E pyetën një mjek të urtë se cila është dieta më e mirë. Tha: uria.
E pyetën përsëri se si e arriti mësimin më të madh të jetës. Tha : nëpërmjet dhimbjes që dëgjoja çdo ditë tek pacientët e mi.
E pyetën përsëri se cili është gëzimi më i bukur që ka shijuar ndonjëherë. Tha : qetësia nënës pas dhimbjes së lindjes.
E pyetën përsëri se cili është suksesi më i mirë. Tha : lehtësimi i borxhit pas vështirësisë së turpit.
E pyetën përsëri se cili është ilaçi më i mirë në dhimbje. Tha : Durimi me anë të lutjes.
E pyetën përsëri se cili është mesazhi i jetës. Tha : të zgjojmë dashurinë në kohë lufte, bujarinë në kohë të vështira, shpresën në kohë të agonisë dhe besimin në kohën kur mbizotëron frika.
E pyetën për herë të fundit se çfarë fytyre ka vdekja. Tha : fytyrën e ndërgjegjes së çdo kujt!
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja