizohet, si të thuash në boshllëk, mund të japë erudicion, por jo dashuri dhe jetë.
Njeriu i ditur njeh dhe zotëron parime. Ai respekton një tog gjërash që në fund të fundit nuk e tërheqin edhe aq si dhe heq dorë nga të tjerat që do ta joshnin, nëse kultura nuk do të kish krijuar frenime.
Të godasësh në fytyrë mëshirën, është një nga veprimet pa të cilin s'mund të shkëputesh nga fustani i mamasë.
E vërteta është diçka e jetuar, jo e mësuar nga katedra.
S'kam patur kurrë ndonjë respekt të madh për edukimin, ose më mirë të them gjithnjë kam patur shumë dyshime rreth mundësisë së njeriut për të jetuar në një botë të ndryshuar dhe të përmirësuar nga edukimi shkollor. Përkundrazi, unë kam njëfarë besimi tek forca e ëmbël dhe bindëse e bukurisë, e artit dhe e poezisë. Unë vetë, në vitet e rinisë, jam edukuar dhe kam mësuar më shumë për botën shpirtërore nga këto forma sesa nga çdo lloj tjetër edukimi publik apo privat.
Shkolla është i vetmi problem kulturor modern që unë e marr seriozisht dhe për të cilin marr zjarr ndonjëherë. Mua shkolla më ka dëmtuar shumë, ashtu si shumë personalitete të shquara kanë patur të njejtin fat. Në shkollë unë kam mësuar vetëm gjuhën dhe gënjeshtrën.
Mësuesit tanë kërkonin nga ne virtyte të cilat nuk i zotëronin vetë, kështu edhe historia që na paraqisnin ishte një mashtrim i të rriturve për të na shtypur e përbuzur.
Profesorët tanë të asaj lënde që ne e quanim histori na mësonin që bota gjithnjë ka qenë drejtuar, qeverisur e shndërruar nga njerëz që diktonin ligjet e tyre duke mos pranuar të tjera ligje. Na thuhej madje se këta njerëz meritonin nderimin tonë. Vetëm se kjo ishte e rreme si gjithçka tjetër na mësonin, sepse nëse dikush nga ne tregohej i guximshëm dhe kundërshtonte ndonjë urdhër, mënyrë sjelljeje apo modë, atëherë ai as nderohej, as merrej si shembull, por ndëshkohej, tallej e shtypej nga pushteti i lig i shkollës.
Me poetin ndodh pikërisht si me heroin dhe gjithë figurat dhe ndërmarrjet e forta apo të bukura, të guximshme dhe të rralla: në të kaluarën ishin të mrekullueshme, të gjithë librat ishin të mbushur me lëvdata për to, por realisht urrehen dhe ka gjasa që mësuesit të jenë udhëzuar për të penguar, deri në njëfarë mase, formimin e njerzve të shquar dhe të lirë, si dhe mundësinë për veprime të mëdha e të mrekullueshme.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Kultura e mirëfilltë nuk përcillet për ndonjë qëllim, por si çdo aspiratë, ka kuptim në vetegzistencën e saj. Ashtu sikurse aspirata për forcën, shkathtësinë dhe bukurinë fizike s'ka një qëllim përfundimtar, si përshembull të na bëjë të pasur, të famshëm dhe të fuqishëm por e ka shpërblimin në vetvete, në ndjenjën për jetën dhe besimin në mundësitë tona, duke na bërë më të gëzueshëm e më të lumtur, çka na jep një ndjesi më të thellë sigurie dhe shëndeti, kështu edhe pikësynimi për kulturën, ose thënë ndryshe, për përsosjen e shpirtit nuk është një rrugë drejt synimeve të caktuara, por një zgjerim ngazëllyes e fuqidhënës i vetëdijes sonë, një pasurim i mundësive tona të jetës e të lumturisë. Prandaj kultura e mirëfilltë, ashtu si edukimi fizik i mirëfilltë është njëkohësisht shtytës dhe përmbushës, gjithnjë arrin fundin e megjithatë nuk rresht, është gjithnjë në rrugën drejt pafundësisë, është dridhje në bashkëtigëllim me universin, është një bashkësi jete në përjetësi. Qëllimi i saj është promovimi i aftësive dhe veprave të veçanta, por ajo na ndihmon t'i japim një kuptim jetës sonë, të kuptojmë të kaluarën dhe ta presim krahëhapur të ardhmen.
1) Nëse ne sot, përballë nevojave dhe kërkesave të përditshme do të sillemi njerëzisht dhe me maturi, edhe e ardhmja mund të jetë njerëzore.
2) Njeriu me karakter, e shfaq atë qartë e pastër, kur largohet nga përmasa e tij e zakonshme e jetës dhe përballet me diçka të re.
3) Pasioni më i zjarrtë për udhëtimet, s'është veçse ajo kënaqësia e rrezikshme e të menduarit plot guxim, për të ndryshuar botën e për të gjetur një përgjigje për të gjitha gjërat, njerëzit dhe ngjarjet. Përballemi me një etje që nuk shuhet me programe dhe libra, por kërkon dhe kushton gjithnjë e më tepër, e cila kërkon të vesh në shërbim të saj zemrën dhe gjakun.
Bota nuk do të përparojë më shpejt nëse ju poetët do t'ju bëjë udhëheqës dhe filozofët ministra. Ajo do të përparojë kur njerëzit do të bëjnë atë që u është paracaktuar, atë që ia kërkon natyra e tij dhe që e bën me vullnetin e tij.
Megjithëse përshtatja me shpirtin e kohës dhe mjedisin shoqëror është mjaft dobisjellëse, gëzimet e sinqeritetit janë më të mëdha dhe zgjasin më shumë.
Ne vrasim, kur mbyllim sytë përpara varfërisë, nevojës, skandalit. Ne vrasim kur nga plogështia lejojmë ngritjen e institucioneve që rrezikohen të shemben në shoqëri, në shtet, në shkolle, ne fe të cilat i miratojmë me hipokrizi në vend që t'u kthejmë krahët pa mëdyshje. Ashtu si për socializmin koherent, pronësia është grabitje ashtu edhe për ithtarin e besimit tonë, çdo mosnjohje, çdo ashpërsi, cdo lloj indiference dhe përbuzjeje s'është vetëm se një lloj vrasjeje. Mund të vritet jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja.
