Saturday, October 1, 2022

Kërkesat e jetës

Kur jeta të kërkon shumë dhe ti nuk ja kthen dot, atëherë do pasojë mërzitja, stresi, ankthi dhe depresioni.
Kur ti kërkon nga jeta më shumë sesa ti i jep asaj, atëherë do rezultojë ndjenja e fajit, turpit, dështimit, absurdit dhe talljes.
Kur ti kërkon nga jeta aq sa i jep asaj, pra kur kërkesat e tua në jetë nisen nga aftësitë dhe forcat e tua, atëherë do rrezatojë kënaqësia, përmbushja, suksesi, dhe lumturia.
Nëse jeta të kërkon shumë dhe ti nuk ke asgjë, atëherë je i mjerë.
Nëse kërkon nga jeta pa bërë asgjë, atëherë je i sëmurë.

Të njohësh mirë veten, do të thotë të dish kush je, çfarë aftësish ke, cilat janë mundësitë e tua dhe kufijtë e forcave që mund të durojnë krahët e tu. 
Të njohësh mirë jetën, do të thotë ku e ke vendin tënd, cilat janë kufijtë dhe me çfarë do përballesh.
Të mos njohësh as veten dhe as jetën, do të thotë të jetosh me iluzione.
Nëse jeta të jep pa bërë asgjë, atëherë ose je shumë i djallëzuar ose je me fat.
Nëse ti bën gjithçka dhe jeta nuk të jep asgjë, atëherë ose je në rrugën e gabuar ose je fatkeq!