S'është se e vlerësojmë shumë dhënien e urdhrave, vleresojmë atë që na shërben. Më shumë se çdo virtyt, vlerësojmë nderimin, por këtë nuk e bëjmë për njerëzit.
Fitimtar është gjithnjë ai që mund të dashurojë, të vuajë dhe falë, jo ai që di dhe gjykon më mirë.
Jeta është absurde, mizore, e zbrazët dhe megjithatë e mrekullueshme; nuk tallet me njeriun (sepse për këtë është shpirti), sidoqoftë kujdeset për njeriun aq sa për krimbin. I japim shumë rëndësi vetes kur mendojmë se njeriu është tekë dhe lojë mizore e natyrës. Duhet vërejtur që ne njerëzit s'kemi ndonjë fat më të keq se zogjtë apo milingonat, por më të lehtë e më të bukur. S'duhet të ankohemi nga mizoria e jetës dhe fataliteti i vdekjes, por duhet të shijojmë këtë dëshpërim. Vetëm atëherë, kur të njohim nga afër gjithë mizoritë dhe absurditetin e natyrës, mund të ndeshemi me këtë absurditet dhe t'i japim një kuptim. Kjo është aftësia më e madhe dhe e vetme e racës njerëzore. Të gjitha të tjerat kafsha i bën më mirë. Për shumicën e njerëzve, ashtu si dhe për krimbin, absurditeti nuk është dënim. Por janë pakica, ata që kaplohen nga dhimbja dhe fillojnë të kërkojnë një kuptim, ata që përbëjnë kuptimin e njerëzimit.
Secilit jeta i cakton një detyrë të posaçme dhe të papërsëritshme pra nuk ekziston një jetë e pavlerë, e paracaktuar si e tillë. Edhe qënia më e dobët dhe e mjerë, në vendin që i është caktuar, mund të jetojë një jetë dinjitoze dhe të veçantë, të përfaqësojë diçka origjinale, thjesht duke pranuar vendin që nuk e ka zgjedhur në jetë dhe duke u munduar të kryejë detyrën e tij të veçantë. Ky është humanizmi i vërtetë, që gjithnjë rrezaton diçka fisnike e të dobishme edhe nëse ushtruesi i kësaj detyre në sytë e të gjithëve është një djall mjeran, vendin e të cilit askush se lakmon.
Gjykimi dhe mendimi se përsosmëria e shkenca janë arritje jo absolute, s'mund të pengojë ndërtimin, pra të kërkohet të realizohet ç'është e mundur.
Durimi është gjëja më e vështirë, e vetmja që ia vlen të mësohet. Te gjitha format e natyrës, të evolucionit, të paqes, gjithçka që është e bukur dhe e begatë në botë varet nga durimi; si nevojë e kohës, qetësisë, besimit, e besimit në proceset e ngadalta, që zgjasin shumë më tepër se një jetë, që s'mund t'i rrokë plotësisht mendja e individit dhe që në tërësinë e tyre nuk përbëjnë përvojë njerëzish, por popujsh e shekujsh.
Kundër poshtërsive të jetës, armët më të efektshme janë guximi, këmbëngulja dhe durimi. Guximi të jep forcë, këmbëngulja të zbavit durimi të jep qetësi.
Kur dikush kërkon, ndodh që mendja e tij të shohë vetëm atë që ai kërkon dhe nuk arrin të gjejë e të pranojë asgjë në vetvete, pasi ka një pikësynim të fiksuar. Të kerkosh do te thotë të kesh një pikësynim, të gjeni do të thotë të jesh i lire, i hapur, të mos kesh pikësynime.
Asnjë ndjenjë s'duhet ta quash të padenjë e meskine! Secila është e vlefshme: edhe urrejtja, edhe zilia, edhe xhelozia apo mizoria. Ne s'jetojmë veçse me ndjenjat tona të varfra, të bukura e të mrekullueshme, dhe kur fyejmë ndonjërën prej tyre, shuajmë një yll në qiell.
Të mendosh, do të thotë pikërisht të pranosh shkaqet, të cilat nëpërmjet ndjenjave nuk humbasin por shndërrohen në njohuri, bëhen thelbësore dhe fillojnë të përhapen.
Sa më e thellë të jetë kultura e një njeriu, sa më të mëdha të jenë privilegjet që ai gëzon, aq më e madhe duhet të jetë sakrifica që ai është i gatshëm të bëjë në rast nevoje.
Veprimi, kurrë deri më sot nuk është kryer nga ai që pyet më parë: "ç'duhet të bëj"
Vetëm koha e ndan njeriun nga gjithçka dëshiron. Koha, kjo shpikje e madhe! Koha ka qenë një nga mbështetëset, një nga patericat që njeriu s'duhej t'i pranonte poqese do të donte të ishte i lirë plotësisht.
Ajo për të cilën ndjej keqardhje për mua është jo më e paktë se ajo që dua. Por atë që nuk e njoh dhe s'mund ta njoh, ajo që s'më bën përshtypje, që s'ka lidhje me mua, që s'më josh, ajo për mua nuk ekziston. Dhe sa më shumë shoh që ajo ze vend brenda meje, aq më i tretur ndihem.
S'duhet filluar nga fundi, nga format e regjimit dhe metodat politike, por nga fillimi, nga ndërtimi i personalitetit, nëse duam të kemi njerëz dhe ndërgjegje që na garantojnë të ardhmen.
Virtyt do të thotë bindje. Problemi është kujt duhet t'i bindemi, me fjalë të tjera edhe pavarësia do të ishte bindje. Por gjithë virtytet e tjera, kaq të dashura e të lëvduara, thonë bindje ndaj ligjeve të krijuara nga njerëzit. Vetëm pavarësia nuk i nënshtrohet këtyre ligjeve. Kush është i pavarur i bindet një tjetër ligji, ndjenjës së Unit"
Vetëdija s'ka të bëjë fare me moralin dhe ligjin; dhe mund të bëhet kundërshtari i tyre më i tmerrshëm dhe vdekjeprurës, por është pafundësisht i fortë, më i fortë se amullia, më i fortë se oportunizmi, më i fortë se krenaria.
Nuk është përcaktuese për vlershmërinë e Unit tim që të mbaj nën vëzhgim të vetëdijes gjëra të rëndësishme për mua, por mjafton të kem marrëdhënie të mira e të përshtatshme mes vetëdijes e pavetëdijes. Nuk jemi makina që mendojmë por organizma.
Opinionet më interesojnë vetëm kur më çojnë në veprime dhe rezultate. Parapëlqej shumë më tepër një njeri me mendime të ndryshmë nga unë, por që të më tërheqë, të më bëjë për vete, sesa një shok të besimit që mund të jetë burracak e llafazan.
Çdo përpjekje për t'iu bindur kulturës, shpirtit dhe kërkesave të tij, duke jetuar në përputhje me to, të çon në mënyrë të pashmangshme në dëshpërim. Shpëtimi vjen atëherë kur pranojmë se kemi synuar përvoja dhe kushte subjektive më shumë se ç'duhet. Këto mënyra çlirimi natyrisht nuk na mbrojnë nga kaplimi i dëshpërimit, por forcojmë bindjen në mundësinë për të kapërcyer çdo formë dëshpërimi.
Të mposhtësh dhimbjet fizike, kur janë të vazhdueshme, është nga gjërat më të vështira. Tipat heroikë mbrohen nga dhimbja, nuk e pranojnë atë dhe shtrëngojnë dhëmbët por sidoqë ky qëndrim duket i bukur, na lind dyshimi për vërtetësinë e kësaj fitoreje. Unë jam ndjerë gjithnjë mirë kur nuk jam mbrojtur nga dhimbjet e forta, por e kam lënë veten në dorë të atyre që nuk i qëndrojnë tundimit të dehjes apo aventurës.
Veprimtaria politike duhet të jetë rezultat i gjykimeve dhe jo anasjelltas.
Besoj se nuk jam përgjegjës për kuptimin apo absurditetin e të jetuarit, por jam përgjegjës për atë që bëj me jetën time të papërsëritshme.
Jeta jote nuk do të jetë e shpëlarë dhe e zbrazët nëse e di që lufta jote nuk do të ketë sukses. Do të jetë edhe më e zbrazët, nëse ti, duke luftuar për diçka të vlefshme dhe shpirtërore mendon se edhe duhet ta arrish.
Sigurisht që paqja ekziston, por s'ka paqe që të zgjasë vazhdimisht brenda nesh, pa na braktisur një ditë. Ekziston vetëm një paqe që mund të arrihet me luftë të paprerë, dhe që përditë duhet fituar rishtas.
Dobësia dhe plogështia e trupit shkojnë paralelisht me atë të shpirtit.

Kaosi do të njehsohet e do të jetojë derisa të vendoset një rend i ri.
U qepemi të mirave që kemi arritur dhe kjo quhet besnikëri, por s'është veçse amulli.
Dinjiteti i njeriut qëndron në aftësinë për të patur qëllime në sundimin e të paarritshmes, ashtu si tragjedia e tij qëndron në faktin se ka kundër rrjedhën e ngjarjeve dhe të veprimeve të botës.
Ne nuk duhet të kërkojmë, por të gjejmë, nuk duhet të gjykojmë, por të vëzhgojmë dhe të kuptojmë, të thithim e përpunojmë atë që kemi thithur. Duhet të ndiejmë se qënia jonë është afër Gjithçkaje dhe e futur në Gjithçka. Vetëm atëherë do të kemi marrëdhënie reale me natyrën.
Thuaji po vetvetes, veçantisë tënde, ndjenjave të tua, fatit tënd! S'ka rrugë tjetër. Nuk e di ku të çon, por shkon drejt qendrës së jetës, realitetit, në kulmin e domosdoshmërisë. Mund të të duket e padurueshme, t'i japësh fund jetës këtë mund ta bëjnë të gjithë; edhe unë, shpesh shtyhem drejt mendimeve të tilla. Por të shkëputesh me dëshirë nga kjo jetë, duke tradhëtuar fatin dhe kuptimin e qënies tënde, duke u bashkuar me "normalët", këtë s'mund ta bësh. Nuk do të zgjaste shumë dhe do të kaplonte një dëshpërim edhe më i madh.
Frika e çmendurisë në shumicën e rasteve s'është veçse frika e jetës, e kërkesave të zhvillimit dhe instinkteve tona. Ka gjithnjë një hendek ndërmjet jetës naïve instiktive dhe asaj që në mënyrë të vetëdijshme duam dhe priremi të jemi. Një hendek i tillë s'mund të kapërcehet lehtë, por gjithnjë, me qindra herë duhet provuar, çdo herë me guxim, sepse para se ta kapërcejmë na mban mbërthyer një lloj frike.
Fatin mund ta përballosh vetëm duke e kuptuar.
Disa e kujtojnë veten të përkryer, vetëm sepse janë më pak kërkues ndaj vetes.
Njerëzimi, domethënë pjesa dërrmuese e njerëzve, është gjithnjë kundër atyre që duan të mirën, sepse turma s'është as e mirë, as e keqe por në thelb është e amullt dhe që urren më shumë se çdo gjë thirrjet drejtuar ndërgjegjes së saj. Kalimi në një shkallë më të lartë, kapërcimi i egoizmit dhe plogështisë janë kryer vetëm nga individë të veçantë, kurrë nga turmat.
Ai që ka luftuar dhe paguar për ta shkëputur veten nga prejardhja e tij, nuk është i gatshëm të heqë dorë nga liria dhe përgjegjësia, të fituara me çmim të lartë, për hir të skemave apo programeve, për një shkollë, rrymë apo klan.
Mes qenieve njerëzore, edhe pse të lidhura ngushtë, qëndron gjithnjë një humnerë e hapur që vetëm dashuria mund ta kapërcejë, së cilës vetëm ajo ia del mbanë nëpërmjet një ure të ngritur në rast rreziku.
Sa më pak besoj në kohën që jetojmë dhe sa më shumë shoh njerëzimin të degjeneruar e të shterur, aq më pak shoh revolucionin si rrugëzgjidhje dhe aq më shumë besoj tek magjia e dashurisë.
Nëse i trembemi dikujt, duhet pranuar që ai ushtron një fuqi mbi ne.
Në fazën e naivitetit, fetari dhe racionalisti luftojnë mes tyre, siç luftojnë fëmijët me karaktere të ndryshëm.
Në fazën e dytë, dy polet e kundërta, tashmë të vetëdijësuar,luftojnë me zjarrin, pasionin dhe tragjicitetin e kombeve shtete.
Në fazën e tretë palët luftuese fillojnë të pranojnë njëra-tjetrën, jo në ndryshimet mes tyre, por në fatin e ndërsjelltë. Ata fillojnë të duhen dhe tërhiqen me dëshirë të ndërsjelltë. Këtu zë fill rruga për diçka njerëzore, realizimin e së cilës deri më tash asnjë sy njerëzor nuk e ka pikasur.
Një anije kozmike dhe një raketë për në hënë, sigurisht janë gjëra që të ngazëllejnë e të ngadhnjejnë, por historia tregon se sa e kotë është të besosh që nëpërmjet tyre mund të ndryshohen në thelb njerëzit dhe marrëdhëniet e tyre.
Njerëzit nuk duan origjinalitetin, por parapëlqejnë gjërat e dorës së dytë. Risia pranohet vetëm nëse paraqitet e tretur, e përpunuar, e zvogluar dhe e zbukuruar.
Çdo ngjitje në hierarkinë e posteve nuk është një hap drejt lirisë por drejt detyrimit. Sa më të mëdha të jenë pushtetet e zyrës aq më i rreptë është shërbimi, sa më i fortë personaliteti, aq më e mënjanuar është liria.
Në përgjithësi jemi të bindur dhe të sigurtë se një funksionar shteti është një qytetar shumë i ndershëm, i bekuar nga Zoti, një shembull i nderuar dhe i dobishëm i racës njerëzore, ndërsa një i çmendur është një varfanjak, një i sëmurë i pafat që e durojmë dhe ndjejmë keqardhje, por që nuk vlen një grosh. Porse ka ditë apo ndoshta orë kur bisedojmë më shumë se zakonisht me profesorë apo të çmendur dhe papritur vemë re të kundërtën: tek i çmenduri gjejmë një qenie të qetë, që di t'i japë siguri vetvetes, një të ditur, i përzgjedhur, me një karakter të qëndrueshëm dhe të pavarur; ndërsa profesori apo funksionari na duken diçka e tepërt, një karakter mediokër, një figurë pa personalitet dhe temperament, pa ndonjë tipar origjinal.
Mos e pyet veten: "A janë të drejtë karakteri dhe qëndrimi im ndaj jetës?" sepse nuk ka përgjigje për këtë, çdo karakter është po aq i drejtë sa çdo tjetër, secili është një copëz jete. Por ju duhet të pyesni: "Përderisa unë jam i tillë, dhe kam këto kërkesa e probleme me veten, çduhet të bëj për të përballuar jetën e mundësisht për të bërë edhe diçka të bukur?" Dhe nëse do të dëgjosh vërtet zërin e vetvetes përgjigjja pak a shumë do të jetë kjo: "Meqë ti je kështu, s'duhet të përbuzësh dhe të kesh zili të tjerët pse janë të ndryshëm, as duhet të pyesësh për qëndrimin e drejtë të vetvetes, por duhet të pranosh shpirtin tënd dhe kërkesat e tij ashtu siç pranon trupin, emrin e prejardhjen tënde si diçka të dhuruar, të pashmangshme, dhe për të cilat duhet luftuar edhe sikur të kesh tërë botën kundër.
Kërko me të gjitha forcat e tua një mënyrë jetese që të të shkojë për shtat, edhe pse për këtë do të të duhet të heqësh dorë nga disa "detyra". Detyrat, pjesën më të madhe të krizmës, në mos të gjithën, e marrin nga mungesa e guximit në luftën për një jetë private.
Të heshtësh për diçka që është objekt thashethemesh, të nënqeshësh pa qëllim të keq njerëzit dhe institucionet, të luftosh mungesën e dashurisë në botë me shumë dashuri për gjërat e vogla, me shumë besnikëri ndaj punës, me shumë durim, duke hequr dorë nga hakmarrja ndaj talljeve dhe kritikave, këto janë të gjitha mënyrat që mund të përdoren.
Nëse ne, kur shoqërisë i kanoset një rrezik, jemi të gatshëm të sakrifikojmë mirëqenien, rehatinë, jetën tonë, kjo nuk nënkupton se jemi të gatshëm të sakrifikojmë edhe shpirtin për interesat e çastit të gjeneralëve apo shoqërisë. Të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës e ndershmërinë intelektuale për çdo lloj interesi, qoftë edhe për atë të atdheut është tradhëti. Intelektuali që me vetëdije thotë gjëra të rreme, mbështet gënjeshtra e mashtrime, nuk vepron vetëm kundër ligjeve themelore të natyrës porse ai, pavarësisht nga dukja, nuk i bën mirë as shoqërisë, të cilën e dëmton rëndë, ndot mendimin dhe të drejtën, si dhe përkrah forcat e së keqes dhe përçarjes.
Për mua oficeri besnik ndaj detyrës nuk vlen më pak se dëshmori i çarmatosur: secili ka vendin e vet dhe është i dobishëm për sakrificën dhe sinqeritetin e tij. Nëse një oficer kryen detyrën e tij gëzon respektin tim të plotë; nëse nuk e kryen dhe kujdeset vetëm që ushtarët ta përshëndesin me përpikmëri, por në një çast kritik mendon për vetveten, atëherë ai është maskara. Dhe po kështu nëse një pacifist e kalon jetën duke predikuar çarmatimin dhe mospranimin e dhunës, por në një çast rreziku për të shpëtuar veten kërkon topa e bomba, atëherë edhe ai është maskara.
Kush ngrihet në pozitë dhe merr mbi vete detyra të rëndësishme nuk ndihet më i lirë, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi.
Ne, vetëm mund të kuptohemi me njëri-tjetrin, por përsa i përket të shpjeguarit, secili mund ta bëjë vetëm për veten.
Vetëm të drejtët, njerëzit e sigurtë në vetvete, ata që besojnë tek jeta dhe s'bëjnë asnjë hap që nuk do ta justifikonin edhe të nesërmen apo të pasnesërmen i zotërojnë ndjenjat e tyre, rëndësinë dhe rezultatet e veprimeve të tyre. Unë nuk kam fatin të bëj pjesë në radhët e tyre; ndjej dhe veproj si dikush që nuk beson tek e nesërmja dhe që çdo ditë e konsideroj si të fundit.
Të bindesh është njëlloj si të hash e të pish. Për atë që i ka munguar s'ka gjë më të mirë.
Gjithçka varet nga guximi. Edhe më trimi shpesh e humbet, e përfundojmë duke kërkuar programe, siguri, garanci. Guximi ka nevojë për arsyen, por s'është pjellë e saj, që vjen nga shtresa më të thella.
Detyra ime nuk është t'u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem.
Nëse dikush ka nevojë të justifikojë jetën e tij, për të sdo të ketë rëndësi një pikësynim i përgjithshëm i veprës së tij, të cilën e ka realizuar, por që ky pikësynim të përfaqësojë atë thelb, atë cilësi që i është dhënë, sa më plotë e sa më qartë që të jetë e mundur, në jetën dhe veprimtarinë e tij.
Një pafundësi tundimesh na largojnë nga ky drejtim, por mes gjithë tundimeve, më i forti është ai që duam të jemi tërësisht ndryshe nga ç'jemi, të ndjekim modele dhe ideale që as mundim as duhet t'i arrijmë. Ky tundim është veçanërisht i fortë tek ata që kanë cilësi shpirtërore dhe është më tinzar se rreziqet e zakonshme të egoizmit të kulluar, sepse ka pamjen e fisnikërisë dhe moralitetit të shtirur.
Nuk jemi të zotë të njohim parimet "e mira" dhe "të këqija", të së djathtës apo të së majtës, por njohim dy lloje njerëzish dhe i gjykojmë vetë sipas parimit: ata që duan të jetojnë sipas parimeve të veta dhe ata që parimet i mbajnë vetëm në xhepin e vogël të xhaketës.
"Me karakter" cilësohet dikush që edhe pse ka mendime dhe intuitë vetjake, nuk jeton në përputhje me to. Ai vetëm le të kuptohet me mjaft takt se mendon ndryshe, se ka opinionin e tij.
Ajo që ndalon apo ngadalëson hapat e mi në jetën praktike, ajo që duket si ngurrim apo pavendosmëri, ndoshta tek unë është dobësi, por jo diçka sipërfaqësore, sepse vjen nga një ndjenjë e fortë përgjegjësie që ka njeriu për hapat që bën.
Njeriu ka fituar sundimin e tokës dhe nuk është aspak një sundues i zoti. Megjithatë ndërgjegjet e zgjuara dhe qëllimmira duhet të vendosin sundimin e tyre jo me doktrina e predikime, por duke jetuar me mendje në kokë, secili brenda caqeve të caktuara.
Edhe njeriu më pak intelektual, më sipërfaqësor dhe që nuk filozofon ndjen si nevojë parësore t'i japë një kuptim jetës së tij, dhe poqe se nuk e gjen, shndërrohet në pre të egoizmit të egër dhe të frikës nga vdekja.
Eshtë e lehtë ta kthesh kohën në para, siç është e lehtë të shndërrosh energjinë elektrike në dritë e ngrohtësi. Ajo që është e gabuar dhe vulgare në këtë budallallëk është që parasë i jepet një vlerë absolute.

Çdo qenie njerëzore është qendër e universit, që duket se rrotullohet rreth gjithësecilit, ku një ditë e vetme e jetës së çdo njeriu është qëllimi përfundimtar dhe kulmi i historisë universale. Pas tij mijëvjeçarët dhe popujt bien në humnerë, dhe para tij asgjë s'ka ekzistuar; vetëm çasti, zeniti i së tashmes duket se i shërben gjithë mekanizmit gjigand të historisë universale. Njeriu primitiv ndjen çdo trazim të kësaj qëndrese, të faktit që ai ndalon në breg ndërsa të tjerët i ka marrë rrjedha si një kërcënim: ai nuk pranon të ndërgjegjësohet dhe arsimohet; ndjen ndërgjegjësimin, prekjen e realitetit, ndjen shpirtin të papajtueshëm dhe të urrejtshëm dhe me ngacmim instinktiv shkëputet nga përvoja e ndërgjegjësimit: nga fallxhorët, problematikët, gjenitë, psudo profetët e të xhindosurit.
Ç'është ajo që përcakton të madhen, të voglën, të rëndësishmen e të parëndësishmen? Psikiatrët quajnë psikopat atë që reagon vrullshëm e dhunshëm ndaj shqetësimeve dhe mosmarrëveshjeve pa rëndësi, fyerjeve të papërfillshme të personalitetit, ndërkohë që po ky person, ndoshta duron dhimbje e tronditje që për shumicën janë vuajtje e madhe. Dhe quhet normal e i shëndetshëm ai që lejon ta fyejnë pa e kuptuar as vetë ai që duron edhe muzikën më të çjerrë, arkitekturën më të shëmtuar, ajrin më të ndotur, pa ngritur krye dhe pa protestuar por që gërvish tavolinën dhe shpërthen kur i qëllon të humbasë diçka në një lojë letrash. Shumë shpesh kam parë mejhaneve njerëz të nderuar, që hiqen plotësisht normale dhe të respektuar, të shajnë e mallkojnë në mënyrë vulgare, poshtëruese e kafshërore pasi kanë humbur një lojë dhe kërkojnë ta shkarkojnë fajin mbi shokun, saqë menjëherë ndjej dëshirë të thërras mjekun që t'i mbyllë në çmendinë këta maskarenj. Ekzistojnë kritere të ndryshme të masës dhe të gjithë mund të quhen të aftë; por unë kandisem të quaj të shenjtë vetëm njërin ndër to, qoftë ai i shkencës apo ai i moralit publik të sotëm.
Kush ka një ndjenjë të fortë individualizmi duhet të pranojë se jeta është një luftë ndërmjet sakrificës dhe krenarisë, shpërblimit shoqëror dhe shpëtimit të personalitetit.
Për mua sekziston më asnjë "atdhe" apo "ideal"; e gjithë kjo s'është veçse zbukurim për sunduesit që qeverisin duke përgatitur kasaphanën e ardhshme.
Atëherë kur rinia, e magjepsur nga madhështorja dhe tragjikja, bridhte me çantë në shpinë dhe kitarë dukej qesharake, madje simpatike; por shumë shpejt u tregua e gatshme për të bërë luftën, për të pushtuar e torturuar.
Rroftë shumëllojshmëria, të qenit i ndryshëm dhe i shkallëzuar! Eshtë diçka e shkëlqyer që ekzistojnë shumë raca, shumë popuj shumë gjuhë, shumë stile, shumë mentalitete, shumë këndvështrime për jetën! Nëse unë jam një kundërshtar i pamposhtur i luftës, pushtimeve dhe aneksimeve, jam i tillë sepse pjesa më e madhe e asaj që kultura njerëzore ka realitet historik në formë individuale, të ndryshme e të pasur, përfundon viktimë e atyre forcave të errëta.
Mund të jetohet vrullshëm vetëm në kurriz të unit. Megjithatë për borgjezët s'ka gjë më të çmuar se Uni (një Un i zhvilluar vetëm si rudiment). Pra, ai përfton qëndrueshmëri dhe siguri në kurriz të vrullit, në vend të obsesionit të Zotit fiton qetësinë e ndërgjegjes, në vend të kënaqësisë, prehjen, në vend të lirisë, rehatinë, në vend të etheve shkatërruese një temperaturë të këndshme. Ndër të tjera borgjezi është, në përputhje me natyrën e tij, një qënie me impulse jetësore të dobëta, i pushtuar nga ankthi, i frikësuar nga çdo braktisje e mundshme, i lehtë për t'u drejtuar.
Prandaj ai në vend të pushtetit parapëlqen shumicën, në vend të forcës, ligjin, në vend të përgjegjësisë, sistemin elektoral.

Njeriu i arsyeshëm synon pushtetin, qoftë edhe vetëm për të bërë 'mirë: Rreziku më i madh për të qëndron pikërisht këtu, tek dëshira për të ardhur në pushtet, tek shpërdorimi i tij, tek dëshira për të urdhëruar, tek terrori. Trocki, që s'mund t'i lejonte vetes të shihte një fshatar duke u keqtrajtuar, pa asnjë brerje ndërgjegjeje lejoi shfarosjen e qindra mijëra njerzve.
E keqja është dhuna, ndërsa shmangia e dhunës është e vetmja rrugë për ata që dinë ç'është zgjimi. Kjo rrugë sdo të përkrahet kurrë nga ata që bëjnë historinë dhe luftrat. Pra, toka kurrë nuk do të bëhet parajsë, njerëzimi kurrë sdo të pajtohet. Por kur e di cilës anë i përket, jeton më i lirë e më i qetë. Gjithnjë duhet të jemi të gatshëm për të kuptuar dhimbjen dhe dhunën, por kurrë s'duhet të jemi të gatshëm për të vrarë.
Për fat të keq, me thëniet e Kuranit dhe Biblës në gojën e qeveritarëve, deri më tash nuk kanë ndodhur ngjarje të gëzueshme.
Përballë burokracisë dhe zyrtarizmit unë, sot, ashtu si dje, indinjohem dhe më duket qesharake e për të ardhur keq që popuj të tërë vazhdojnë të gjunjëzohen plot ankth dhe të zbatojnë urdhëra ndërsa vetë qeveritë nuk dinë ç'duan dhe ç'duhet bërë.
Kur një fëmijë tekanjoz u kundërvihet ndëshkimeve dhe vërejtjeve, duke thënë se edhe fëmijët e tjerë bëjnë teka, ne buzëqeshim dhe e kemi përgjigjen në majë të gjuhës. Por edhe ne si fëmijët tekanjozë, gjatë gjithë luftës së tmerrshme, kemi protestuar se armiqtë tanë s'ishin aspak më të mirë se ne.
Ushtari që vret armikun quhet realisht atdhetar më i flaktë se fshatari që mundohet të prodhojë sa më shumë nga toka e tij. Sepse i dyti nxjerr përfitim vetjak. Dhe megjithëse mund të tingëllojë qesharake, sipas moralit tonë të çuditshëm, gjithnjë diskutohen ato virtyte që i sjellin dobi dhe mirëqenie pronarit. Përse? Sepse jemi mësuar të përfitojmë gjithnjë në kurriz të të tjerëve. Sepse, ashtu mosbesues siç jemi, besojmë që lakmojmë gjithnjë pikërisht atë që është e tjetrit.
S'është vetëm lufta me armë mes kombeve që më shfaqet me gjithë tmerrin dhe absurditetin e saj. Çdo lloj lufte, çdo formë dhune, çdo lloj nënvlerësimi i jetës si dhe çdo lloj shpërdorimi i të tjerëve është i padobishëm. Me paqe nuk nënkuptoj vetëm atë ushtarake e politike, por edhe paqen e gjithsecilit me vetveten dhe të tjerët, harmoninë e një jete plot kuptim dhe dashuri.
Pavarësisht nga gjithçka, në revolucionin francez të 1789-es unë kurrë nuk kam dashur e pëlqyer revolucionarët, por vetëm aristokratët, që vdisnin plot dinjitet. Meqë, pavarësisht nga gjithë te vërtetat e të krishtereve, demokratëve dhe socialistëve, që mbeten të vërteta në një nivel më të ulët, çdo kulturë apo bukuri bazohet tek fisnikëria, tek një dallim në lindje, mendim, inteligjencë, shpirt. Sot më të zgjedhurit duhet të zhduken, të çohen drejt vdekjes, sepse kanë shpirt, sy, veshë më të zgjuar e më të brishtë.
Per mua ekzistojnë dy histori të njerëzimit, ajo politike dhe ajo shpirtërore. Në asnjërën nga këto nuk gjejmë atë që e quajmë zhvillim. S'ka ndryshim nëse Samsoni vriste filistejtë me armē prej kocke, ndërsa Hitleri villte bomba mbi Anglinë. Zhvillimin nuk e hasim as në rrjedhën e filozofisë, që nga ajo Upanishade deri tek Hajdeger. Ndërkaq të dy historitë ndryshojnë shumë mes tyre. E ashtuquajtura histori universale, e parë në një periudhë të çfarëdoshme të saj, është e shëmtuar dhe e egër. Historia e gjuhëve, filozofive, arteve, në çdo pjesë të saj është plot figura e zhvillime të bukura e të dashura për shumë njerëz por edhe të shëmtuara për disa të tjerë.
Termi "personalitet", sot, nuk është një ideal absolut siç ishte në kohët e Gëtes. Sot, personaliteti i individit në vetvete, nuk pranohet as nga borgjezia, as nga proletariati, nuk kërkohet të rriten individë gjenialë, por njerëz normalë, të nivelit mesatar, të shëndetshëm dhe të aftë. Fabrikave u bëjnë punë njerëz të tillë. Por, përshembull, në Gjermani u desh pak kohë për të treguar sesi funksione të tëra jetësore të trupit social çalojnë dhe hyjnë në krizë vdekjeprurëse, poqese mungon ajo energji, ajo përgjegjësi, ajo pastërti intime që mund ta japë vetëm individi me ndjenja të holla. Degjenerimi i frikshëm i veprimtarisë politike, i jetës së partisë, parlamentarizmit, na tregojnë qartë ku është defekti dhe ndërkohë që partitë ia bëjnë të pamundur njeriut të ngrihet mbi nivelin mesatar të qëndrojë ndër radhët e tyre, çirren me zë të lartë për njeriun e fortë.
Ke të drejtë kur thua se para Shtetit dhe pushteteve të këtij lloji, jemi të çarmatosur. Por, sipas meje, e ke shumë gabim nëse nga kjo nxjerr përfundimin që asaj duhet t'i përgjigjeni me "mungese skrupujsh". Pikërisht këtë duhet të shmangim: duke fajesuar botën që është e paskrupullt, të sillemi vetë pa skrupull. Epersia dhe fisnikëria jonë qëndron pikërisht në faktin që kemi skrupuj, që jo çdo gjë na duket e lejueshme, që nuk pajtohemi me urrejtjen, vrasjen dhe gjithë palavitë e tjera. Shprehja harbute "bëji m*tin" nuk është shpikur nga ju. Eshtë shfaqur qindra herë në histori dhe mund të lejohet dhe të kuptohet si kundërveprim i njerëzve të ulët, të veshur me pushtet të egër, por që s'mund të miratohet dhe përligjet.
Sot "socialja", me kultin e bashkësisë dhe kolektivitetit, bën që pikërisht egoistët dhe të dobëtit moralisht, të kërkojnë strehë në teoritë dhe detyrimet sociale. Kështu, gjithëpërfshirja dhe ideali i dashurisë vijnë si gjëra të natyrshme.
Pjesa dërrmuese e njerëzve nuk ka parime vet jake, por parime të shtresës së cilës i përket; si tek kapitalistët ashtu dhe tek socialistët, 99% e tyre varen nga gjykime jo vet jake, për shkak të mungesës së inteligjencës.
Barazia, edhe pse e kryer me qëllime të mira, është kundër natyrës. Ajo çon në fanatizëm dhe luftë.
Sot "socialja", me kultin e bashkësisë dhe kolektivitetit, bën që pikërisht egoistët dhe të dobëtit moralisht, të kërkojnë strehë në teoritë dhe detyrimet sociale. Kështu, gjithëpërfshirja dhe ideali i dashurisë vijnë si gjëra të natyrshme.
Gjatë jetës sime, ku lidhjet me njerëz nga vende të ndryshme kanë qenë të shumta, deri tani kam njohur çuditërisht pak njerëz, opinionet politike të të cilëve të ishin shumë të ndryshme nga ato të artikujve që kishin lexuar. Kjo më shtyn të mos i shoh opinionet politike si shenjë dalluese, përcaktuese të peresonalitetit, por më intereson shumë më tepër ajo që qëndron pas opinioneve të tilla; më intereson njeriu në vetvete.

Për atë që është mësuar t'i japë llogari vetes, të mbahet për komunist do të thotë t'i shtrojë vetes pyetjen: A e dua dhe e përligj revolucionin? A jam dakord me faktin që vriten njerëz me qëllim që të tjerë njerëz të përmirësojnë kushtet e veta? Ja problemi shqetësues. Unë nuk e njoh të drejtën për revolucion dhe vrasje. Por kjo nuk më pengon t'i quaj të pafajshme masat, të cilat të shtyra nga nevoja dhe zemërimi, shpërthejnë e ndonjëherë edhe vrasin. Por unë vetë, po të veproja kështu, nuk do ta quaja veten të pafajshëm, pasi do të mohoja një nga ato pak parime që për mua janë tërësisht të shenjta.
Revolucion sdo të thotë gjë tjetër përvecse luftë: është pikërisht "vazhdim i politikës me mjete të tjera".
Nuk këshilloj askënd të mos bashkohet me një parti, por secilit i them se, nëse e bën këtë kur është shumë i ri, veçse rrezikon të shesë lirinë e tij të gjykimit në shkëmbim të kënaqësisë për të qenë i rrethuar nga shokët. Paralajmëroj këdo, edhe miqtë e mi, se mbështetja e një programi dhe përkatësia në një parti s'mund të jetë një lojë, por duhet t'i shkohet deri në fund; ai që i hyn një revolucioni, duke vënë në shërbim të çështjes jo vetëm trupin por edhe jetën e tij, duhet të jetë i aftë e i vendosur edhe të vrasë e të përdorë makina lufte dhe gaz.
Hesse
Unë e kuptoj dhe jam dakord që njeriu duhet të jetë kërkues ndaj vetes, por kur këtë e kërkon nga të tjerët dhe ve jetën në shërbim të luftës për të mirën, nuk mund të jap asnjë lloj gjykimi, sepse s'kam pikë besimi tek lufta, veprimi, kundërshtia; besoj se çdo përpjekje për ndryshimin e botës i hap rrugë luftës dhe dhunës. Pra, s'mund të jem pjesëtar i asnjë lloj opozite, pasi nuk miratoj pasojat e tejskajshme dhe padrejtësinë, pse të keqen në botë e quaj të pashlyeshme. Ajo që mund dhe duhet ndryshuar është vetja jonë: padurimi, egoizmi (edhe intelektual qoftë), sedra, paaftësia jonë për të dashuruar dhe për të qenë të dhembshur. Çdo lloj tjetër ndryshimi i realitetit, edhe pse nga qëllime të mira, për mua është padobi.
Gjatë mbarvajtjes së punëve të mia, nuk kam qëndruar larg problemeve të kohës, kurrë nuk jam mbyllur në një kullë fildishi, sic pohojnë e gjykojnë kritikët qëndrimin tim; problemi im i parë dhe themelor kurrë nuk kanë qenë Shteti apo Shoqëria por individi, personaliteti; jo individi shabllon, por e papërsëritshmja.
Nuk besoj në një të ardhme më të mirë të njerëzimit; nuk besoj se dotë bëhet më i mirë apo më i keq, pasi është gjithnjë po ai. Por ndodh që tharmet djallëzore tek njerëzimi, në disa periudha, në vend të gjëllijnë mes kriminelëve dhe psikopatëve, herë-herë shpalosen madhërishëm, bëjnë politikë dhe tërheqin pas vetes popuj të tërë.
Çdo qënie njerëzore është dicka e veçantë dhe e papërsëritshme, të duash ta zëvendësosh vetëdijen kolektive është një formë dhune, hapi i parë drejt çdo forme totalitarizmi.
Njeriu primitiv e urren atë së cilës i trembet. Në disa shtresa të mendjes së tij, edhe njeriu i qytetëruar e i kulturuar është padyshim primitiv. Ndërkaq, edhe urrejtja e popujve dhe racave kundrejt popujve dhe racave të tjera, nuk varet nga superioriteti dhe forca, por nga pasiguria dhe dobësia. Një qënie vërtet superiore, nje sundues i mirëfilltë, do të ishte në gjendje të provonte mëshirë për dikë mbi të cilin ndihet superior, madje po të rastisë, edhe duke e përbuzur, por pa e urryer kurrë.
Lum ata që kanë arritur të duan vetveten dhe të urrejnë armiqtë e tyre, lum ata patriotë që nuk kanë patur nevojë të dyshojnë për vetveten, sepse nuk ndihen aspak fajtorë për mjerimin dhe fatkeqësinë e vendit të tyre, ndërsa fajtorë natyrisht ishin francezët, rusët apo hebrenjtë: dikush, por gjithnjë një tjetër, një "armik" Ndoshta nëntë të dhjetat e njerëzimit, kanë qenë vërtet të lumtur në besimin e tyre barbar e primitiv, ndoshta kanë jetuar të qetë e të kënaqur nën mburojën e budallallëkut apo dinakërisë së mendjes së tyre.
Sot arsyeja politike nuk është më pronë e pushtetit politik. Në mënyrë që katastrofat të parandalohen, duhet të shpërthejë një valë inteligjence dhe intuite nga qarqet jozyrtare.
Sa më shumë individë të jenë të aftë të vërejnë me qetësi dhe sy kritik skenën botërore, aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive, dhe në radhë të parë, i luftës.
Gjendja e tashme e njerëzimit, sipas meje, është pjellë e dy lloj sëmundjesh mendore: megalomanisë së teknikës dhe megalomanisë së nacionalizmit. Janë ato që i japin botës së përditshme fizionominë dhe vetëdijen, janë ato që na dhuruan dy luftra botërore me të gjitha pasojat e tyre dhe që sërish do të na krijojnë të njëjtat pasoja derisa të nxjerrin dufin. Qëndresa ndaj njërës apo tjetrës sëmundje universale është, sot, detyra më e rëndësishme për përligjjen e shpirtit mbi tokë. Edhe jeta ime është në shërbim të kësaj qëndrese: një dallgë e vogël në lumin e madh.
Sipas mendimit tim, jeta jonë, niveli mesatar i jetës së perëndimorit të sotëm, është kaq e tmerrshme sa mund të durohet vetëm nga harbutët, idiotët, njerëzit pa shije, pa sistem nervor e ndjenja të holla; " heroizmi" është ideal i kësaj epoke që përfundon në një hendek transheje, 40 gradë nën zero. Jo, njerëzit e durojnë këtë jetë, sepse janë ç'mësuar me cilësitë më të brishta dhe me dhuntitë më të mira e më të bukura të njeriut.
Kudo politikani është për revolucionin, arsyen dhe çarmatimin, por për armikun, jo për veten e tij.
Përse flitet për të drejtën e vetvendosjes së kombeve vetëm atëherë kur shpresohet të përfitohet nga ajo?
Askush s'mendonte për luftën, armatosja ishte vetëm një masë paraprake, sepse të pasurit shohin me kënaqësi mure të hekurt rreth parave të veta.
Atentatorët e botës tonë dhe të paqes në përgjithësi, janë ata që dëshirojnë e përgatisin luftën dhe që me premtime boshe për paqen apo me kërcënimin e një sulmi nga jashtë kërkojnë bashkëpunimin tonë në planet e tyre.
Lufta nuk e çon botën përpara, vetëm e mban pezull, i hap rrugë synimeve të reja, pasionale e të përkohshme porse herët a vonë problemet e shoqërisë rishfaqen, të mëdhenj e të frikshëm si më parë.
Jam një patriot i sinqertë, por parasëgjithash jam njeri, dhe kur këto bindje më bien ndesh, gjithnjë i jap të drejtë njeriut.
Përsëritja e përjetshme e një gabimi është si çdo ushtar që vritet; kështu edhe e vërteta duhet të jetë e përjetshme dhe gjithnjë e përsëritur në mijëra forma.
Kush i shmanget punës, sakrificave, rreziqeve, që bashkësia duhet të përballojë, është burracak. Por më shumë burracak e tradhëtar është ai që sakrifikon parimet e jetës shpirtërore për interesa materiale, pra ai që për shembull, është i gatshëm të lerë në dorë të pushtet mbajtësit, edhe vendimin më të thjeshtë. Të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës, ndershmërisë intelektuale, çiltërsisë ndaj ligjeve dhe metodave të shpirtit për çdo lloj interesi tjetër, përfshi edhe atë të atdheut, është tradhëti. Kur në luftën e interesave e parullave, e vërteta rrezikon të zhvlerësohet, shfytyrohet e dhunohet njëlloj si individi, detyra jonë e vetme është t'i kundërvihemi dhe të shpëtojmë të vërtetën, apo synimin për të arritur atë, si të vetmin ligj të besimit.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja
Lufta s'është një rrufe në qiell të pastërt, por si ndërmarrje njerëzore, duhet përgatitur, kërkon zellin dhe pjesëmarrjen e shumë njerëzve që të mundësohet e realizohet. Por dëshirohet, përgatitet dhe propozohet nga njerëz apo qarqe pushtetare, të cilëve u sjell përfitime nga pikëpamja financiare; (sapo përvijohet lufta, ndërmarrje të panumërta, deri atëherë joagresive, turren të prodhojnë armatime dhe dynden nga kapitali); ose të bën të fitosh autoritet, respekt, pushtet, si në rastin e gjeneralëve dhe kapitenëve të papunë.